ZYRTARE/ Një sulmues klasi, Flamurtari prezanton ish-futbollistin e Bursaspor dhe Shkëndijës

ZYRTARE/ Një sulmues klasi, Flamurtari prezanton ish-futbollistin e Bursaspor dhe Shkëndijës

Igor Da Silva

Flamurtari ka prezantuar afrimin më të fundit në merkaton e janarit. Sulmuesi Igor Da Silva është bashkuar me vlonjatët, duke përforcuar fazën e avancuar të kuqezinjve. 26-vjeçari ka luajtur më herët me Gazisehir dhe Bursaspor në Turqi, teksa ka qenë pjesë edhe e Shkëndijës së Tetovës.

Da Silva luan në krahët e sulmit, teksa kjo është aventura e tij e parë në Shqipëri. Trajneri Marcelo Troisi ka ndikuar në afrimin e bashkëpatriotit të tij, me cilësinë e sulmit që është rritur ndjeshëm te Flamurtari.

Kuqezinjtë janë në vendin e dytë në Kategorinë e Parë dhe me formën e treguar kanë të gjitha mundësitë që sezonin e ri të luajnë në Superligë pas tre vitesh mungesë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

PAMJE TË RËNDA! Video tronditëse nga tragjedia në Turqi, momenti kur prindërit hedhin nga dritaret fëmijët për t’u shpëtuar flakëve

PAMJE TË RËNDA! Video tronditëse nga tragjedia në Turqi, momenti kur prindërit hedhin nga dritaret fëmijët për t’u shpëtuar flakëve