Zyrtare/ Opozita dorëzon mocion mosbesimi ndaj kryeministrit së Maqedonisë, reagon Zaev: S’lejoj pengmarrjen e vendit

 Zyrtare/ Opozita dorëzon mocion mosbesimi ndaj kryeministrit së Maqedonisë, reagon Zaev: S’lejoj pengmarrjen e vendit

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev

Pas skadimit të ultimatumit që opozita e Maqedonisë së Veriut i kishte vendosur kryeministrit Zoran Zaev që të zyrtarizonte dorëheqjen, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoscki ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për mocion mosbesimi ndaj qeverisë.

Në arsyetimin e mocionit përmenden dështimet e Qeverisë LSDM në dy mandatet e fundit. Partia më e madhe opozitare në vend, VMRO ka deklaruar se pas kësaj nisme qëndrojnë 61 deputetë dhe se pritet që t’i bashkohen edhe deputetë të tjerë.

“Iniciativa është mbështetur nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni, deputetët e  Lëvizjes BESA, deputetëve të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativa dhe partia e Majta”, deklaroi Aleksandar Nikollovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Ndërkohë, kryeministri Zoran Zaev ka reaguar për herë të parë që nga paralajmërimi i dorëheqjes, pas humbjes së thellë në zgjedhjet vendore.  Ai ka thënë se për një dëshirë të kotë për pushtet, opozita ishte gati ta çonte vendin në greminë.  Zaev ka paralajmëruar se nuk do të lejojë që Mickoski, Apasiev dhe Gruevski të kapin dhe shkatërrojnë përsëri vendin.

“Nga një dëshirë e dëshpëruese për pushtet, ata ishin gati të cconin shtetin në humnerë  dhe të bënin njerëzit të vuanin. Në këto ditë jemi dëshmitarë të rrezikimit të Marrëveshjes së Prespës, Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë, Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, shoqërisë së përbashkët dhe shoqërisë së barabartë, paqes së qytetarëve brenda dhe në marrëdhëniet e mira me fqnjët. Por ky vend ka njerëzit e tij, qytetarët, demokratët, luftëtarët, politikanët dhe partitë e tij që nuk do të lejojnë që Mickoski, Apasiev dhe Gruevski të kapin dhe rrënojnë përsëri shtetin.

Kauza jonë është edhe civile edhe shtetërore. E di që pas kësaj kauze, si mburojë, qëndron me krenari shumica e qytetarëve tanë dhe shumica e ligjvënësve tanë. Demokracia, liria, solidariteti dhe komuniteti janë vlerat tona”, tha Zaev.

Ndërkohë, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ditën e enjte në orën 11:00 ka caktuar seancën për mocionin e votëbesimit të Qeverisë.

Kujtojmë që LSDM pësoi një disfatë në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, ç’ka bëri që Zoran Zaev të jepte dorëheqjen nga posti i kryeministrit si edhe nga drejtimi i LSDM-së. Kjo parti humbi Shkupin dhe mbi gjysmën e 80 komunave të vendit. Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut nuk ka mbërritur ende asnjë kërkesë për dorëheqje nga Zoran Zaev.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot