ZYRTARE/ Rikthim pas 5 vitesh në Spanjë, Sevilla prezanton trajnerin e ri

ZYRTARE/ Rikthim pas 5 vitesh në Spanjë, Sevilla prezanton trajnerin e ri

Sevilla FC

Sevilla në La Liga ka konfirmuar në krye të pankinës Jorge Sampaoli-n, me kontratë deri në qershorin e 2024. Argjentinasi rikthehet në klubin andaluzian pas pesë vitesh, teksa më parë e ka drejtuar skuadrën nga qershori 2016 deri në majin e 2017. 62 vjeçari nga Casilda e Argjentinës njihet për grintën e tij në pankinë dhe stërvitjen e veçantë që aplikon në klubet që drejton. Me karrierë të pasur në Europë, Sampaoli drejtoi deri në qershorin e këtij viti Marseille për 66 ndeshje.

Në CV e tij janë klube me emër si Sevilla, Santos, Atletico Minieiro apo Universitae de Chile. Veç trajnimit në nivel klubesh, Sampaoli ka drejtuar edhe kombëtaret e Kilit dhe Argjentinës. Këtë pasdite, duke nisur nga 18:30 Sampaoli do drejtojë stërvitjen e parë me klubin e ri. Kujtojmë se pas humbjes së Sevillas dje 1-4 me Dortmund në Champions League, ish-trajneri tanimë, Julien Lopetegui e kishte të pamundur qëndrimin pas javëve të para jo të suksesshme.

Prezantimi i Sampaoli (d)

We're delighted to announce Jorge Sampaoli's return to the club as first-team coach! ????

— Sevilla FC (@SevillaFC_ENG) October 6, 2022

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale