Trajneri Thomas Tuchel ka rinovuar kontratën e tij me ekipin kombëtar të Anglisë, duke e mbajtur atë në krye deri në vitin 2028. Një deklaratë zyrtare e Federatës Angleze konfirmoi se: “Thomas Tuchel ka nënshkruar një kontratë të re për të udhëhequr ekipin e Anglisë drejt UEFA EURO 2028 në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë.
Pasi udhëhoqi 'Tre Luanët' e pamposhtur në një kualifikim rekord për Kupën e Botës FIFA 2026 që do të zhvillohet në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara, Tuchel ka rënë dakord të qëndrojë si trajner kryesor për dy vjet të tjera", thuhet në komunikim.
Gjermani 52-vjeçar u ul në stolin e Anglisë më 1 janar të vitit 2025 dhe në dhjetë takime ka marrë nëntë fitore dhe një humbje (miqësorja 1-3 kundër Senegalit).
Anglia nuk pësoi asnjë gol gjatë kualifikueseve të Kupës së Botës 2026 dhe shënoi 20 të tillë, duke qëndruar prej 7 vitesh e gjysmë në pesëshen e parë të renditjes në FIFA.
Stafi i tij, Anthony Barry, Henrique Hilario, Nico Mayer dhe James Melbourne, gjithashtu nënshkruan deri në verën e vitit 2028.
Tuchel u shpreh i gëzuar për rinovimin. “Jam shumë i lumtur dhe krenar të vazhdoj eksperiencën me Anglinë. EURO 2028 do të jetë një turne shumë special dhe nuk ka gjë më të madhe se të konkurrosh me më të mirët në skenën më të madhe”, tha ai mes të tjerash.
Komente








