Ardit Krymi është zyrtarisht një lojtar i Vllaznisë. Mesfushori, pas aventurës me bjellorusët e Soligorsk, rikthehet në shtëpi, në radhët e skuadrës kuqeblu teksa ka firmosur një kontratë 2-vjeçare.
“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojnë arritjen e marrëveshjes me futbollistin Ardit Krymi për ta veshur pas një viti shkëputje sërish me fanellën kuqeblu. Ai do të jetë për 2 vitet e ardhshme pjesë e jona”, njofton Vllaznia.
I dalë nga moshat e shkodranëve, Krymi u largua nga Shkodra verën e 2022 drejt Soligorsk, për t’u rikthyer tanimë në ekipin ku u formua dhe meritoi shiritin e kapitenit. Veç Vllaznisë, interes për te shfaqi edhe Tirana, me 26-vjeçarin që zgjodhi me zemër.