Timo Werner është zyrtarisht futbollisti i ri i klubit të Chelsea-s. 24-vjeçari i cili këtë sezon me Leipzig ka shënuar 26 gola dhe ka dhënë 8 asiste ka firmosur me blutë e Londrës për 5 vite.
Në njoftimin e bërë nga Chelsea nuk zbulohen detaje të marrëveshjes mes klubeve, por mediat sportive shkruajnë me siguri se londinezët kanë zgjedhur të paguajnë kluazolën, e cila është 62 mln eurove.
Sulmuesi i kombëtares gjermane edhe mbrëmë gjeti rrugën e rrjetës me Leipzig, ndërsa fjalët e para si futbollist i Chelsea-s kanë qenë: “Jam shumë i kënaqur që kam firmosur me Chelsea-n. Është një moment i madh krenarie për mua që kam firmosur me këtë klub të madh. Sigurisht që për këtë falenderoj Leipzig dhe fansat e klubit.”
Leipzig do të bashkohet me Chelsea-n në muajin korrik, pasi do të zhvillojë dhe dy ndeshjet e fundit me klubin gjerman në Bundesligë.