Nënshkrimi i marrëveshjes së paqes mes SHBA-së dhe Iranit nuk do të ndodhë sot.
Kështu kanë deklaruar disa zyrtarë amerikanë të cituar nga Bloomberg. Sipas burimeve, ata më pas e përshkruan sistemin iranian si "shumë të ngadaltë dhe të errët".
Sipas zyrtarëve amerikanë, palët ende po negociojnë ‘gjuhën’ që do të përdoret për çështjet kryesore, të tilla si rihapja e Ngushticës së Hormuzit, dhe mund të duhen disa ditë para se të dyja palët të japin miratimin përfundimtar.
Marrëveshja, raportuan ata, përcakton që Irani do të hapë Ngushticën e Hormuzit në këmbim të heqjes së bllokadës amerikane. Duke shprehur besimin se Udhëheqësi Suprem Mojtaba Khamenei do ta mbështesë marrëveshjen, zyrtarët amerikanë theksuan se marrëveshja për uraniumin e pasuruar shumë do të përmendet vetëm në parim dhe përsëritën se administrata Trump e konsideron të papranueshme vendosjen e një takse në Hormuz.
Lajmi kryesor:
Lufta/ SHBA dhe Irani pranë paktit për paqe! Trump: Rihapje e Hormuzit pa taksa, bllokada amerikane në fuqi deri në nënshkrimin e marrëveshjes!








