Minutë pas minute
-
Politikë
-
Sport
-
Politikë
14:07
'Pse vjen me nejt me Ramën?', protestuesja i zë pritë ish-luftëtarit të UÇK-së në Nju Jork! Balla: Sorrat bëjnë si 'patriotë', Tahir Zekaj është shqiponjë
Tahir Zekaj, ish-pjesëtar i UÇK-së, është përballur në Nju Jork me disa prej protestuesve që kishin qëlluar me vezë ndaj kryeministrit Edi Rama.
-
Kronikë
-
Kosova & Rajoni
-
Sport
-
Kosova & Rajoni
-
Politikë
-
Bota
13:39
Alarm për eksploziv pranë bazës ajrore ushtarake që SHBA përdor në Britaninë e Madhe, 5 të arrestuar! Trump: Do të shaktonin dëme të mëdha
Qeveria britanike ka autorizuar Shtetet e Bashkuara ta përdorin bazën për sulme ndaj pozicioneve iraniane të raketave që po godasin anijet në Ngushticën e Hormuzit.
-
Kronikë
13:31
Pacienti 40 vjeçar vdes tek 'Nënë Tereza', dy mjekë të Shkodrës nën hetim për mjekim të pakujdesshëm
Dy mjekë neurologë të Spitalit Rajonal të Shkodrës janë vënë nën hetim pas vdekjes së një pacienti 40-vjeçar, i cili kishte marrë trajtim në këtë spital dhe më pas ndërroi jetë në QSUT “Nënë Tereza” në Tiranë.
-
Kosova & Rajoni
-
Politikë
13:19
Arresti i Hysenit, Rama: Masë ekstreme, por përballë drejtësisë do jetë e vetme! Ekspozimi i SHISH, dëm i madh! Dorëheqje? Asgjë s’më ndal, korrupsioni po goditet (VIDEO)
Arresti i drejtueses së Shërbimit Sekret ishte ne qendër të mesazhit të paralajmëruar të Edi Ramës nga Rinasi, pas kthimit nga New York.
-
Bota
13:01
U zhduk në Itali kur ishte 16 vjeçe, emisioni ‘Chi l’ha visto?’ publikon foton e Rajmonda Kotorrit në Milano! Motrat: Ngjan me nënën kur ishte e re
Një shikues i programit i është përgjigjur apelit të familjes shqiptare duke dërguar një foto të saj, të shkrepur në Milano që ai mendon se ngjan me Rajmonda Kotorrin. Sipas rrëfimit të motrës së saj, Lauretës, ajo i shkoi pas një burri që i kishte premtuar të martohej me të, si dhe një punë të mirë atje.
-
Kronikë
-
Politikë
-
Sociale
12:35
Dita Ndërkombëtare e Turizmit, Gonxhja: Mikpritja është trashëgimia jonë, ta kthejmë në standard ndërkombëtar (VIDEO)
Në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit, ministri Blendi Gonxhja ka zgjedhur të përcjellë një mesazh që lidh traditën e hershme të mikpritjes shqiptare me zhvillimin e turizmit sot.
-
Politikë
12:31
Të hënën Konferenca Ndërparlamentare, i pranishëm Rama, Peleshi dhe Schieder! Në fokus zgjerimi i BE dhe integrimi i Shqipërisë
Në konferencë do të marrin pjesë edhe përfaqësues të institucioneve shqiptare, Parlamentit Europian dhe parlamenteve të vendeve të tjera europiane. Report Tv mëson se nga opozita do të marrin pjesë Jorida Tabaku, Albana Vokshi dhe Agron Gjekmarkaj.
-
Sport
-
Kronikë
-
Kronikë
12:05
Tiranë/ Njëri për trafik droge, tjetri për falsifikimin e 15 mijë dollarëve, pranga dy të kërkuarve nga Italia e Kosova (EMRAT)
47-vjeçari Ervin Dakoli është arrestuar në Tiranë pasi gjykata e Bolonjës, në maj të këtij viti ka lëshuar urdhër arrest pasi akuzohet si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë. Në Rinas u arrestua Hamdi Krasniqi, një 38-vjeçar nga Kosova i dënuar me 1 vit e 6 muaj burg në 2022 nga Apeli i Pejës për falsifikimin e 15 mijë dollarëve.
-
Sociale
-
Politikë
11:52
Vizita e Ramës në SHBA, Zhupa i krahason axhendën me liderët e rajonit: Asnjë takim bilateral, i refuzuar në OKB! Gjuhë diplomatike për t’i thënë koha jote mbaroi
Deputetja thotë se takimet e kryeministrit në New York ishin të organizuara me emra të përzgjedhur nga administrata dhe rrethi politik i Ramës.
-
Kronikë
11:43
Ftesa e Ramës, kryetari i GJL Sadushi: Jo tryezë për pagat, çështja në GJK! Mbetemi të hapur për një dialog ndërmjet pushteteve, me qytetarin në qendër
Në përgjigjen dërguar kryeministrisë, kryetari Sokol Sadushi risjell në vëmendje qëndrimin e mbajtur prej tij në mbledhjen e gjyqtarëve pak ditë më parë, se në kushtet kur çështja e pagave të magjistratëve është në duart e Gjykatës Kushtetuese, diskutimi për këtë temë do të ishte i pavend.
-
Kronikë
-
Kronikë
-
Kultura
11:32
'Në Librari' vjen me 3 tituj të rinj: Romanet 'Maja dhe Natasha', 'Të fshehtat e qytetit' dhe 'Intuita: Dituri përtej logjikës' (VIDEO)
Rubrika “Në Librari” sjell këtë javë tre botime: romanin “Maja dhe Natasha”, “Intuita: Dituri përtej logjikës” nga filozofi Osho, dhe romanin romantik me plot humor “Të fshehtat e qytetit”, nga shkrimtarja amerikane Jennifer Bardsley,
-
Sport
-
Kronikë
-
Kronikë
-
Kronikë
-
Bota
-
Sport
-
Kultura
-
Sociale
10:49
Lezhë/ Mbi 1.5 milionë vizita turistike, rritje me 14%! Shëngjini e Talja më të frekuentuarit, shqiptarët e Kosovës kryesojnë shifrat e vizitorëve
Mbi 1.5 milionë vizita turistike janë regjistruar në Lezhë gjatë 9 muajve të këtij viti, duke shënuar një rritje prej 14 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
-
Kultura
-
Kosova & Rajoni
-
Politikë
-
Kronikë
-
Bota
10:10
Vrau dhe torturoi 19-vjeçaren nga xhelozia, 31 vite më pas pret injeksionin vdekjeprurës! Shteti amerikan i Tennessee ekzekuton një grua për herë të parë pas 200 vitesh
Nëse ekzekutimi kryhet më 30 shtator, 50-vjeçarja do të jetë gruaja e parë që dënohet me vdekje në shtetin amerikan të Tennessee në më shumë se 200 vjet.
-
Sociale
-
Kronikë
10:16
Kapen 91 kg kanabis në Kakavijë, arrestohen burrë e grua! 88 pako me drogë fshehur në furgonin me destinacion Greqinë (EMRAT + VIDEO)
88 pako ishin fshehur në një shtresë të posaçme në dyshemenë e mjetit. Në prangat e 'bluve' të Gjirokastrës kanë përfunduar shoferi dhe e shoqja, Klejdi dhe Bukurije Agalliu.
-
Sport
-
Bota
-
VIP & Spektakël
09:41
Dua Lipa sërish në Kosovë, ‘e djeg’ në dasmë! Shoqëron të atin duke kërcyer me gotë mbi kokë (VIDEO)
Këngëtarja ka qenë e pranishme në një dasmë në Pejë, ku ka shijuar atmosferën festive mes të afërmve dhe miqve. Në disa video të shpërndara në rrjetet sociale, Dua shihet duke e shijuar atmosferën në maksimum, pasi kërcen me të atin e saj, Dukagjin Lipën, dhe secili mban nga një gotë në kokë.
-
Kronikë
-
Kronikë
09:07
Shisnin drogë në shkollat e Tiranës, identifikohen 52 shpërndarës! 38 në pranga, mes tyre furnitori dhe ish-polici, 14 në kërkim! Policia ‘i kap’ me dron (EMRAT + VIDEO)
Një hetim i gjerë i policisë dhe prokurorisë në Tiranë, goditi disa grupe të ndryshme kriminale që shpërndanin drogë kryesisht pranë shkollave.
-
Kronikë
-
Sociale
-
Kronikë
08:39
Maliq/ Po nxirrte sendet nga bagazhi, makina rrëshqet dhe e zë poshtë! Humb jetën 44-vjeçari (VIDEO)
Sipas të dhënave, mësohet se 44-vjeçari kishte ndaluar makinën dhe po nxirrte rroba nga bagazhi, por dyshohet se mjeti ka rrëshkitur dhe në tentativë për ta mbajtur nga pas, mjeti e ka zënë poshtë.
-
Politikë