Minutë pas minute
-
Ekonomi
10:53
Instalimi i POS-eve për pagesa elektronike, Tatimet: Afat deri më 31 dhjetor
Administrata Tatimore njofton tatimpaguesit se, brenda datës 31 dhjetor 2026, duhet të pajisen me terminal POS/POI në çdo pikëshitjeje, që kryejnë shitje me para në dorë dhe që nuk përfshihen në kategoritë për të cilat janë përcaktuar afate të mëparshme.
-
Kronikë
-
Ekonomi
-
Bota
-
Sport
-
Kultura
-
Opinion
09:47
Shtet-formimi dhe llogaridhënia politike përmes politikës së zgjerimit të Bashkimit Evropian
Nëse Bashkimi Evropian kuptohet kryesisht si një projekt i vazhdueshëm paqeje, duke patur si veçanti identitetin e institucionalizuar post-sovranist dhe post-kombëtar që kombinon demokracinë liberale me tregun e vetëm, konteksti gjeopolitik bëhet me tepër i ndërlidhur me fuqinë transformuese të BE-së, sikurse ka ndodhur në raundet e mëparshme të zgjerimit të BE-së në vendet pas-autoritare, pavarësisht sfidave të ndryshme gjeopolitike
-
Kronikë
10:05
I dënuar me 12 vite burg për vrasje, arrestohet në Bolzano të Italisë Vanxhel Balla! Do të ekstradohet në Shqipëri
Balla është dënuar në vitin 2020 me 12 vjet burg, prej të cilave i kanë mbetur 9. Bashkë me të vëllain, Aleksandër Balla, vranë me thikë një 36-vjeçar në 2018, në Arras të Dibrës, pas një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ndodhi në një lokal, ku gjatë përleshjes, 36-vjeçari mori goditje të rënda me thikë në organet jetësore.
-
Opinion
-
Kosova & Rajoni
09:57
Ursula von der Leyen nis nesër turin ballkanik, ndalesa e parë Tirana! Presidentja e KE sjell planin e anëtarësimit për 4 shtete
Më 1 tetor, presidentja e KE vijon me takimet në Kosovë dhe Malin e Zi, ndërsa përmbyllja do të jetë të premten në Maqedoninë e Veriut. Presidentja e KE vjen edhe me një plan për një udhërrëfyes të posaçëm për Shqipërinë, Malin e Zi, Moldavinë dhe Ukrainë që do t’i ndihmojë ato në rrugën e anëtarësimit.
-
Shëndeti
09:46
Ministrja Spahiu mbledh drejtuesit e QSUT: Më shumë eficencë në çdo hallkë, menaxhim i orientuar te pacienti
Ministrja e Shëndetësisë Klodiana Spahiu, takim me drejtuesit e qendrës spitalore më të madhe në vend, me një fokus të qartë: më shumë koordinim, eficiencë dhe përgjegjësi në çdo hallkë të shërbimit.
-
Politikë
09:42
Shqipëria me nivelin më të ulët për profesionistët e teknologjisë, PL: Arsimi në emergjencë kombëtare, duhen investime
Deputetja Erisa Xhixho ka sjellë në vëmendje vlerësimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar se Shqipëria ka nivel të ulët në rajon për diplomimet në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë.
-
Politikë
09:20
Spaho përplaset me Arjana Kalanë: Harrove sa ma ke sharë Berishën kur s’të bëri Avokate Populli? Do t’i nxjerr mesazhet?
Një postim i një anëtari të këshillit kombëtar të PD, Mariglent Doçi i cili sulmonte ish-deputetin Edmond Spaho, është bërë shkak që ky i fundit të përplaset me Arjana Kalanë.
-
Kronikë
09:30
Me makinë mbi trotuar duke bërë video për TikTok, 60 mijë lekë gjobë shoferit 21-vjeçar në Berat! I hiqet vetëm leja e qarkullimit, jo patenta (VIDEO)
Një 21-vjeçar është gjobitur me 60 mijë lekë pasi bëri manovra me makinë mbi trotuar në Berat, duke rrezikuar kalimtarët, ndërsa pamjet u publikuan në TikTok.
-
Kronikë
-
Politikë
09:03
Zgjedhja e Shabanit si Avokat Populli, Kushtetuesja rrëzon PD: Procesi i rregullt, tërheqja e firmave s’e bllokonte votimin! Bardhi përplaset me Gjykatën: Manipuluat faktet
Endri Shabani do të vijojë të jetë Avokat i Popullit pasi gjykata Kushtetuese vendosi se zgjedhja e tij në kuvend me 12 dhjetor të vitit 2025 ishte në përputhje me kushtetutën.
-
Kosova & Rajoni
-
Kultura
08:50
60 vjet nga zbulimi, Amfiteatri i Durrësit nis një fazë të re ruajtjeje! Gonxhja: 28,823 vizitorë në 8 muaj, vijon puna për ta mbrojtur e përcjellë te brezat (VIDEO)
Plani i Konservimit dhe Gërmimeve Arkeologjike ka hyrë në zbatim në Amfiteatrin e Durrësit duke shënuar një etapë të re për ruajtjen dhe studimin e këtij siti.
-
Politikë
08:36
Rama sot në Bruksel për Samitin e Turizmit, sjell në vëmendje Shqipërinë si destinacion turistik
Samiti mbledh politikanë, drejtues të industrisë, investitorë dhe ekspertë për të diskutuar zhvillimet që po formësojnë të ardhmen e turizmit, nga ndryshimi i pritshmërive të udhëtarëve te inovacioni digjital dhe zhvillimi i qëndrueshëm.
-
Ekonomi
08:33
Vështirësi nga kostot dhe mungesa e subvencioneve, blegtorët letër me 7 kërkesa qeverisë! Kërkojnë heqje të akcizës së naftës e rialokim fondesh! Paralajmërojnë protesta
Në letrën e tyre, blegtorët shprehen se sektori ndodhet në kushte të vështira dhe se nevoja për zgjidhjen e problematikave është bërë gjithnjë e më emergjente.
-
Sociale
-
Bota
-
Ekonomi
-
Bota
-
Horoskopi
-
Sociale
-
Sport
-
Bota
-
Kosova & Rajoni
22:54
Analiza: A do të ndryshohet ligji për Gjykatën Speciale në Kosovë?
Pas vendimit të Hagës, Parlamenti përmes deklaratës kërkon nga të gjitha institucionet shtetërore të Kosovës që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për mbrojtjen e së vërtetës dhe të pastërtisë së luftës çlirimtare të popullit të Kosovës.
-
Sport
-
Kronikë
22:32
Ish-deputeti Valteri: Axhendë brenda SPAK për vrasjen politike të Veliajt, janë investuar 2 prokurorë! Citojnë Kushtetuesen për pagat, por s’e respektojnë vendimin e saj për kryebashkiakun
Ish-deputeti Valteri tha se Veliaj është i vetmi kryebashkiak që po hetohet nën masën e sigurisë ‘arrest me burg’, pasi 6 kryebashkiakë të tjerë, sipas tij po hetohen në gjendje të lirë.
-
Kronikë
22:16
Ekskluzive/ Klodian Braho deklaroi në Këshillin e Sigurimit: Vlora Hyseni na doli gjatë hetimeve! Kreu i komanduar i SHISH: Deri tani s’kemi parë rrjedhje sekretesh që cenojnë sigurinë
Faktin që Vlora Hyseni ra në rrjetën e SPAK rastësisht, teksa ishin duke hetuar dosjen e Ergys Agasit e ka konfirmuar edhe vetë drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme.
-
Bota
-
Bota
21:56
Takimi mes Lavrov dhe Wadephul, Kallas: Tallja e Rusisë në OKB tregon se nuk i intereson t’i japë fund luftës në Ukrainë
Si në fjalimin e tij në Kombet e Bashkuara, ashtu edhe në një konferencë pasuese për media, ministri rus Lavrov u tall me takimin me homologun gjerman Wadephul dhe hodhi poshtë thirrjet e Gjermanisë për ndalimin e sulmeve ndaj Ukrainës, të cilat ditët e fundit kanë shkaktuar viktima të shumta në mesin e civilëve.
-
Sociale
21:43
'Shëndet, paqe dhe gëzim shpirtëror'! Nga Papa Leone XIV tek krerët e Kishave Ortodokse, Kryepeshkopi Joan merr urime për ditën e emrit
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Joan, ka marrë urime dhe vlerësime nga primatë të Kishave Orthodhokse simotra me rastin e ditës së emrit.
-
Kronikë
21:36
Ish-kreu i SHISH nën arrest/ Valteri: Standardin që Rama përdori për shkarkimin e Vlora Hysenit, duhet ta ndiqte edhe për Ballukun! Kthupi: Dosja e SPAK ka baza të forta!
Ish-deputeti Valteri ngriti si hipotezë se Ergys Agasi mund të ketë qenë një agjent sekret për llogari të Vlora Hysenit dhe SHISH.
-
Kosova & Rajoni
-
Kosova & Rajoni
-
Politikë
20:47
Projekti 'After school', Kushi nga Pogradeci: Një nga nismat më pozitive, ka qenë kërkesë e vazhdueshme e prindërve
Nënkryetarja e Kuvendit, Evis Kushi ishte këtë të hënë në Pogradec në kuadër të punës së Komisionit Parlamentar për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, ku zhvilloi një takim me stafin dhe nxënësit e gjimnazit të qytetit.
-
Lifestyle
-
Kronikë
-
Kosova & Rajoni
-
Kosova & Rajoni
19:58
Pas bisedës Vuçiç-Putin, Departamenti i Shtetit rikujton deklaratën e Rubios: Serbia, e përfshirë në çështje problematike
Një ditë para se të jepte dorëheqje, Vuçiç zhvilloi një bisedë telefonike me Putinin më 26 shtator për marrëveshjen e gazit që Serbia pret ta arrijë me Rusinë, si dhe për bashkëpunimin dypalësh.
-
Bota
-
Bota
-
Bota
19:31
Alarm për bombë në Universitetin e Harvardit, policia rrethon ndërtesën e leksioneve dhe u kërkon studentëve të largohen
Një kërcënim për bombë ka vënë në alarm Universitetin e Harvardit në Masaçusets, ku është evakuuar Memorial Hall, ndërtesa ku ndodhet edhe Teatri Sanders, një nga sallat kryesore të leksioneve të universitetit.
-
Sport
-
Kultura
-
Pika e zezë
19:16
'Dorëheqja' e Ramës/ Nata e Çunit të Fahriut si ministër i Brendshëm dhe pakti me Mulin
Pas humbjes së luftës për ministrin e Brendshëm, Belo Këlliçi vijoi betejën deri në mëngjes me Fate Mediun për postin e ministrit të Jashtëm, duke paraqitur të dy si kredenciale album fotosh me senatorë në SHBA.
-
Politikë
19:08
Demo pret Ambasadoren e BE-së: Bashkëpunim më i fortë për sigurinë dhe integrimin europian
Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, priti sot në takim Ambasadoren e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, me të cilën diskutoi mbi forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe prioritetet e Shqipërisë në procesin e integrimit.