Robotë me liçencën për të vrarë, revolucioni i guximshëm i policisë në SHBA
29 Dhjetor 2022, 13:51
Policia e San Franciskos në SHBA, mund të ketë së shpejti një ndihmë shtesë në luftë kundërkrimit. Nëse pranohet propozimi nga Bordi i Mbikëqyrësve (Gjykata e Mbikëqyrësve), robotët që zakonisht përdoren nga oficerët e policisë për të çaktivizuar bomba apo për të eksploruar zona të rrezikshme, mund të licencohen që të vrasin të dyshuarit e krimeve të rënda

SHBA do të kërkojë nga udhëtarët nga Kina test negativ të Covid-19 dy ditë përpara fluturimit
29 Dhjetor 2022, 07:30
Shtetet e Bashkuara do të kërkojnë që të gjithë udhëtarët nga Kina të tregojnë një rezultat negativ të testit Covid-19 përpara se të fluturojnë për në vend pasi lehtësimi i shpejtë i kufizimeve të Covid-19 nga Pekini çon në një rritje të rasteve.

Tensionet në veri të Kosovës, Kodheli: Situata të zgjidhet me dialog, reagimet e Ramës janë të guximshme! Në zgjedhjet e 14 majit shpresoj të thyejmë tabu
28 Dhjetor 2022, 22:06
Situata në veri të Kosovës duhet zgjidhur vetëm me dialog. Kështu u shpreh kryetarja e komisionit për Politika të Jashtme, Mimi Kodheli në Report Tvduke i kujtuar Serbisë se nëse tenton të përshkallëzojë situatën, do të përballet me NATO. Sa i përket qëndrimit të Shqipërisë që është kritikuar se ka qasje të butë drejt Serbisë, Kodheli thotë se kreu i qeverisë është mjaft i guximshëm në reagimet e tij lidhur me Kosovën.

U përpoq të “tallej” me të, 19-vjeçarja e njohur i kthehet ashpër Andrew Tate me përgjigjen e saj
28 Dhjetor 2022, 21:22
Biznesmeni Andrew Tate i cili kohët e fundit u ndalua nga YouTube, Instagram, Facebook dhe TikTok për shkak të komenteve të tij diskriminuese kundër grave, këtë radhë u tall me ambientalisten e njohur suedeze Greta Thumnberg.

Demokratët kërkuan publikimin e deklaratave tatimore të ish-presidentit Trump, do publikohen të premten
28 Dhjetor 2022, 17:43
Deklaratat tatimore, të redaktuara, të ish-presidentit republikan Donald Trump do publikohen për median ditën e premte, kjo pas një kohe të gjatë gjyqesh dhe kërkesash. Ky lajm është bërë i ditur nga zëdhënësi i Komisionit për Taksat i Dhomës së Përfaqësuesve. Dokumentet që do të publikohen do të jenë deklarata të ish-presidentit Trump në kohën kur ai shërbeu si i tillë, në vitet 2015-2021.

Zgjatet vendimi i administratës së Trump për emigrantët e paligjshëm në SHBA! Federalët mund t'i deportojnë direkt
28 Dhjetor 2022, 11:43
Emigracioni i paligjshëm në Amerikë është temë e nxehtë për të dyja palët politike, por ajo që i dallon është qasja për të rregulluar sistemin. Republikanët janë më të ashpër në këtë pikë, teksa së fundmi edhe Gjykata e Lartë i ka dhënë të drejtë në një politikë të administratës Trump, e kundërshtuar që në fillim nga demokratët

Moti i keq/ Korrespondenti i Report Tv në SHBA: Mes viktimave, për fat të mirë s’ka shqiptar! Komuniteti ynë është organizuar mirë me njëri-tjetrin
27 Dhjetor 2022, 21:25
Për fat të mirë, si rezultat i motit të keq në SHBA, komuniteti shqiptar nuk është prekur, që do të thotë nuk ka pasur humbje jetë apo edhe pasoja më të rënda.

Dhoma e Përfaqësuesve ndalon përdorimin e TikTokut në pajisjet zyrtare
27 Dhjetor 2022, 21:10
Sipas krahut administrativ të Dhomës së Përfaqësuesve, përdorimi i platfomës së njohur kineze të videove, “TikTok”, është ndaluar në të gjitha pajisjet që menaxhohen nga Dhoma e Përfaqësuesve.

Moti i keq në SHBA shkakton 56 viktima, anulohen mbi 15 mijë fluturime që nga e premtja (FOTO)
27 Dhjetor 2022, 08:18
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja janë goditur nga një mot i keq, ndërsa deri më tani janë shkaktuar 56 viktima. Të paktën vetëm 28 persona kanë ndërruar jetë në shtetin perëndimor të Nju Jorkut, shumica e tyre në Buffalo, vendi më i goditur nga stuhia.