OBSH jep alarmin: COVID-19 të ndalet para se të dalin variante më vdekjeprurëse
30 Korrik 2021, 21:16
Varianti Delta i COVID-19 është një paralajmërim për botën për të shtypur virusin shpejt para se të pësojë mutacione sërish për t’u shndërruar në diçka edhe më të keqe, tha të premten Organizata Botërore e Shëndetësisë(OBSH)

Ultimatumi i Kim, avokati Beqiri: Berisha të dorëhiqet si Doshi, KQZ s’duhet t'ia japë mandatin e deputetit! Basha s'mund të distancohet prej tij, janë simbiozë
30 Korrik 2021, 20:32
Avokati Idajet Beqiri i ftuar në Report Tv ka folur për ultimatumin e ambasadores Yuri Kim ndaj kreut të PD Lulzim Basha duke e cilësuar tejet të rëndë që në shekullin e 21 ti drejtohet një partie shprehja që “të mos hajë bar” për hir të një deputeti, referuar ish-kryeministrit Sali Berisha i cili u shpall “Non Grata” nga DASH.

Ish-deputeti i PD, Hoxha: Ambasadorja na tregoi gropën, koha të çlirohemi! Kush ka bërë krime dhe ka abuzuar me pushtetin të ikë nga sytë këmbët
30 Korrik 2021, 18:56
Kush ka bërë krime duhet të ndëshkohet, kush ka abuzuar me pushtetin duhet të ikë nga sytë këmbët, kush ka keqpërdorur votën dhe besimin tonë duhet të ndahet nga ne, kush kërkon nga ne që për te, të hamë bar duhet të përbuzet.

25 fakte madhore: Pse anti-amerikanizmi i Berishës, ka infektuar gjysmën e popullit shqiptar?
30 Korrik 2021, 18:38
Gjysma e demokratve kanë lindur pas vitit 1990. Në injorancën e tyre, mardhëniet e PD dhe SHBA lidhen vetëm me një foto të Sali Berishës dhe Presidentit Bush në Tiranë, ku i pari kaloi tangent pët të shpallur njohjen juridike të shtetit të Kosovës dhe s’mund ta shpallte as nga Italia, as nga Maqedonia dhe as nga Nje vend tjetër i rajonit.

I kërkoi mos të jetë në Kuvend, Berisha sfidon SHBA-në dhe sulmon Yuri Kim: Gabove rëndë me barin që iu përmende demokratëve, nuk heq dorë nga misioni im
30 Korrik 2021, 16:49
Sali Berisha thotë se kurrë nuk do të heqe dorë nga misioni i tij të cilin ja kanë besuar zgjedhësit shqiptar. Ish-kreu i PD-së madje ka sfiduar SHBA-në, duke ftuar Sekretarin e Shtetit të ndikoje tek Edi Rama që të votojnë në parlament ligjin e vetingut të politikanëve

Raportit të CDC: Varianti Delta i koronavirusit mund të përhapet po aq lehtë sa lija e dhenve
30 Korrik 2021, 16:22
Sipas gazetave The Washington Post dhe The New York Times, Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve pritet të bëjnë publik të premten një dokument të brendshëm të agjencisë lidhur me variantin Delta të koronavirusit ku thuhet se ai mund të përhapet po "aq lehtë sa lija e dhenve", nga persona të vaksinuar dhe të pavaksinuar

Ultimatumi i Kim ndaj Bashës për Berishën, Kadilli: E pafalshme që vendimet e nesërme të jenë në kundërshtim me kërkesat e SHBA!
30 Korrik 2021, 15:53
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Fatbardh Kadilli ka reaguar lidhur me ultimatumin e ambasadores Yuri Kim për kreun e PD Lulzim Basha të cilit i dha mesazh të qartë se SHBA nuk e do Berishën në Kuvend në shtator pas shpalljes "Non Grata"

Biden do të pranojë Medalje Presidenciale nga Kosova për djalin e ndjerë! Beau Biden, kontribut të madh në trajnimin e gjykatësve dhe prokurorëve
30 Korrik 2021, 15:36
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të diele do të dekorojë me Medalje Presidenciale për Sundim të Ligjit Beau Biden, djalin e ndjerë të presidentit amerikan, Joe Biden, i cili ka vdekur nga tumori në tru më 2015.

U shpall ‘Non Grata’/ Kim ultimatum Bashës: Në shtator në Parlament pa Berishën! Një parti s'mund të 'hajë bar' për hir të një deputeti! Të shkëputemi nga komunizmi
30 Korrik 2021, 13:01
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e duan Sali Berishën e shpallur ‘Non Grata’ në parlament në muajin shtator dhe tashmë “topi” është në fushën e Lulzim Bashës. Ky mesazh i qartë i është dhënë sot Bashës sy më sy nga ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim në takim që zhvilluam për rreth një orë e gjysmë.

SHBA, Biden kërkon që secilit person që vaksinohet kundër COVID-19 t'i jepen si shpërblim 100 dollarë
30 Korrik 2021, 10:21
Në përpjekje për të nxitur qytetarët amerikanë të vaksinohen kundër COVID-19, Presidenti Joe Biden, u ka bërë thirrje shteteve të ofrojnë nga 100 dollarë për të vaksinuarit kundër koronavirusit.