SHBA/ Shtëpia e Bardhë prezanton strategjinë për parandalimin e COVID-19: 30 ditët e ardhshme vendimtare për të zbutur goditjen e epidemisë
1 Prill 2020, 03:34
"Veprimet që ndërmarrin amerikanët në 30 ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për ndryshimin që kërkohet në kursin e sëmundjes në Shtetet e Bashkuara", kështu është shprehur koordinatorja e ekipit të Shtëpisë së Bardhë për reagimin kundër koronavirusit teksa prezantonte modelin e përllogaritjeve dhe projektimeve për përhapjen e epidemisë në muajt e ardhshëm të titulluar “Synimet e Strategjisë Për Pengim në Komunitet”.

Rritet numri i viktimave dhe të infektuarve, ulen të shëruarit në 24 orët e fundit në Itali/ Trump i jep 100 mln $ Romës
31 Mars 2020, 08:44
Një tjetër ditë e zezë për Italinë fqinje. Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 837 viktima, 2107 të prekur dhe 1109 të shëruar.

Trump: Kemi testuar mbi 1 milion amerikanë për COVID-19
31 Mars 2020, 03:22
Presidenti Donald Trump njoftoi të hënën se Shtetet e Bashkuara kanë kryer teste për koronavirus tek një milion amerikanë.Ritmet e testimit janë shumë të rëndësishme për strategjinë e identifikimit, izolimit dhe kurimit të pacientëve me koronavirus në mënyrë që të vihet nën kontroll epidemia.Presidenti deklaroi të dielën një zgjatje deri më 30 prill të afatit të masave kundër përhapjes së sëmundjes. Ekspertët shpresojnë se deri më 30 prill me shtimin e ritmit të testimeve, të mund të identifikojnë dhe izolojnë individë të infektuar dhe përmes masave të distancimit social të pengojnë transferimin e virusit tek persona të tjerë.

Italia një hap larg kapërcimit të pikut të pandemisë, rritjen më të lartë e ka Belgjika
30 Mars 2020, 20:14
Të dhënat e javës së fundit mbi përhapjen e pandemisë tregojnë se Belgjika ka përqindjen më të lartë në botë 18,6%. Ndërsa Italia renditet e 10 me vetëm 5,6%. Sipas këtyre të dhënave Italia është shumë pranë pikut të të infektuarve dhe nga aty fillon edhe ulja e numrit të të prekurve dhe rrjedhimisht edhe të viktimave.

Ulen shifrat e të prekurve, rritet numri i viktimave, rekord të shëruarit në 24 orët e fundit në Itali nga koronavirusi
30 Mars 2020, 08:35
Në 24 orët e fundit në Itali është rritur numri i viktimave krahasuar me ditën e djeshme, ndërsa është ulur numri i të infektuarve. Një lajm i mirë përsa i përket shifrave të të shëruarve.

Koronavirusi, Trump: New York-u në Karantinë. Guvernatori Cuomo: Deklaratë lufte
29 Mars 2020, 13:31 -
Në Itali ulet numri i viktimave dhe të shëruarve, rriten të infektuarit në 24 orët e fundit! Ritme të larta në Spanjë, Britani e Gjermani
29 Mars 2020, 12:31
Situatë tejet dramatike po përjeton kryeqyteti Madrid ku janë regjistruar më shumë se një e treta e të gjithë numrit të të prekurve nga infeksioni

Europol paralajmëron për mashtrues: Medikamentet kundër Covid-19 që ofrohen në rrjet, të falsifikuara dhe pa efekt
29 Mars 2020, 06:41
Frika nga virusi është një "model perfid biznesi" për mashtruesit, paralajmëron Autoriteti Policor i BE-së, Europol. Ofertat për vaksina janë të falsifikuara.

Koronavirusi/Bie kurba në Itali, ulen vdekjet dhe të infektuarit, rekord të shëruarit! 889 viktima në 24 orë! SHBA mbi 100 000 të infektuar
28 Mars 2020, 08:19
Ndërsa në të gjithë botën numri i të infektuarve nga koronavirusi është rritur në rreth 598 mijë kurse numri I viktimave është më shumë se 27 700, me mbi 100,000 njerëz janë të infektuar nga koronavirusi, SHBA tani janë epiqendra e pandemisë

Fillimisht jeta dhe siguria e qytetarëve, pastaj ekonomia', Trump: Brenda 100 ditësh, 100 mijë aparatura për frymëmarrje
28 Mars 2020, 07:08
“Përparësia është jeta, siguria e qytetarëve dhe më pas vjen ekonomia,” tha Presidenti Trump para gazetarëve të premten, në konferencën e përditshme për shtyp të grupit të punës kundër koronavirusit. Presidenti foli pasi nënshkroi paketën historike prej 2 trilionë dollarësh për të mbështetur individë, biznese dhe institucione për të përballuar nevojat ekonomike si rezultat i paralizimit të aktivitetit ekonomik si dhe për të mbështetur shtetet individuale që po përleshen me epideminë.