-
Protesta kundër resortit të Ulajt, banorët e Rrjollit zhvendosen para SPAK të mërkurën: Kemi depozituar kallëzimin e tretë, do të publikojmë emrat e përfshirë në falsifikimet e Fatmir Shpellzës!
Banorët e Rrjollit kanë vendosur që protestën e tyre ditën e mërkurë ta spostojnë përpara dyerve të SPAK. Ata do të publikojnë edhe emrat e personave të tjerë të përfshirë në falsifikime, për të cilët banorët kanë bërë një kallëzim në polici. Protesta do të vijojë dhe banorët nuk do të ndalen së kërkuari të drejtën për tokat e tyre.
10 Mars, 12:58 -
Banorët e Rrjollit 37 ditë protestë kundër ndërtimit të resortit të Bashkim Ulajt: S’i lëshojmë tokat tona, të ndalohen punimet deri sa të ‘flasë’ gjykata
Banorët e Rrjollit pretendojnë pronësinë e tokës ku po ndërtohet resorti, në një sipërfaqe prej 146 hektarësh. Sipas tyre, toka u është grabitur me dokumente false nga Shpellzaj, që një dekadë më parë ka qenë zyrtar në Kadastër. Më pas pronën ia ka shitur botuesit të lidhur me familjen Berisha, i cili tashmë po punon për të ndërtuar resortin me 33 godina rezidenciale dhe një hotel luksoz.
7 Mars, 15:45 -
Roskovec, banorët protestojnë kundër ndërtimit të termocentralit nga Bashkim Ulaj! Ambientalisti: Dyshojmë se kompania s’ka rinovuar lejen mjedisore
Banorët e Roskovecit, të mbështetur nga ambientalistët, protestuan sot kundër ndërtimit të termocentralit nga biznesnemi Bashkim Ulaj, pasi do të ketë pasoja të rënda në ndotjen e mjedisit dhe tokave bujqësore.
5 Mars, 22:23 -
Rrjoll/ Banorët 33 ditë protestë kundër resortit të Ulajt: Na kanë ofruar marrëveshje të njëanshme, policia të na dalë zot (VIDEO)
Prej 33 ditësh banorët e fshatit Rrjoll vijojnë rezistencën e tyre në mbrojtje të tokës së trashëguar, truall ku po ndërtohet një resort luksoz nga kompania Gener 2 e biznesmenit dhe botuesit Bashkim Ulaj.
3 Mars, 16:59 -
Takimi i fshehtë me Ulajn, banorja e Rrjollit: Na thirri në zyrë për një ofertë të njëanshme! Duan të na trembin, por rezistenca nuk resht
“Nëse nuk jemi pronarë, pse Ulaj na thirri në zyrë?” Banorja e Rrjollit zbulon takimin ku banorëve iu ofrua një marrëveshje e panegociueshme për 150 dynymë nga botuesi pranë familjes Berisha, ndërkohë që sipërfaqja e ndërtimit është 1500 dynymë.
2 Mars, 20:35 -
Shtohen protestuesit në Rrjoll, thyejnë xhamat e eskavatorëve dhe kabinave të ‘Gener 2’! Banorët largojnë nga kantieri rojet private të biznesmenit Bashkim Ulaj (VIDEO)
Banorët e Rrjollit zotohen për të mos hequr dorë nga prona e tyre. Disa ditë më parë, familjes Malaj i është njohur e drejta e pronësisë mbi një sipërfaqe prej 20,700 m², rreth 2.1 hektarë, në fshatin Rrjoll në Velipojë, në një zonë kufitare me vendin po ndërtohet resorti “Blue Borgo”.
28 Shkurt, 11:40 -
Protestat e banorëve të Rrjollit, Muçi në Report TV: Bashkim Ulaj është oligark që po u hyn në hak! Kërkon ta ndërtojë resortin me shpejtësi rekord
Redi Muçi nga Lëvizja Bashkë shprehet se reagimi i vendosur i banorëve ndaj padrejtësisë është pozitiv, por nga ana tjetër, Ulaj është një oligark që po u hyn në hak.
27 Shkurt, 18:20 -
Protestat kundër resortit të Bashkim Ulajt/ Dhuna ndaj banorëve të Rrjollit, reagon ish-deputeti i PS: Si mund të ndodhë kjo? Akt vandal dhe bandit
Ish-deputeti i Partisë Socialiste Ermal Pacaj ka reaguar ndaj përplasjeve të dhunshme të regjistruara në Rrjoll të Shkodrës nga banorët vendas me policinë. Shkak është bërë ndërtimi i resortit luksoz të Bashkim Ulajt. Banorët e kundërshtojnë duke thënë se toka është pronë e tyre.
27 Shkurt, 16:38 -
Rrjoll/ Protestat kundër resortit të Bashkim Ulajt, banorët e dëmtuar flasin nga spitali: Dje më qëlluan djalin, shteti të na dalë zot ose më keq do të bëhet
Si pasojë e përplasjeve të forta me policinë, dy banorë të Rrjollit mbetën të dëmtuar dhe për pasojë e dërguan në spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore. Siç shihet dhe në pamje, ata janë të gjakosur të fashuar.Ban
27 Shkurt, 14:28 -
Protestat në Rrjoll kundër resortit të Bashkim Ulajt, banorët të gjakosur, përplasje të ashpra me policinë! Dy prej tyre përfundojnë në spital (VIDEO)
Banorët shihen me duar të gjakosura, ndërsa policia është bërë gardh para tyre për t’i ndaluar të futen në kantier. Dy prej qytetarëve kanë pësuar lëndime si pasojë e përplasjeve të dhunshme me policinë dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
27 Shkurt, 13:01 -
Banorët e Rrjollit në protestë kundër resortit të Bashkim Ulajt, punonjësi i sigurisë private godet me grusht të riun! 6 të shoqëruar (VIDEO)
Një prej punonjësve të sigurisë private "Breçani Security" të punësuar nga Ulaj, ka qëlluar me grusht një djalë të ri, i cili proteston për të mbrojtur tokën e tij. Ky moment ka tensionuar më tej situatën që ka çuar dhe në përplasjen e banorëve me policinë.
26 Shkurt, 13:37 -
Banorët e Rrjollit kundër resortit të Bashkim Ulajt, Berisha: Nuk mund të mbështesim çdo protestë
Berisha e ka justifikuar mungesën e PD-së në mbështetje të protestës së banorëve të Rrjollit kundër resortit të Bashkim Ulajt, me argumentin se Partia Demokratike nuk mund të mbështesë çdo protestë.
23 Shkurt, 20:08 -
Prej tri javësh në protestë, banorët e Rrjollit nuk dorëzohen! E hëna i gjen sërish kundër resortit të Bashkim Ulajt
Tri javë që kur banorët e Rrjollit nisën protestën e tyre kundër ndërtimit të resortit luksoz. Për ditë me radhë ata u përplasën me policinë, por ende vijojnë betejë
23 Shkurt, 17:47 -
Resorti i Ulajt mes protestave, Gjykata e Apelit i njeh pronësinë e 2.1 hektarë tokë familjes Malaj në Rrjoll
Gjykata e Apelit i njohu pronësinë e 2.1 hektarëve tokë familjes Malaj në Rrjoll, shumë pranë zonës ku po ndërtohet resorti “Blue Borgo”, me sipërfaqe 140 hektarë. Gjykata urdhëron edhe kompensimin me përparësi të trashëgimtarëve, brenda pronës së tyre të njohur. Paralelisht, banorët e kanë vijuar edhe sot protestën kundër projektit të Bashkim Ulajt.
23 Shkurt, 16:01 -
Nga Vlora e Mallakastra në protestën kundër resortit të Ulajt në Rrjoll, banorët: Po na grabit tokat, s’na e ka bërë as serbi, as turku (VIDEO)
Banorëve të Rrjollit, që po protestojnë prej ditësh për të kundërshtuar ndërtimin e resortit të Bashkim Ulajt në tokat e tyre, u janë bashkuar edhe qytetarë nga Vlora e Mallakastra.
22 Shkurt, 13:15 -
Protesta kundër resortit të Bashkim Ulajt në Rrjoll/ Arrestohet Prek Molla pas përplasjeve me policinë dhe punonjësit e kompanisë së ndërtimit! Në kërkim 5 të tjerë
Policia njofton se ka arrestuar Prek Mollën, banor i fshati Baks-Rrjoll në Velipojë, pasi së bashku me 5 të tjerë kanë goditur një punonjës të firmës “Gener 2”, e cila po kryen punimet për ndërtimin e resortit të botuesit dhe biznesmenit Bashkim Ulaj, si dhe kanë kërcënuar një punonjëse policie.
22 Shkurt, 11:54 -
Qëndresa e Rrjollit, banorët ‘pritë’ punëtorëve të Bashkim Ulajt! Policia ndalon 6 protestues, mes tyre dhe një grua: Nuk tërhiqemi
Në Rrjoll, banorët kanë kthyer kantierin e resortit të Bashkim Ulajt në një shesh-betejë, ku çdo ditë përplasen me policinë. Sot, në komisariat përfunduan 6 protestues, mes tyre edhe një grua. Banorët kërkojnë pezullimin e punimeve deri në zgjidhjen e çështjes së pronësisë në gjykatë.
18 Shkurt, 11:03 -
Rrjolli 13 ditë protestë: Presim sigurimin e padisë në gjykatë, të pezullohen punimet për resortin! Banorët: S’kemi mbështetje nga Berisha, Ulajn e ka të familjes
Banorët e Rrjollit vijuan protestën në ditën e 13-të, ku kërkuan pezullimin e punimeve të resortit që po bën biznesmeni Bashkim Ulaj. Ata presin që pas dy ditësh, të shqyrtohet kërkesa për “sigurim padie” në Apelin Administrativ.
17 Shkurt, 15:12 -
Kundër resortit të Bashkim Ulajt, djaloshi lë nënën e sëmurë në Angli: Nuk e lëshoj tokën e gjyshit pa vdekur (VIDEO)
Një i mitur iu bashkua protestës së banorëve të Rrjollit dhe tha se kishte ardhur nga Anglia, ndonëse e ka sëmurë të ëmën. Ai deklaroi se nuk do e lëshojë tokën e të parëve dhe nëse është e nevojshme, do e mbrojë me jetë.
16 Shkurt, 18:06 -
Tensione në protestën e banorëve të Rrjollit, bllokojnë punimet për ndërtimin e resortit të Bashkim Ulajt: Të vijë të na japë hakun (VIDEO)
Banorët e Rrjollit në Shkodër iu rikthyen protestave këtë të shtunë pas heshtjes së gjatë të institucioneve. Ata kërkojnë t’u njihet e drejta e pronësisë, pasi toka ku Bashkim Ulaj po ndërton resortin turistik, u grabit përmes dokumenteve false nga një ish-zyrtar i Kadastrës, i cili më pas ia ka shitur investitorit.
14 Shkurt, 10:34
