-
Bllokuan foltoren, Berisha: Nuk e votojmë amnistinë, në rend dite kemi vetëm kërkesat e protestuesve
Pasi PD bllokoi foltoren, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka ndërprerë seancën plenare. Në një prononcim për gazetarët, Sali Berisha tha se nuk do ta votojnë amnistinë penale, e cila është futur sot në rend dite. Ai tha se rendi i ditës për opozitën janë vetëm kërkesat e protestuesve.
18 Qershor, 12:23 -
Amnistia penale sot në Kuvend, do lirohen 466 të dënuar! PD: Nuk e votojmë, Arjan Ndoja iu del kundër, propozon të përfitojnë edhe subjektet e GJKKO
Sot në Kuvend pritet të miratohet amnistia penale. Në nisje të seancës plenare, ministri i Drejtësisë, Toni Gogu tha se 466 persona do të lirohen menjëherë nga burgu, nga të cilët 11 janë gra dhe 1 i mitur. Ndërkohë, 869 persona do të përfitojnë ulje dënimi, mes tyre 8 gra dhe 1 i mitur.
18 Qershor, 11:30 -
Amnistia penale kalon sot në Kuvend, Gogu: 466 persona lirohen direkt nga Burgjet, 869 të tjerë përfitojnë ulje dënimi
Amnistia Penale do të miratohet sot në Kuvend. Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu tha se 466 persona lirohen direkt nga Burgjet, ndërsa 869 të tjerë përfitojnë ulje dënimi. Nuk përfitojnë subjektet e SPAK dhe GJKKO.“Lirohen 466 persona nga burgjet dhe nga këto persona, këtu janë 11
18 Qershor, 09:48 -
Amnistia penale miratohet më 18 qershor, qeveria parashikon ndryshim të datës kufi! Zv. ministrja për Report Tv: Rritet numri i përfituesve, zero tolerancë subjekteve të SPAK
Amnistia penale që pritet të miratohet në Kuvend më 18 qershor mund të sjellë më shumë përfitues sesa parashikimet fillestare. Shkak është rishikimi i datës kufi të vendimeve të formës së prerë, një element kyç i projektligjit që sipas Ministrisë së Drejtësisë po shqyrtohet ende gjatë diskutimeve në komisionet parlamentare. Kjo bëhet e ditur për Report Tv nga zëvendësministrja Elona Hoxha.
11 Qershor, 16:04 -
Amnistia penale, Kuvendi nis shqyrtimin! Gogu: Subjektet e SPAK e GJKKO nuk përfitojnë! Më 18 qershor kalon në Parlament për votim
I premtuar prej kohësh nga Ministria e Drejtësisë dhe i kaluar në qeveri 4 muaj më parë, drafti ligjor për amnisti penale që mund të ndryshojë fatin e mijëra të dënuarve apo në proces hetimi dhe gjykimi, ka filluar shqyrtimin në Kuvend. Në komisionin e ligjeve ministri Gogu prezantoi draftin i cili pritet të miratohet më 18 qershor.
8 Qershor, 11:24 -
Amnistia penale, Toni Gogu: Shumë shpejt diskutimet në komisionet parlamentare
Nga amnistia penale parashikohet të përfitojnë të paktën 447 të burgosur që do të lënë menjëherë qelitë, ndërsa falje nga dënimi do të përfitojnë edhe menjëherë, 5077 të dënuar me masa alternative në Shërbimin e Provës. Përjashtohen nga amnistia të dënuarit nga GJKKO për korrupsion dhe krim të organizuar.
1 Qershor, 11:47 -
-
‘I ashpër’, Toni Gogu u adresohet kritikave për Kodin e ri Penal: Presim versionin përfundimtar! Do të konsultohemi me ekspertët ndërkombëtarë
Ministria e Drejtësisë është në pritje të draftit të Kodit të ri Penal për ta konsultuar më pas me ekspertët ndërkombëtarë. Në këtë Kod, parashikohet trajtimi i krimit ekonomik, pastrimit të parave, proporcionalitetit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
19 Maj, 12:56 -
Refuzimi i gjykatave për transmetimin live të seancave, Gogu: Besoj te pavarësia e vendimmarrjes dhe profesionalizmin e gjyqtarëve
Edhe pse të pandehurit, mes tyre Ilir Meta, Erion Veliaj apo Ilir Beqaj kanë kërkuar transmetimin live të seancave gjyqësore, vetë gjykatat kanë refuzuar duke lejuar kamerat vetëm për pak minuta. Lidhur me çështjen, ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, tha se s’ka kërkuar sqarime për këtë duke besua
19 Maj, 12:46 -
Aministia Penale, Gogu: Do të ndodhë patjetër! Do të nisim pas vlerësimit të ‘Themeloreve’
Amnistia Penale është në pritje të vlerësimit nga Komisioni Europian dhe menjëherë më pas, do të nisë diskutimi i saj në parlament, tha ministri Gogu duke siguruar se “do të ndodhë, patjetër.”“Është një instrument i politikës son&
19 Maj, 12:34 -
Mbipopullimi i burgut të Shënkollit në Lezhë, Gogu: Do të përmirësojmë kushtet, së shpejti me rezultate konkrete
Mbipopullimi i burgut të Shënkollit ku ndodhen edhe të dënuar që vuajnë nga shëndeti mendor do të adresohet nga Ministria e Drejtësisë me përmirësimin e kushteve. Lajmin e dha ministri Toni Gogu gjatë konferencës me gazetarët.“Jemi në mes të punës p&
19 Maj, 12:28 -
Ministri Gogu: Amnistinë po e ‘shtyn’ integrimi, miratim brenda korrikut! S’përjashtohet rishikimi i hartës gjyqësore
Ministri Toni Gogu tha se dosjet e mbetura në gjykata mbeten problem kryesor, por po shënohet ulje. Ai përmendi përmirësime në Gjykatën e Lartë dhe tha se qeveria po punon për uljen e vonesave, përfshirë amnistinë penale, reformën gjyqësore dhe përmirësimin e kushteve në burgje.
19 Maj, 12:20 -
Ndryshimet në kodin e procedurës penale, Gogu nga Korça: PS nuk tërhiqet, fuqizojmë garancitë për proceset ligjore, amnistia së shpejti në Parlament
Gjatë një vizite në Korçë, Gogu u pyet edhe për shtyrjen e zbatimit të amnistisë në burgje dhe tha se Shqipëria është në konsultim intensiv me Komisionin Europian për çdo legjislacion që kalon.
17 Prill, 17:46 -
-
Numri i lartë i të paraburgosurve/ Ministri Lamallari: Të zbatohen masa alternative si mbikqyrja elektronike, në bazë të rekomandimeve të Këshillit të Europës
Ministri i Drejtësisë tha se po punohet me ekspertë europianë për ndryshime ligjore dhe investime të mëdha në sistemin e drejtësisë.
26 Shkurt, 19:02 -
Amnistia Penale nuk prek vetëm shqiptarët, pritet të përfitojnë edhe 19 të huaj! 7 prej tyre lirohen menjëherë nga qelitë
Amnistia Penale në vendin tonë pritet të prekë edhe shtetasit e huaj që ndodhen në institucionet e vuajtjes së dënimit në Shqipëri. 7 prej tyre pritet të lirohen menjëherë nga qelitë, ndërsa për 12 të tjerë pritet ulje e ndjeshme nga dënimi i mbetur.
16 Shkurt, 17:22 -
Verifikimi i ILD/ Të falur nga Kuvendi, sorrollatje në prokurori e gjykata! ‘Odisea’ e të burgosurve për liri pas miratimit të amnistisë në 2024-n
Teksa Kuvendi përgatitet të miratojë një amnisti të re të propozuar nga qeveria, Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka gjetur shkelje të rënda në zbatimin e së kaluarës në vitin 2024.
6 Shkurt, 13:41 -
Qeveria miraton amnistinë penale, Lamallari: Lirohen 447 të burgosur, ulje dënimi për 853 të tjerë! Nuk përfitojnë subjektet e SPAK dhe GJKKO
Të paktën 447 të burgosur pritet të lirohen menjëherë nga amnistia penale e këtij viti, i miratuar mbledhjen e kësaj të premteje në qeveri, dhe që tashmë pret vetëm miratimin në Kuvend. Pas mbledhjes së qeverisë, vetë ministri i Drejtësisë Lamallari dha shifrat e përfituesve, me qëllim kryesor për të ulur presionin e mbipopullimit të burgjeve.
6 Shkurt, 13:16 -
Spahiu për Report TV: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten, por jo më shumë se dy pushtetet e tjera, Ekzekutiv dhe Legjislativ
Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar debatin e hapur mbi pagat e gjyqtarëve, nëse duhet të rriten ose jo.Teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Ermal Qori në Report TV, Spahiu tha se rritja e pagave të gjyqtarëve është diçka pozitive sepse sipas tij ndihmon në frenimin e fenomenit të korrups
4 Shkurt, 18:58 -
Spahiu për Report TV: Shqipëria ka rekord të paraburgosurish sepse gjykimet penale stërzgjasin me vite
Juristi Kreshnik Spahiu tha në Report TV se Shqipëria ka një numër rekord të personave në paraburgim për shkak të proceseve penale që zgjasin me vite. "Vetë shteti duhet të gjejë mekanizma që masat shtrënguese të jenë funksionale dhe i pandehuri të përfundojë në burg kur të ketë vendim të formës së prerë" tha ai.
4 Shkurt, 18:45