-
Një nga ne/ I ftohti dëmton 2 mijë rrënjë kivi në Llakatund, fermeri me sytë nga qielli: Ja kam lënë Zotit në dorë!
Për të pasur sukses në bujqësi nuk mjafton vetëm toka pjellore, duhet përvojë dhe durim përballë të papriturave. Që prej vitit 2004, Qazim Muhametaj i është dedikuar fushës së frutikulturës ku ka testuar varietete të ndryshme të cilat kanë dhënë prodhim të bollshëm. Një prej tyre është kivi.
30 Prill, 21:08 -
-
'Një nga ne'/ Habit studenti 71- vjeçar! Zbulon dietën që e mban larg ilaçeve: Nuk pi ujë, ha vetëm fruta dhe perime
Rutina e tij nuk ngjason aspak me atë të bashkëmoshatarëve. Është në përfundim të masterit në UBT, punon në restorant dhe jep falas këshilla nutricioni. Librat e ndihmuan në rrugën drejt shërimit. Kërkon kohë zbatimi i një diete të tillë. Gjithashtu është e nevojshme konsulta me mjekë.
9 Prill, 21:04 -
Një nga ne/ Njihuni me Shpëtimin, marangozin që këndon labçe: E kemi në gen, nuk i harrojmë rrënjët
Me një përvojë mbi 40 vjeçare në treg, ai shquhet për cilësinë, kreativitetin dhe përkushtimin që tregon në punimet e tij. Ndonëse mbizotërojnë prodhimet e importit, Shpëtim Canaj nuk i shikon si pengesë.
2 Prill, 20:52 -
Mjeshtrja e elektromotorëve në 'Një nga ne': Fitova miliona me avolzhimet, por nuk e do askush si punë
Kjo është periudha më me fluks pune për Tereze Lekën, gruan e vetme që merret me avolzhime elektromotorësh prej 50 vitesh. Pavarësisht sesa kompleks mund të jetë riparimi, vitet që mban mbi supe i kanë dhënë siguri dhe lehtësi për të kryer çdo porosi me saktësi.
26 Mars, 21:30 -
E para që guxoi me muralet, Fabjola Bramo rrëfen sfidat në 'Një nga Ne': Punë e vështirë për vajzat, me orë të zgjatura mbi shkallë
Pikturon në telajo, por dashuria e saj e madhe janë muret. Spikat me përrallat dhe personazhet e filmave vizatimor që i risjell me shumë përkushtim në ambiente kopshtesh apo spitale.
19 Mars, 20:26 -
Një nga ne/ Jeta plot vuajtje e Kostandin Qoses: Lashë gërnetën se më vdiq djali, pensioni nuk del, punoj kovaç në Tregan
Është 78 vjeç, por vijon ende të farkëtojë hekurin pasi pensioni nuk i mjafton.Pas humbjes së të birit në aksident, zhurma e çekiçit është melodia e vetme që dëgjon në ofiçinën e Kostandin Qoses në Tregan të Elbasanit, ndonëse më herët nuk mungonte në asnjë aheng të fshatit.
5 Mars, 20:32 -
Një nga Ne/ Këpucaria drejt zhdukjes, mjeshtri nga Elbasani e thotë troç: Rinia do ta nxjerrë lekun duke ndenjur këmbëkryq
Bajram Cani është ndër të paktët këpucarë të mbetur në qytetin e Elbasanit. Ishte vetëm 13 vjeç kur ra në kontakt për herë të parë me këtë zanat, të cilin e ushtron me të njëjtin pasion edhe në ditët e sotme.
26 Shkurt, 21:44 -
Një nga ne/ La Greqinë për Mësiçkën, Dhimo Kaso i futet blegtorisë: Po vjen drejt tkurrjes, ka shumë shpenzime!
Shkurti është muaji më i ngarkuar për Dhimo Kason, bariun që la Greqinë për fshatin Mësiçkë të Ersekës. Prej 15 vitesh ruan traditën e mbarështimit të të imtave. Mbajtja e 300 krerëve bagëti ka shpenzime të shumta.
12 Shkurt, 20:04 -
'Një nga ne'/ Mes akullit dhe jogës, Dorian Zazo zbulon rutinën e pazakontë: Shëron trupin dhe mendjen!
Që prej vitit 2005 kur njohu jogën e deri më sot, rutina e Dorian Zazos është transformuar totalisht. Sa më shumë lexon për këtë praktikë të lashtë indiane, aq më shumë ndjen kuriozitetin që rregullat t'i përfshijë në rutinën e tij.
5 Shkurt, 20:38 -
-
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
Në ditët e sotme, roli i artizaneve po bëhet më domethënës. Për Anila Mërtirën, realizimi i veshjeve myzeqare nuk është vetëm pasion apo punë që nxjerr të ardhura, por një mision. Përmes punimeve të saj synon të ruajë historinë dhe të frymëzojë brezat e ardhshëm.
15 Janar, 21:31 -
NJË NGA NE/ Vlonjati i verbër që mban familjen me punën si DJ: Nëse ngulmojmë, jemi më të aftë se një person normal!
Landi Sadiraj, nga fshati Kaninë i Vlorës, humbi shikimin në moshën 5 vjeçare për shkak të temperaturës së lartë. Por kjo nuk e ka penguar të bëjë jetën që do. Emisionin “Një nga ne” mund ta ndiqni çdo të mërkurë, ora 20:00 në ekranin e Report Tv
8 Janar, 21:50 -
Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë
Emigrimi i fëmijëve, vetmia, nevoja për përkujdesje më të specializuar kanë bërë që shumë të moshuar ta mbyllin ciklin jetësor në azil. I tillë është edhe rasti i personazhit të sotëm në “Një nga ne”.
25 Dhjetor 2024, 20:08 -
'Një nga ne'/ Kultivon qepë dhe sallatë, njihuni me Bujarin, fermerin e palodhur të Ndroqit: Nëse derdh djersë, merr diçka!
Bujar Çali ka vetëm 1500 metra katrorë tokë në zonën Ura e Beshirit. Prej 25 vitesh mbjell kultura të ndryshme bujqësore në sera. Punon bashkë me bashkëshorten e tij. Në emsionin 'Një nga ne' fermeri nga Ura e Beshirit tregon se në bujqësi, po të punosh ka të ardhura.
18 Dhjetor 2024, 20:07 -
‘Do shkoj në SHBA për 12 sekonda’, 54-vjeçari flet për garën e shumëpritur: Po investove në sport, s’do ketë spitale
Për Rudin Bektashin, aktiviteti fizik nuk është vetëm një mënyrë për të qëndruar i shëndetshëm. 54-vjeçari po përgatitet për të pamundurën, një garë madhështore kundër vrapuesve më të mirë të botës në SHBA.
11 Dhjetor 2024, 20:13 -
Bën 3 punë në ditë, historia e Edjola Mavriqit në ‘Një nga ne’: Më gjykojnë se zgjodha zanat burrash! Nuk dorëzohem
Është vetëm 26 vjeç, por me disiplinë dhe vullnet ia ka dalë të jetë e suksesshme në profesionin e saj si skulptore. Edjola Mavriqi bën 3 punë për t’ia dalë e vetme në Tiranë. Gjithnjë ka pasur dëshirën të krijojë vepra arti, qoftë përmes baltës apo bojës. Ndjesitë i shpreh përmes pikturës dhe skupturës.
4 Dhjetor 2024, 21:08 -
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
Buzëqeshja dhe entuziazmi i fëmijëve i jep motivimin për të vazhduar rrugëtimin e saj 10 vjeçar drejt mësimdhënies. Ndonëse arti nuk vlerësohet mjaftueshëm në vendin tonë, Romina Kaso punon me të njëjtin pasion si në ditën e parë.
27 Nëntor 2024, 21:53 -
Dita e një inxhiniere hidroteknike në 'Një nga ne'/ Kristi Thodhorjani: Isha vajza e vetme në klasë, por me luftë dhe përpjekje ia del!
Menaxhimi i kohës është pika e saj më e fortë. Kjo e ka lejuar Kristi Thodhorjanin të jetë e suksesshme jo vetëm në aspektin profesional, por edhe atë personal. Ishte e vetmja vajzë në klasë që zgjodhi inxhinierinë hidroteknike. 1 dekadë në këtë profesion dhe ndihet e plotësuar dhe e lumtur për vendimin e marrë.
20 Nëntor 2024, 20:12
