-
Deputetja demokrate ka shprehur mirënjohjen e saj për të gjithë ata që e mbështetën në këtë garë, ndërsa nuk e fsheh zhgënjimin për rezultatin final të partisë së saj.
19 Maj 2025, 21:11 -
Tiranë/ Aksident në Yrshek, adoleshenti 15-vjeçar përplas për vdekje 82-vjeçarin me biçikletë
19 Maj 2025, 20:49Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 14:40, kur adoleshenti ka qenë duke drejtuar një automjet në pronësi të familjarëve të tij. Ai ka përplasur 82-vjeçarin S. V. i cili për pasojë ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
-
VIDEOLAJM/ Xhaçka fiton ndaj Gjylametit, momenti kur dy kandidatet e PS-së përqafojnë njëra-tjetrën
19 Maj 2025, 20:35Në pamjet e Report Tv shihet që Xhaçka përqafohet me Gjylametin pas fitores në shenjë respekti për rezultatin përfundimar.
-
Nis Evropiani i U-17 në Tiranë, luhet Shqipëri-Portugali te ‘Arena Kombëtare’! I pranishëm kryeministri Rama dhe ministri Balla (VIDEO)
19 Maj 2025, 18:53Në “Arenën Kombëtare” ka nisur eventi sportiv i rëndësishëm, në ndeshjen e parë hapëse Shqipëri-Portugali. I pranishëm në tribunën e stadiumit edhe vetë kryeministri Edi Rama, që ka qenë i shoqëruar edhe nga deputeti dhe ministri Taulant Balla, kreu politik i PS për Diasporën, që njihet si një nga tifozët e futbollit.
-
Ilir Meta e ‘qetësoi’ se nuk e donte mandatin e tij, Blushi reagon: Votuesit e kryetarit heronj! Do faktojmë masakrën zgjedhore, analizë e thellë për rezultatin e PL
19 Maj 2025, 17:12Partia e Lirisë regjistroi rezultatet të dobëta në zgjedhjet e 11 majit, duke siguruar vetëm 4 deputetë nga lista e sigurt që i dha PD dhe Berisha. Sekretari Tedi Blushi doli sot në një konferencë, ku falenderoi edhe votuesit e kryetarit të paraburgosur Meta
-
-
Mbeti jashtë kuvendit, Ilir Alimehmeti ‘kritika’: Opozita duhet të reflektojë pas humbjes! ‘Maestrot’ e sistemit zgjedhor kanë zbehur rëndësinë e votës
19 Maj 2025, 15:02Në një intervistë për Report TV, Alimehmeti foli për humbjen e PD dhe rezultatin e tij në Tiranë. Teksa drejtoi gishtin nga qeveria, Alimehmeti tha se edhe opozita duhet të reflektojë. I pyetur për kërkesën e tij në KQZ për të marrë pamjet filmike, nëse ka dyshime për vjedhje votash, ai tha: “Nga të dyja kahet”
-
Numërimi i votave preferenciale të diasporës! Mbyllen Tirana, Fieri, Korça e Lezha, Xhaçka e ruan mandatin! Zegjine Çaushi deputete me diferencë 64 vota, Kadeli përmbys Nelin
19 Maj 2025, 08:35Pas përfundimit të numërimit të votave të diasporës për partitë, pritet tashmë rezultati për votat preferenciale, ku gara më e fortë zhvillohet brenda Partisë Socialiste, garë në Vlorë, vijon numërimi në Gjirokastër e Elbasan. Po numërohen edhe kutitë e fundit të mbetura në këto qarqe. Pas Kukësit, Shkodrës dhe Dibrës, mbyllet numërimi i kandidatëve në Fier, Korçë, Lezhë e Tiranë. Ramion Kurti përmbys Dhimitër Krutin me diasporën, Ornaldo Rakipi mund Xhemal Qefalinë. Kadeli përmbys Nelin me diasporën
-
Kampionati i vajzave/ Vllaznia mund Partizanin në finale dhe shpallet kampione e Shqipërisë për herë të 12-të radhazi
18 Maj 2025, 22:04Në sfidën e zhvilluar në “Arenën e Demave”, për Vllazninë shënuan Arbiona Bajraktari dhe Megi Doçi, duke siguruar trofeun e 12-të radhazi të kampionatit.
-
-
-
Veliaj sjell projektin e sheshit ceremonial në fund të Bulevardit të Ri: Një tjetër hap drejt Tiranës moderne
18 Maj 2025, 15:58Sheshi i ri pritet të jetë një pikë referimi urbane me parqe në të dyja anët e lumit, ambiente çlodhjeje dhe aktivitete për të gjitha grupmoshat.
-
Meta mesazh nga qelia pasi nuk fitoi: Nuk zgjedh t’i marr karrigen në parlament Blushit dhe Xhixhos! Faleminderit 8 mijë 'heronjve' që më votuan
18 Maj 2025, 14:42Kryetari i Partisë së Lirisë ka reaguar për rezultatin e dobët zgjedhor që arriti më 11 maj, duke mos e siguruar dot mandatin e deputetit nga lista e hapur e qarkut të Tiranës, për aleancën PD-ADSHM, ku bënte pjesë. Ai refuzon që të pranojë mandat në rrugë tjetër, përveçse votës së lirë të qytetarëve.
-
Tom Doshi mesazh votuesve: Pavarësisht luftës së ashpër nga forcat politike, ne ia dolëm! Besnikëria jonë e palëkundur, do punojmë për kontratën socialdemokrate me qytetarët
18 Maj 2025, 13:45Doshi shprehet në postimin e tij në rrjetin social Facebook se pavarësisht luftës që u përballën nga forcat politike dhe madhe edhe mediave kundër, ata ia dolën. Kreu i PSD-së theksoi se “do vijojë të punojë për kontratën e socialdemokratëve me qytetarët shqiptarë, pasi besnikëria e tyre është e palëkundur”
-
‘Lajm i mirë, motra e solli në Tiranë!’ Marrëveshja me Italinë për pensionet, Meloni i dërgon Ramës dokumentin ligjor: Nga 1 qershori shqiptarët e Italisë do nisin të përfitojnë
18 Maj 2025, 12:47Nga 1 qershori i këtij viti, shqiptarët e Italisë do nisin të përfitojnë nga marrëveshja dypalëshe e nënshkruar dhe dakordësuar për pensionet. Lajmin e konfirmoi vetë kryeministri Edi Rama ditën e sotme. Rama informon se “motra solli dokumentin final të Procesit Ligjor mbi zbatimin e Marrëveshjes së pensioneve me Italinë”. Kush dhe sa përfiton, kuotat e alokuara deri tani dhe marrëveshjet e tjera në proces
-
Sulm ndaj medias gjatë protestës së PD-së, Policia çon në SPAK Edi Palokën dhe Klevis Balliun! U sulmuan edhe gazetaret e Report Tv
18 Maj 2025, 11:58Policia ka njoftuar sot se ka çuar në SPAK Edi Palokën dhe Klevis Balliun pasi një gazetare i kallëzoi se e kanosën gjatë protestës që Sali Berisha zhvilloi më 16 maj.
-
Rrahu për vdekje në Greqi bashkëatdhetarin më 2010, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq të arrestuarin Dritan Hoxha! Historia e një krimi dhe zbardhja
18 Maj 2025, 11:01Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq të arrestuarin vitin e kaluar Dritan Hoxha, i cili akuzohet se së bashku me një tjetër person, futën në kurth dhe rrahën për vdekje bashkëatdhetarin e tyre në Greqi më 2010
-
Bëri fushatë për kushëririn që kandidoi për Berishën, Policia zbardh detajet: Në ambientet e ish-kryebashkiakut Elvis Rroshi u sekuestruan telefoni, fatura, kupona nafte e lista zgjedhësish! (EMRAT)
18 Maj 2025, 09:49Policia e Shtetit ndan detajet e operacionit të djeshëm, me urdhër të SPAK. Provat u gjetën në një ambient në pronësi të tij, ish-kryebashkiaku i Kavajës nën hetim për korrupsion zgjedhor. Edhe 4 të tjerë nën hetim, u gjetën gjithashtu fatura, kupona, DVR dhe një pistoletë manovër. Dyshohen për korrupsion zgjedhor, në blerje votash. Elvis Rroshi u pa edhe në mitingun e PD-së më 25 prill në Kavajë, teksa mbante kapuç sportiv në kokë! Kush janë 4 të dyshuarit e tjerë
-
Samiti i VI-të i Komunitetit Politik, Rama ndan ‘buqetën’ me shkrepjet më pikante nga eventi: Foto-albumi i mikpritjes shqiptare për Europën!
18 Maj 2025, 09:12Duke shfrytëzuar pikërisht këto shkrepje artistike, kryeministri Rama ka gjetur rastin sot, që me një postim të radhës në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, të ndajë një ‘buqetë’ fotosh pikante nga ky event historik për Shqipërinë
-
Tiranë/ 28-vjeçari vetëqëllohet me pistoletë në këmbë në lokal te 'Komuna e Parisit', Policia e prangos në spital! Arrestohen dhe dy shokët, i treti në kërkim! Fshehën ngjarjen (EMRAT)
18 Maj 2025, 08:54I riu mbeti i plagosur në zonën e “Komunës së Parisit”, në Tiranë. Ngjarja ndodhi brenda një lokali, në zonën e njohur si ‘lulishtja’. I plagosuri u dërgua në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën, me plagë në këmbë. Fillimisht u dyshua për ngjarje kriminale, por pas hetimeve rezultoi vetëplagosje. I riu nën akuzë për armëmbajtje dhe fshehje të ngjarjes. Arrestohet kamerieri dhe një tjetër pasi e ndihmuan, i katërti në kërkim