Në një vëzhgim të Report tv në rrugët kryesore të qytetit është konstatuar se përdoruesit e monopatinave nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
Një person kalon semaforin me të kuqe.
Shumica prej tyre ecin në rrugë mes përmes makinave.
Një tjetër, e gjen duke “luftuar” me monopatinë mes automjeteve në trafik në një rreth-rrotullim.
Një vajzë ecën kundërvajtje.
Të tjerë, i sheh nga 2 veta të rritur në një monopatinë.
Në timonin e monopatinës, gjen edhe fëmijë.
Të gjitha këto episode me shkelje të konstatuara nga Report Tv në vetëm 1 orë vëzhgim në disa rrugë të kryeqytetit, shkaktojnë një rritje drastike të personave që përfundojnë në spital.
“Ka raste 2, ka raste 3, një ditë tjetër mund të jetë 4. Nëse dikur thonim, shiko se na erdhi një rast me monopatinë, tani thuajse ka çdo ditë. Dëmet janë nga ato më të thjeshtat, deri nga ato më të rëndat, siç janë traumat e kokës, siç janë traumat e toraksit, pra fraktura e brinjëve apo ku preken të gjitha organet e brendshme.”, tregon mjeku ortoped Ilir Hasmuça
Në dyqane, ata qe shesin monopatina vendosin tabela që përcakton moshën e përdorimit mbi 16 vjeç, kjo nuk respektohet as nga prindërit që i blejnë këto mjete fëmijëve të mitur, dhe as nga policia që i sheh në rrugë.
Mjeku vetë sugjeron:
Të ketë një rregullim ligjor ku do të përcaktojë se kush duhet ta përdorë, kush është mosha e lejuar, personalisht mendoj se do ishte mirë edhe për një mini patentë, që jo kushdo mund ta përdorë. Rastet gjatë muajve të verës janë më të larta, për shkak se janë mbyllur edhe shkollat dhe pjesa më e madhe e adoleshenteve janë nepër rrugë të cilët ndoshta kanë nevojë të mbushin kohën.
Kodi rrugor nuk ka asnjë gërmë për këto mjete, pavarësisht se nuk është një fenomen që ka lindur muajt e fundit. Nuk është e përcaktuar as mosha e përdorimit, as nëse duhet të kesh leje drejtimi, as nëse mjeti ka nevojë për targë, dhe as për të mbajtur kaska mbrojtëse në kokë.
Për rastet e monopatinave kodi i referohet biçikletës. Në mungesë të një korsie të dedikuar, ecja në rrugë e këtyre mjeteve elektrike, duhet të jetë në krahun më të djathtë të rrugës. Sipas rregullave për çiklistët, nuk lejohen 2 persona në një mjet nëse nuk i ka kushtet e tilla, e për çdo shkelje, gjoba varion nga 250 lekë në 2 mijë lekë.
Në dyqane çmimet për të blerë një monopatinë variojnë nga 20 mijë lekë deri në 80 mijë lekë, me shpejtësi maksimale 25 km/h. Por shumë e rrisin shpejtësinë e lejuar duke ndërhyrë në mjet përmes aplikacioneve.
Komente


Pershendetje Problemi kryesor nuk jane monopatat por jane por jane drejtiesit e motorave delivery ,pastaj vijne taxit.Ne lidhje me monopatat eshte faji i prinderve qe lejne femijet e tyre 10-15 vjec ne nje mjet qe nuk duhet ta ngasi.Disiplinimi i njerezve fillon nga zbatimi i regullores nga policia rrugore dhe e rendit.Motora qe ecin ne korsi biciklete nje tmerr i vertet.Nese do kishte polici sic ka bota sdo kishte aksidentet te tilla.Te marrin si shembull korsin e bicikletave te rruga e kavajes ,ka cdo moment motora qe qarkullojne.
PërgjigjuSHQIPERI TE QOFSHA FALE I THONE KESAJ.... ....
PërgjigjuPo pse i ngasin me mire makinat shqipot,qe te vecosh scooters si problematike?!
PërgjigjuSHTET PA SHTET..POR DHE NE SI KOMB SHYQYR QE BOTA SHPIK DICKA...DHE ME VRAP E MARRIM E MIRE APO E KEQE QOFTE.....PERDORNI BICIKLETA ..JANE ME TE SIGURTA.....
PërgjigjuPerderisa nuk eksiston nje ligj i forte do te ndodhin perdite aksidente,eshte e tmerrshme si ne Shqiperi njersit Jan kaq te pakujdesshem ndaj jedes se tyre por rrezikojne edhe te tjeret,kjo gje duhet te ndershkohet rrepte.
PërgjigjuS'pyesin fare ecin si te terbuar te perplasin e se cajne koken ic edhe femra ka shume.Nqs pesojne aksidente eshte fajin i tyre
PërgjigjuNje vezhgim mjaft i vlefshem. Qellimi i kodit rrugor eshte siguria ne rruge, pra shmangja e demeeve njerezore dhe materiale, per te gjitha mjetet dhe kembesoret qe qarkullojne neper rruge. Do te doja te shtoja se nuk jemi ne qe i kemi perdorur per here te pare monopatinat elektrike- prandaj le te bejme sic bejne vendet e tjera. Monopatina elektrike, me shpejtesi nga 6-25km/ore, nuk ka nevoje per targe, pra trajtohet si bicikleta. Mosha minimale per ta perdorur eshte 16 vjec- ne disa vende shkohet edhe ne 15 vjec. Me shpejtesi mbi 25 km/ore trajtohet si motociklete, pra kerkon targe dhe license mjeti. Ne varesi te klasifikimit te rrugeve, percaktohen se ne cilat pjese te rrugeve i lejohet te qarkulloje. Eshte i ndaluar qarkullimi neper trotuare- ketu tek ne edhe 100 korsi per bicikleta te besh, prape se prape neper trotuare do te qarkullojne. Dhe e fundit, eshte e ndaluar perdorimi nga me teper se nje person. Te gjitha keto duhen te sanksionohen ne kodin rrugor- nga ministria perkatese. Pas kesaj policia do te veproje ne perputhje me normativat e miratuara. Edhe nje gje shume e rendesishme, pervec familjes qe duhet te beje edukimin perkates per qarkullimin ne rruge, edhe shkolla ka per detyre ta trajtoje ne programet e veta edukaten rrugore.
PërgjigjuPerlat jam dakord me ty ne cdo pike. Vetem dua te shtoj dhe dicka tjeter. Duhet qe edhe kembesoret mos te ecin ne korsine e bicikletave. Eshte nje makth per biciklistet kembesori qe ecen si shetitje ne korsine dedikuar bicikletave. Lere pastaj qe hyjne edhe motomjete ne ate korsi. Aty pastaj eshte skandaloze. Gjate periudhes se shkolles coja dhe merrje vajzen cdo dite ne shkolle dhe nuk kishte dite mos te hasja nga keto fenomene. Ketu ne Shqiperi problematika me e madhe e shoqerise shqiptare eshte menyra se si sillemi ne rruge dhe ne ambjente publike. Jemi njerezit me te paedukuar ne rruge dhe njerezit me te piset per ambjentet publike.
Policia e.di sh mire problemin dhe eshte sh indiferente kemi.kaq kohe qe e denoncojm kete problem dhe janrezuktatinmemkeq do jete nese nuk nderhyet ne kohe
Përgjigju