-
21 Tetor, 18:36
-
-
-
Sulmi te Gjykata e Apelit, si nisën aktet e dhunshme të protestuesve me maska! Dogjën tabelën, shkelmuan e thyen dyert (VIDEO)
21 Tetor, 17:09Protestuesit e maskuar nisën fillimisht të thyenin dhe digjnin tabelën e njoftimeve në ambientet e jashtme të gjykatës. Më pas, një tjetër që për maskë ka përdorur një sinjalizues rrugor konik, hap dyert e hekurta të gjykatës dhe të tjerët hdhen në sulm.
-
Çdo ditë në shesh me flamur, protestuesi: Jam me fat që e mbaj! Protestoj për babain tim dhe çmimet e larta! Dialog, por jo me karrige në bulevard (VIDEO)
21 Tetor, 15:48Një protestues i cili shihet gjithnjë me flamur duke e bërë të identifikohet si ‘djali i flamurit’, tregon se proteston për çmimet e larta dhe për të atin. Ai tregon edhe si u kthye në një prej simboleve të protestës dhe ndan këndvështrimin e tij për të gjetur zgjidhje.
-
Paqe në Tiranë pas 8 ditësh 'luftë', incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar
21 Tetor, 14:59Pas 8 ditësh tensionesh dhe përplasesh të forta, kjo e mërkurë shënoi të parën protestë që regjistroi vetëm pak incidente sporadike, asnjë hedhje gazi losjellës apo shoqërim nga policia. Orët e protestës para Ministrisë së Arsimit dhe pastaj para Kryeministrisë kaluan përgjithësisht të qeta.
-
Protestat/ Petro Koçi: Përngjanin me një revoltë të armatosur, studentët të ngriheshin fillimisht kundër korrupsionit të një pjese të pedagogëve! Rama qëndron në pushtet falë Berishës
21 Tetor, 14:59Petro Koçi tha se është interesi i kryedemokratit Sali Berisha që protestuesit të mos krijojnë një parti politike, me të cilën të mund të garonin në zgjedhjet e ardhshme.
-
-
E veshur me të bardha, vajza ulet në gjunjë dhe lutet në mes të protestës në Tiranë! (VIDEO)
21 Tetor, 13:59Dy ditë më parë shante dhe provokonte një punonjëse policie, sot ulet në gjunjë dhe lutet mes protestës
-
-
Vrau 2 vëllezërit në Kamëz dhe plagosi të tretin, Gjykata e Tiranës lë në burg Ngushëllim Manzin: Jam penduar, pësova tronditje psikike kur ata më dhunuan nënën dhe motrën me leva
21 Tetor, 13:26Nëpërmjet avokatit, autori i dyshuar i krimit, Ngushëllim Manzi ka deklaruar se vrasja ka ardhur pasi tre vëllezërit Islamaj kanë dhunuar me sende të forta dhe leva atë, motrën dhe nënën e tij.
-
Protestat e dhunshme/ Avokati i Popullit publikon raportin: Në Bllokun e Sigurisë qëndronin 118 të shoqëruar, ndonëse kapaciteti është për 67 persona! Disa prej tyre flinin në dysheme (VIDEO)
21 Tetor, 12:54Avokati i Popullit bëri të ditur se kishte administruar gjashtë ankesa me pretendime për ushtrim dhune gjatë ndalimit ose shoqërimit nga policia.
-
-
-
Bilanci i protestave/ 320 të lënduar, mes tyre 192 policë! 9 ende në spital, njëri iu nënshtrua operacionit
21 Tetor, 11:22Tre prej të lënduarve, të cilët kanë qenë në gjendje disi më të rënduar, janë shtruar për mjekim të mëtejshëm në spital ndërkohë që njëri prej të lënduarve i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
-
Sapo afrohet familja Berisha, sheshi boshatiset! Dhëndri e Argita në protestë me një grup pedagogësh, rrëzohen karriget e lëna nga Rama për dialog! Korça vijon bojkotin (PAMJE ME DRON)
21 Tetor, 11:22Një grup pedagogësh iu bashkuan dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezit, dhe vajzës së tij, Argita Berishës, ndërsa Aleksandër Kovaçi, ish-pjesëtar i SHIK-ut në kohën e Berishës, lexoi sërish kërkesat e pedagogëve.
-
Ultimatume në vend të dialogut dhe dhunë në vend të argumentit
21 Tetor, 11:16 -
Protestat e dhunshme/ Lirohen 58 protestues, Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje 53 prej tyre! 11 të arrestuar gjatë 24 orëve të fundit (EMRAT)
21 Tetor, 09:14Për 8 ditë rresht, protestues të dhunshëm kanë sulmuar institucionet, bizneset private, bankat dhe efektivët e Policisë, duke shkaktuar një gjendje kaosi në Tiranë. 5 prej të arrestuarve ishin të mitur dhe ndaj tyre nuk pati asnjë masë sigurie.
-
Uldedaj njofton shtyrjen e ndeshjes në Tiranë, u dëmtua në stërvitje dhe shkak protestat në kryeqytet
21 Tetor, 08:33Përmes një reagimi drejtuar tifozëve dhe sportdashësve, Uldedaj bëri të ditur se gjatë përgatitjeve për këtë përballje ka pësuar një dëmtim në stërvitje, nga i cili pritet të rikuperohet brenda një kohe të shkurtër.
-
Protestat/ Rama vendos sërish ‘karriget e dialogut’ para Kryeministrisë: Dora ime është e shtrirë për këdo që mendon ndryshe! Çdo dhunues do të marrë përgjigjen e duhur (VIDEO)
21 Tetor, 08:26Pavarësisht refuzimit për dialog nga protestuesit ditën e djeshme, kryeministri Rama thotë se dora e tij qëndron e shtrirë për të diskutuar me këdo që mendon ndryshe nga ai, apo nga pjesa tjetër e shqiptarëve.