-
Ministri Hoxha takon Gonzaton: Të gjitha rrugët na çojnë në Bruksel
Ministri i Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi sot një takim me kreun e delegacionit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato. Në një postim në rrjetin social X, Hoxha tha se kishin biseduar për integrimin dhe bashkëpunimin me partnerët evropianë.
7 Mars, 13:51 -
Gonzato: Lufta ndaj krimit të organizuar është thelbësore për integrimin e Shqipërisë në BE
Delegacioni i BE në Shqipëri nëpërmjet një statusi në Facebook ka theksuar se krimi i organizuar në Shqipëri minon integritetin ekonomik të Shqipërisë, administratën publik si edhe besimin e qytetarëve te institucionet.
4 Mars, 20:46 -
Draft i përbashkët me opozitën për ‘Zgjedhoren’, Gjiknuri: Mos të kemi inate partizane! Bylykbashi: Transparencë me financimet e partive
Gjiknuri tha se shëndeti financiar i partive dhe konsolidimi i tyre lidhet drejtpërdrejt me forcimin e demokracisë. Oerd Bylykbashi mbështeti rëndësinë e transparencës për shmangien e korrupsionit dhe ndikimin e faktorëve kriminalë e të huaj.
3 Mars, 14:59 -
Celibashi në Komisionin për Zgjedhoren: Mungesë e transparencës së vazhdueshme, duhet unifikim i procesit të auditimit
Në Komisionin e Reformës Zgjedhore, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi theksoi se partitë politike nuk vendosin në dispozicion të institucioneve e publikut të dhënat financare.“Transparenca realizohet vetëm në mënyrë pasive; Qytetarët, anëtarët e partisë dhe votuesit nuk kanë akses të drejtp&
3 Mars, 11:22 -
Reforma Zgjedhore, Tarran: Moment vendimtar për Shqipërinë, mbështesim lehtësimin e dialogut mes partive
Kryetari i Prezencës së OSBE në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran, tha në Komisionin e Reformës Zgjedhore se ky është një moment vendimtar për Shqipërinë. Ai tha se rinisja e punimeve është pozitive dhe tha se reforma ka si qëllim avancimin e një kuadri të ri ligjor për financimin e partive politike.
3 Mars, 11:10 -
‘Zgjedhorja’, Gonzato: Parakusht për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, vija dalluese mes shtetit e partisë duhet të jetë qartësisht e theksuar! Transparencë për financimin
Silvio Gonzato theksoi se reforma është nevojë demokratike dhe kërkon transparencë në burimet e financimit të partive. Kriteret kryesore të reformës zgjedhore janë pluralizmi politik dhe konkurrenca e barabartë, tha ambasadori.
3 Mars, 10:54 -
Gonzato takon Gjiknurin dhe Bylykbashin: Reforma zgjedhore të rrisë transparencën në financimin e partive dhe të parandalojë keqpërdorimin e burimeve shtetërore
Përmes rrjeteve sociale, Gonzato bën me dije se në fokus të takimit ishte puna e komisionit në javët në vijim, ndërsa thekson rëndësinë e reformës zgjedhore për të rritur transparencën në financimin e partive politike, për të garantuar pavarësinë e administratës zgjedhore dhe për të parandaluar keqpërdorimin e burimeve shtetërore.
25 Shkurt, 15:28 -
-
Përkujtohet 4-vjetori i nisjes së luftës, Ristani: Tirana qëndron me Ukrainën, ashtu siç ka qëndruar që nga dita e parë
Foto: Anuela Ristani gjatë ceremonisë përkujtimorePërpara Bashkisë së Tiranës u zhvillua sot ceremonia përkujtimore me rastin e 4-vjetorit të nisjes së sulmeve ndaj Ukrainës ku
24 Shkurt, 15:11 -
Ukraina në luftë prej 4 vitesh, Gonzato: Paqja është kritike, do të ketë presion diplomatik! Ambasadori Shkurov: Kërkojmë paqe afatgjatë
Ambasada e Ukrainës në Tiranë ka zhvilluar një ceremoni përkujtimore për të nderuar viktimat nga sulmet ruse si dhe për të shprehur solidaritet, në 4-vjetorin e nisjes së luftës. Në ceremoni morën pjesë ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato dhe ambasadori i Ukrainës, Volodymyr Shkurov.
24 Shkurt, 14:27 -
Gonzato takim me Maznikun dhe Boçin: Reforma Territoriale të jetë gjithëpërfshirëse dhe transparente
Po ashtu në postimin e Delegacionit të BE-së në Shqipëri thuhet se është me rëndësi që pushteti vendor të ketë financim të mjaftueshëm, në mënyrë që të sigurojë autonominë e nevojshme në vendimmarrje.
23 Shkurt, 18:45 -
-
Gonzato: Sulmet e politikanëve ndaj SPAK nuk duhet të vazhdojnë! Po monitorojmë propozimet e PS për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale
Ambasadori Silvio Gonzato e vlerëson punën e SPAK, një ndër institucionet e drejtësisë ku Bashkimi Europian ka investuar më së shumti në Shqipëri. Gjithashtu shprehet se nisma ligjore për ndryshimin e nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale po vëzhgohet imtësisht.
20 Shkurt, 09:35 -
Rasti Balluku? McAllister: Test kritik në luftën kundër korrupsionit! Jo vetëm çështje ligjore, por edhe përgjegjshmëri politike
Nga rasti Balluku te përparimi i vendit në bisedimet për anëtarësim, nga protestat e dhunshme të opozitës te takimi i munguar me Berishën. Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, David McAllister ishte i drejtpërdrejtë në mesazhet e tij, ndërsa në përfundim të vizitës në Tiranë, preku një gamë të gjerë çështjesh delikate të jetës politike në Shqipëri.
18 Shkurt, 15:38 -
Fondi Social 2026 për shtresat vunerabël, 65 mijë përfitues! Fonde 12 bashkive, Rama: Vëmendje familjeve në nevojë! Gonzato: Të rishikohet legjislacioni
14 shërbime do t’u ofrohen shtresave në nevojë, përmes fondit social që do t’u jepet bashkive e që për 2026-ën ka pësuar rritje 17%. Kryeministri Rama kërkoi më shumë vëmendje nga bashkitë ndaj shtresave vulnerabël, ndërsa ambasadori i BE-së Silvio Gonzato kërkoi ndryshimin e ligjit për përkujdesjen sociale.
11 Shkurt, 10:53 -
‘Fondi Social 2026’, Gonzato: Shqipëria ka marrë 100 mln euro për të mbështetur zhvillimet e kapitalit njerëzor! Duhet harmonizim i legjislacionit me atë të BE
Gonzato tha se mirëqenia sociale është një ndër kriteret kryesore për anëtarësimin në BE, ndërsa foli për nevojën e harmonizimin e legjislacionit shqiptar me atë evropian lidhur me përkujdesjen sociale.
11 Shkurt, 10:41 -
Balla takim me ambasadorin e BE-së, Silvio Gonzato: Reforma zgjedhore dhe territoriale, kyçe për integrimin europian
Në fokus të takimit ishte agjenda e ngjeshur ligjvënëse e këtij sesioni, ku parashikohet shqyrtimi i një numri të madh projektligjesh, si edhe avancimi i dy reformave të rëndësishme, Reformës Zgjedhore dhe Reformës Territoriale.
20 Janar, 17:17 -
Ambasadori Gonzato: Bullizmi kibernetik kërcënim në rritje për fëmijët
Në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të Delegacionit të BE në Shqipëri, Gonzato paralajmëroi se bullizmi online po ndikon drejtpërdrejt në shëndetin mendor të fëmijëve dhe në ndjenjën e tyre të sigurisë, duke sjellë pasoja afatgjata në zhvillimin dhe mirëqenien e tyre.
17 Janar, 21:41 -
Stoku i dosjeve në gjykata/ Eugen Beci për Report Tv: Jemi në prag të kolapsit, të lejohen disa avokatë të bëhen gjyqtarë! Kodi i ri penal katastrofë
Ish-prokurori tha se zgjidhje për të plotësuar vakancat, përveç rekrutimeve të magjistratëve të rinj, është dhe bërja e disa rregullimeve ligjore duke lejuar një kategori të caktuar avokatësh, të bëhen gjyqtarë.
14 Janar, 14:28 -
“S’ka kohë për të humbur”- Ambasadori i BE në Shqipëri: Dosjet nëpër gjykata janë stok, të shtohet numri i gjyqtarëve e prokurorëve, si dhe i asistentëve të tyre ligjorë
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, është shprehur se Shqipërisë i duhen më shumë gjyqtarë e prokurorë, si dhe asistentë ligjorë për ta. Komentet Gonzato i bëri në aktivitetin KONFERENCA KOMBËTARE "Cilësia e Drejtësisë në Shqipëri", ku u mblodhën s&a
12 Janar, 10:16