-
Maliq/ Nis zhbllokimi i rrugës Lozhan-Mesmal, prej 5 ditësh 4 fshatra të bllokuar nga rrëshqitja e gurëve
Në Bashkinë Maliq kanë nisur këtë të mërkurë punimet për zhbllokimin e rrugës Lozhan–Mesmal, e cila prej pesë ditësh ka qenë e pakalueshme si rezultat i rrëzimit të gurëve dhe dherave.Ekipet e Emergjencave Civile po punojnë për të rikthyer qarkullimin normal dhe
26 Nëntor 2025, 14:14 -
Moti i keq/ Lagjia Besëlidhja në Lezhë 'pushtohet' nga uji, rrëshqitja e dherave bllokon aksin Peshkëpi-Vllahinë-Poçem në Vlorë
Reshjet e shiut kanë krijuar sërish probleme në disa zona. Blloku i banimit në Lezhë u 'zgjua' nën 'pushtetin' e ujit. Trafik në qytet. Në Vlorë, u bllokua aksi Peshkëpi-Vllahinë-Poçem nga rrëshqitja e dherave. Rënie gurësh në disa akse edhe në Kukës.
26 Nëntor 2025, 13:42 -
Vlorë/ Rrëshqitja e dherave bllokon aksin Peshkëpi-Vllahinë-Poçem, pengohet qarkullimi i automjeteve
Rreshjet e dendura kanë shkaktuar probleme në zonën e Vllahinës në Vlorë, ku rrëshkitjet e dherave kanë bllokuar për rreth 45 minuta aksin që lidh fshatin Peshkëpi me Vllahinën dhe Poçemin. Segmenti është i pakalueshëm për automjetet, duke krijuar trafik dhe penguar lëvizjen e banorëve t&
26 Nëntor 2025, 13:19 -
Moti i keq shkakton rënie gurësh në disa segmente rrugore në qarkun e Kukësit! Zonat e thella malore nën pushtetin e dëborës
Qarku Kukës vijon të jetë i përfshirë nga reshjet e dendura të shiu. Për shkak të kushteve atmosferike, në akset rrugore nacionale vazhdojnë të shfaqen problematika të rënies së gurëve, dherave dhe inerteve, duke kërkuar ndërhyrje të vazhdueshme nga ekipet e mirëmbajtjes.
26 Nëntor 2025, 12:34 -
Reshjet e shiut krijojnë sërish probleme në lagjen 'Besëlidhja' në Lezhë, prezenca e ujit shkakton trafik e kaos në qytet
Niveli i ujit ka arritur deri në 40 centimetra, duke bllokuar hyrjet e pallateve dhe duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve. Në disa zona të qytetit, është krijuar edhe trafik.
26 Nëntor 2025, 08:26 -
Përmbytjet/ 700 krerë bagëti e 2 mijë shpendë u mbytën në Sarandë! Nis verfikimi dëmeve në Lezhë, 300 ha ende në ujë
Dëmet e përmbytjeve në Sarandë kapin shifra alarmante thotë drejtuesi operacional i emergjencave Jolio Dine. 700 krerë bagëti dhe 2 mijë shpendë janë mbytur. Në Lezhë, ende rreth 300 hektarë është nën ujë, ndërsa ka nisur verifikimi në terren
25 Nëntor 2025, 20:26 -
Dimal/ Prodhimet e serave shkuan në lumë, banorët: Miliona lekë humbje! Asnjë institucion nuk ka ardhur për vlerësimin e dëmeve
Gjashtë ditë pas përmbytjeve, në Çiflik dhe Arrëz të bashkisë Dimal panorama mbetet e trishte. Sera të shkatërruara, tokë bujqësore te mbuluar nga llumi dhe banesa te demtuara. Banorët flasin për humbje kolosale ne miliona leke dhe mungesë të plotë të mbështetjes nga institucionet.
25 Nëntor 2025, 16:54 -
Dëmet natyrore, shteti u ka 2 milionë euro borxh qytetarëve pa llogaritur përmbytjet e fundit! Emergjencat kërkojnë para shtesë
Banorët e prekur nga përmbytjet akoma nuk po shohin në terren punonjës shteti që po llogarisin dëmet. Kreu i Emergjencave Civile ishte në Kuvend, ku ju tha deputetëve se shteti ju ka borxh qytetarëve gati 2 milionë euro nga dëmet e fatkeqësive të shkuara. Rrezik i lartë vijon të paraqesë jugu, kryesisht Saranda, Delvina e Finiqi, ku shirat në ditët në vijim do të vazhdojnë.
25 Nëntor 2025, 15:59 -
Ministri Salla: Ngritja e pritës provizore ka ndalur depërtimin e ujit në fushën e Maliqit, po punojmë për mbylljen e çarjes së argjinaturës së Devollit
Në zonën e prekur janë shtuar mjetet e rënda dhe kapacitetet logjistike, ndërsa po vendosen masivisht gurë dhe materiale të tjera mbushëse për të garantuar stabilizimin e argjinaturës.
24 Nëntor 2025, 17:44 -
-
Përmbytjet/ Pilku: Dëmi përllogaritet deri në 100 mln euro! Ceko: Ka urbanizim të pakontrolluar! Buxheti? Duhet të paktën 120 mln euro në vit
Pilku theksoi se dëmet e deritanishme mund të shkojnë deri në 100 mln euro në rang vendi. Ceko theksoi se buxheti për vitin 2026 për kullimin, zjarret dhe pyjet nuk mjafton, por shtoi se do të duhen të paktën 120 mln euro për të gjitha problematikat.
24 Nëntor 2025, 14:36 -
Përmbytjet në Lezhë/ Barbulloja dhe Rrila prej 6 ditësh nën ujë! Shërbimet sociale vijojnë me shpërndarjet e ndihmave për banorët e prekur
Pavarësisht rënies së nivelit të ujit pas mbylljes se argjinaturës së Lagunës së Vainit, situata e krijuar nga përmbytjet në Lezhë mbetet e vështirë.Kryesisht në Njësitë Administrative Shënkoll dhe Kolsh (Barbullojë dhe Rrilë) ka ende banesa të
24 Nëntor 2025, 12:45 -
Reshjet/ Vijon puna për përforcimin e argjinaturës së lumit Drojë në qarkun e Lezhës! Aksi Rreshen-Bukmirë nën monitorim, ka segmente me rrezik shembje
Edhe pse vijon të jetë nën ndikimin e reshjeve të dobëta të shiut, në qarkun e Lezhës kemi një përmirësim të situatës. Niveli i ujit në sipërfaqet bujqësore ka filluar të tërhiqet, te
24 Nëntor 2025, 11:46 -
Shembja e argjinaturës/ Barbulloja e Rrila e Lezhës 6 ditë nën ujë, shpërndahen ndihma për banorët! Aksi Qukës- Qafë Plloçë ende i bllokuar
Situata e krijuar nga përmbytjet në Lezhë mbetet e vështirë, kryesisht në Barbullojë e Rrile, ku ka ende banesa të rrethuara nga uji. 500 ha tokë të përmbytura. Po punohet për largimin e inerteve në aksin Qukës- Qafë Plloçë.
24 Nëntor 2025, 11:46 -
-
-
Moti i keq/ Përmirësim i situatës në Fier, ulet niveli i Vjosës dhe Semanit, tërhiqen ujërat nga tokat bujqësore
Situata problematike është raportuar dhe qarkun e Fierit, ndërsa sipas përditësimeve të fundit, situata është drejt përmirësimit. Niveli i lumit të Vjosës, Semanit dhe Shkumbinit është në rënie ndërsa ujërat kanë filluar të tërhiqen dhe nga tokat bujqësore.
23 Nëntor 2025, 07:39 -
50 pako ushqimore dhe 1 ton miell nga rezervat e shtetit dërgohen në Pogradec, shpërndahen nesër për familjet e dëmtuara nga përmbytjet
50 pako ushqimore dhe 1 ton miell kanë mbërritur nga rezervat materiale të shtetit pas kërkesës së bashkisë Pogradec. Ndërkohë shpërndarja do të fillojë mëngjesin e nesërm për familjet të cilat u dëmtuan nga vërshimi i ujërave në banesat e tyre.Ndërkohë në qytetin
22 Nëntor 2025, 19:05 -
Moti i keq, FOTOT e Reuters nga Saranda: Fermerit i mbyten të paktën 250 dele në stallë
Fotografi i Reuters, Florion Goga, ka publikuar disa foto nga dëmi kolosol që moti i keq me shi të dendur dhe intensiv i ka shkaktuar një fermeri në Sarandë, të cilit i janë mbytur qindra del
22 Nëntor 2025, 17:39 -
Vendi i përfshirë nga shi i dendur, në Shkodër nis dhe dëbora (VIDEO)
Ndërkohë që reshje intensive shiu kanë përfshirë mbarë vendin, në Shkodër kanë nisur dhe reshjet e parë të dëborës. Report Tv sjell pamjet nga zona e Qafë Thorës, në segmentin Bogë-Theth, ku borëpastrueset po punojnë për çlirimin e rrugës nga dëbora.
22 Nëntor 2025, 17:13
