-
Rimbursimi DIVA, Malaj jep shifrat: 39,965 individë kanë përfituar deri më tani
Gjatë konferencës për shtyp, ministri i Financave Petrit Malaj u ndal edhe te rimbursimi i tatimit përmes platformës DIVA, nga i cili kanë përfituar deri tani 39,965 individë."Personat që janë rimbursuar deri tani janë individët të cilët kanë rezultuar me tatim të mbipaguar, si dhe familjet
28 Korrik, 12:08 -
Administrata Tatimore dhe Doganore kanë falur deri më tani 416 mln euro detyrime e gjoba të bizneseve
Me mijëra biznese janë çliruar nga detyrimet që kanë pasur në administratën tatimore apo doganore ndër dekada. Ministri i Financave njoftoi se nga falja e detyrimeve më të vjetra se 10 vjet, nga Administrata Doganore kanë përfituar 264 operatorë ekonomik, të cilëve u është falur 505.4 milionë lekë.
28 Korrik, 11:57 -
Kompensimi 10% i TVSH-së, 2,397 aplikime nga fermerët deri më tani! Malaj apel grumbulluesve: Lëshoni autofatura
Vijon procesi i aplikimit online të fermerëve për përfitimin e kompensimit 10% përmes autofaturës për shitjet e produkteve të tyre bujqësore. Ministri i Financave Petrit Malaj bëri me dije se deri më tani kanë aplikuar për kompensimet 2,397 fermerë. Procesi përfundon në fund të dhjetorit dhe fermerët pritet të p&eu
28 Korrik, 11:55 -
Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, Malaj: Deri më tani buxheti ka përfituar 50 mln euro
Rreth 50 milionë euro janë arkëtuar deri tani në buxhetin e shtetit nga procesi i rivlerësimit të pasurive të paluajtshme. Kjo është shifra që bëri publike ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatë prezantimit të rezultateve të gjashtëmujorit të parë të vitit.
28 Korrik, 11:50 -
Më shumë të ardhura se shpenzime, sufiçiti 563 mln euro! Raporti janar-qershor, institucionet lënë pa shpenzuar 102 mln €
Të ardhurat nga taksat dhe tatimet vijojnë të rriten më shpejt se shpenzimet, duke bërë që buxheti i shtetit të mbyllet me një suficit prej 563 milionë eurosh në gjashtëmujorin e parë të vitit. Ndërkohë, institucionet nuk realizuan të gjitha shpenzimet e planifikuara, kryesisht për shkak të moszbatimit të plotë të shpenzimeve korrente.
26 Korrik, 17:05 -
Borxhi publik i vendit ulet në 49.02% të prodhimit kombëtar, Malaj: Rënie me 21% në 5 vitet e fundit
Ministria e Financave thotë se borxhi publik i vendit ka zbritur në 49% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Sipas të dhënave, në total borxhi përllogaritet 1.3 trilionë lekë, nga 1.4 trilionë që ishte vjet. Ministri i financave thotë se brenda 5 vitesh borxhi ka rënë me 21% si rezultat i menaxhimit më të mirë fiskal.
24 Korrik, 17:30 -
Rishikimi i buxhetit merr ‘ok’ në komisione! Malaj: Indeksimi i pensioneve në 2027-ën do bëhet në prill, fatura e rindërtimit deri më tani 1.2 mld euro
Komisionet parlamentare kanë miratuar aktin normativ të rishikimit të buxhetit, që garanton indeksimin e pensioneve, financimin e mbrojtjes, shëndetësisë dhe mbështetjes sociale. Gjatë diskutimeve Ministri i Financave, Petrit Malaj, mohoi se rritja e të ardhurave ka ardhur prej inflacionit të lartë, ndërsa bëri të ditur se kostoja e rindërtimit ka arritur në 1.2 miliardë euro.
21 Korrik, 14:46 -
Mospagimi i kësteve të tatim-fitimit, Tatimet shqyrtojnë rikthimin e penalitetit 10% për bizneset
Ky rishikim lidhet me faktin se është konstatuar një rënie e të ardhurave nga tatim fitimi, që nuk vlerësohet se është në lidhje me situatën reale të bizneseve, duke gjykuar nga ecuria e shitjeve dhe të ardhurave nga tatimi mbi vlerën e shtuar.
21 Korrik, 09:21 -
Pr.ligji/ Platformat digjitale do raportojnë në tatime të ardhurat që marrin personat që japin prona apo makina me qira! Luftë evazionit të ekonomisë online
Projektligji i ri i Ministrisë së Financave detyron platformat digjitale të raportojnë të ardhurat e përdoruesve që japin me qira prona, mjete transporti apo shesin mallra. Nisma synon të luftojë evazionin fiskal në ekonominë digjitale, duke u dhënë autoriteteve tatimore mundësi të verifikojnë të ardhurat e realizuara përmes këtyre platformave, dhe nëse janë paguar detyrimet tatimore.
20 Korrik, 16:11 -
Shqipëria, drejt rregullimit të tregut të kripto-valutave! Pr.ligji: Tatimet përgjegjëse, raportim çdo vit
Transaksionet me kripto-asete do të përfshihen në sistemin e shkëmbimit automatik të informacionit tatimor ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Evropian. Një projektligj i ri, i hartuar në përputhje me direktivat evropiane, vendos detyrime të zgjeruara për platformat dhe operatorët që kryejnë shkëmbime ose transferime kripto-asetesh për klientët.
19 Korrik, 14:21 -
Janar-qershor 2026/ Rriten me 12.2 % të ardhurat buxhetore në Shqipëri krahasuar me një vit më parë, shpenzimet arrijnë në rreth 357.8 miliardë lekë!
Ministria e Financave ka publikuar performancën paraprake të të ardhurave dhe shpenzimeve për periudhën Janar-Qershor 2026, ku rezulton se të ardhurat buxhetore kanë arritur në 410.6 miliardë.
16 Korrik, 17:05 -
Qeveria rishikon kuadrin makroekonomik/ Në 2027-ën vendi del në tregjet e huaja, do kërkojë eurobond 650 mln euro (VIDEO)
Pas ‘pushimit’ këtë vit pasi financimi i nevojshëm po sigurohet në tregun e brendshëm, në 2027-ën është planifikuar dalja e radhës në tregjet e kapitalit për të marrë përsëri 650 milionë euro, e që do të përdoret kryesisht për të shlyer borxhin në valutë dhe sidomos eurobondet ekzistuese.
12 Korrik, 13:32 -
Kompensimi 10% i TVSH-së, fermerët pritet të përfitojnë 13.8 mln euro për shitjet gjatë 6 muajve të parë të vitit! Malaj bën thirrje për aplikim (VIDEO)
Ministri i Financave, Petrit Malaj, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, zhvilloi një vizitë në Lushnje dhe në Fier, për të ndjekur nga afër zbatimin e skemës së kompensimit të fermerëve në masën 10% të TVSH për shitjet e produkteve të tyre bujqësore.
11 Korrik, 12:16 -
Strategjia/ Lehtësi fiskale e sportel i vetëm për diasporën, parashikohet ngritja e një regjistri! Prioritet investimet e ekspertiza
Qeveria ka hedhur për konsultim publik Strategjinë Kombëtare për Diasporën 2026–2030, e cila synon të forcojë lidhjet e shtetit me shqiptarët që jetojnë jashtë vendit dhe t'i përfshijë ata më shumë në zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendit.
6 Korrik, 14:55 -
Euro bie në 93 lekë, raporti: Në 2025-ën buxheti humbi 100 mln € nga kursi i këmbimit
Valutat po njohin një rënie të fortë edhe përgjatë këtij viti. Euro ka prekur nivelin prej 93 lekë në dy ditët e fundit, dhe gjasat janë që zhvlerësimi të vijojë për shkak të sezonit veror. Kursi i këmbimit po dëmton eksportuesit por njëkohësisht ka goditur buxhetin e shtetit me 100 milionë euro humbje në 2025-ën.
24 Qershor, 17:42 -
-
Unioni i sindikatave protestë para Ministrisë së Financave, kërkojnë paga më të mira dhe më shumë investime në shërbimet publike
Unioni i Sindikatave ka dalë këtë të martë në protestë para Ministrisë së Financave, në kuadër të protestave që prej 24 ditësh po mbahen para Kryeministrisë.
23 Qershor, 10:50 -
Projektligji/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin! Kush ka 2 ose më shumë banesa paguan më shumë
Nga viti 2029 qytetarët shqiptar do të paguajnë dy deri në katër herë më shumë taksë mbi pronën. Përmes projektligjit ‘Për Pasuritë e Paluajtshme’ qeveria synon të rrisë nivelin e taksimit për pronat, e për pasojë buxheti i shtetit të fitojë më shumë para. Risia tjetër është tatimi më i lartë që do të paguajnë ata qytetarë që kanë në pronësi 2 ose më shumë banesa.
22 Qershor, 16:39 -
-
Reforma e re/ Taksa e pronës do rritet deri në katërfishim, kush ka më shumë se 1 banesë do të paguajë 50% më shumë
Sa më e shtrenjtë të jetë prona aq më e lartë taksa, dhe sa më në qendër të jetë aq më shumë do të paguhet. Përveçse taksimi do të bëhet në bazë të vlerës që ka prona në treg, do të ndryshojë edhe tarifa, nga 0.05% që është aktualisht në 0.1% -0.2% e vlerës së saj.
17 Qershor, 17:33