-
-
Çela: Rritet kultivimi i kanabisit në 4 qarqe, asnjë dokument nga policia për shkaqet, informaliteti pengesë për të hetuar pastrimin e parave
Kultivimi i kanabisit vazhdon të rritet në 4 qarqe të vendit, si Kruja, Vlora, Shkodra dhe Gjirokastra. Kryeprokurori Olsian Çela u shpreh në Komisionin e Ligjeve se mungon bashkëpunimi me Policinë e Shtetit. Nivelin e lartë të informalitetit në vendin tonë e quajti pengesë për hetimin e pastrimit të parave.
11 Maj 2020, 17:07 -
-
-
-
Deputetët që dolën kundër dënimit me 10 vjet të burrave që rrahin gratë, kundër edhe gjyqtarët dhe Avokatja e Popullit
Debatet për nenin 130/a të Kodit Penal, Fatmir Xhafaj: Si mund ta dënojmë prindërin me 10 vjet burg se qëllon dy herë me pëllëmbë fëmijën?! Relatorja Vasilika Hysi: Ashpërsimi i dënimit nuk parandalon dhunën në familje.
16 Prill 2020, 14:54 -
Shpëtojnë burrat, bie dënimi me 10 vite burg për rrahjen e grave! 'Ligjet' rrëzojnë propozimin e dy deputeteve të PS
Komisioni i Ligjeve korrigjon projektligjin për ndryshimin e Kodit Penal, ul dënimin maksimal për dhunën në familje nga 10 vite që ishte propozuar në 5 vite burg, ndryshimet dhe dënimet e reja që do votohen sot në Parlament.
16 Prill 2020, 09:00 -
-
-
Raporti/ Kuvendi pro mbylljes së aktiviteteve, ndalimit të lëvizjeve në këmbë, me biçikleta dhe masave të tjera kundër COVID-19
Komisioni i Ligjeve raport për Parlamentin: Të miratohen të aktet normative të qeverisë për masat për kufizimin e përhapjes së infeksionit të shkarkuar nga virusi COVID-19, plotësojnë elementët e nevojës dhe urgjencës
1 Prill 2020, 13:54 -
Ligji për pronat, Lame: Legalizohen të gjitha ndërtesat, regjistrohen tokat bujqësore
Pas kontestimeve nga ish pronarët dhe kritikave nga Komisioni i Venecias, qeveria ka ndryshuar tërësisht projektligjin për procedurat kalimtare të pronësisë. Projektligji i ri synon që të regjistrohen të gjitha tokat bujqësore në vend, si dhe legalizimin e të gjithë banesave të palegalizuara në vend. Sipas drejtorit të Kadastrës Artan Lame, nëse banesa nuk legalizohet, qytetari do të përfitojë banesë sociale ose do të kompensohet.
3 Mars 2020, 17:01 -
Emërimi në Kushtetuese/ PS-ja tërhiqet nga betimi i Vorpsit dhe nxjerr jashtë loje Metën, gjyqtarët në dorë të ILD-së, për 3 ditë vendimi
Socialistët kanë hequr dorë nga betimi i Arta Vorpsit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, pasi teksa miratuan ndryshimet në dy ligjet e rëndësishme të reformës në drejtësi, ata hoqën dorë nga neni dy me fuqi papavepruese. Ndërkohë, i dhanë kompetenca Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë për të ndërhyrë kur për një gjyqtar ka akuza të besueshme.
6 Shkurt 2020, 11:46 -
Agjencia e Shpronësimeve me fond të posaçëm, Balluku: Do të heqë burokracitë! Xhafaj: Uroj mos të përfundojë si Kadastra
Edhe komisioni i ligjeve ka miratuar ditën e sotme projektligjin për shpronësimet, duke mbështetur krijimin e Agjencisë Shtetërore të Shpronësimeve. Ministrja Balluku tha në komision se pronarët do të shpronësohen me këste nëse vlera e pronës së tyre është tepër e lartë. Ndër të tjera ajo shtoi se fondi që do ti akordohet Agjencisë së Shpronësimeve është në vlerën e mbi 14 milionë euro. I vetmi zë skeptik në komision ishte Fatmir Xhafaj.
29 Janar 2020, 18:59 -
'Ligjet' kalojnë amnistinë, përfshihen edhe të dënuarit deri më 31 dhjetor 2019!
Komisioni i Ligjeve ka miratuar në mbledhjen e sotme vendimin e qeverisë për amnistinë, më një ndryshim. Efekti i amnistisë do të përfshijë të gjithë kategoritë që përfitojnë dhe që janë dënuar deri më datë 31 dhjetor i viti që lamë pas.
23 Janar 2020, 11:26 -
Komisioni i Ligjeve miraton paketën Anti-shpifje
Edhe pse kjo paketë ka pasur kundërshtime të forta për këtë paketë, ku disa prej përfaqësuesve të mediave online e kanë cilësuar si kufizimi të lirisë, duket se qeveria është e vendosur për ta miratuar në seancën e 19 dhjetorit.
16 Dhjetor 2019, 11:02 -
Buxheti i 2020 merr miratimin e 'Ligjeve'/ Denaj: 4 prioritetet dhe objektivat
Deputeti Bashkim Fino, i cili ishte dhe relator i Projektbuxhetit, vlerësoi mbështetjen buxhetore për Reformën në Drejtësi dhe Arsim, të cilat do kenë një impakt të ndjeshëm te qytetarët gjatë vitit të ardhshëm.
14 Nëntor 2019, 15:44 -
-
21 janari festë zyrtare/ Debate në Komisionin e Ligjeve, Manja përplaset me Alimadhin! Hyseni: Na rëndon buxhetin (VIDEO)
21 janarin e 1920-ës, dita kur u Mblodh Kongresi i Lushnjës në të cilin u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë është kthyer në temë debati në Komisionin e Ligjeve, ku të pranishmit janë shprehur pro dhe kundër shpalljes së kësaj date si festë Kombëtare.
31 Tetor 2019, 11:22 -
Shkollimi dhe përfshirja në politikë/ Kandidatet për Kushtetuese në 'testim' para Komisionit të Ligjeve (VIDEO)
Ka nisur mbledhja në Komisionin e Ligjeve, lidhur me vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese ku prezentë do të jenë edhe 3 kandidatët për plotësimin e vendeve vakante: Arta Vorpsi, Fiona Papajorgji dhe Elsa Toska.
29 Tetor 2019, 10:29 -
Rrëzohet mes debatesh dekreti i Metës për Kodin Penal, Dervishaj: S'funksionon Kushtetuesja!
Diskutime të shumta dhe debat ka patur ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve për kthimin ligjit për ndryshimin e Kodi të Penal. Ndërkohë dekreti i Metës për Kodin Penal u rrëzua me 8 vota pro dhe 2 kundër.
6 Shtator 2019, 11:48
