-
Debatet për figurën e Xhafer Devës! Ambasadori gjerman e konsideroi 'bashkëpunëtor të nazistëve', pezullohet projekti për restaurimin e shtëpisë së tij! BE-UNDP: Ndjesë për çdo ofendim të paqëllimshëm
Bashkimi Evropian dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) thanë se është pezulluar projekti për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë të Jugut. Ky vendim vjen pas kundërshtimeve për restaurimin e shtëpisë së Devës, figura e të cilit është lidhur me krimet që kryen nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde e ka cilësuar Xhafer Devën si “bashkëpunëtor të ngushtë të nazistëve”.
8 Shkurt 2022, 21:23 -
Të enjten votohet zgjatja e afateve të vettingut, ministrja thirrje opozitës: Ta votojë çdo deputet, reforma në drejtësi është pa kthim
Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i ka bërë thirrje opozitës që të votojë pro ndryshimeve kushtetuese për zgjatjen e afateve të vettingut në seancën parlamentare të ditës së enjte. Teksa thekson votën pro të mazhorancës, Spiropali i kërkon çdo deputeti në
8 Shkurt 2022, 19:05 -
Të enjten ndryshimet kushtetuese në seancë plenare, SHBA-BE thirrje deputetëve: Votoni zgjatjen e afateve të vettingut, s'është çështje partiake
Delegacioni i BE në Shqipëri e ambasada e SHBA deklaratë për zgjatjen e afateve të vettigut. Teksa nënvizojnë se reforma në drejtësi po jep rezultate ata kërkojnë që të votohet zgjatja e afateve të vettingut, ndryshime kushtetuese këto të propozuara nga mazhoranca. Kujtojmë se votimi është parashikuar të bëhet ditën e enjte në seancë plenare.
8 Shkurt 2022, 17:17 -
Integrimi në BE/ Rama 'thumba' Sorecës: Vetëm në Napoli s’ka burokraci, mund të bëhemi dhe ne si ta dhe Brukseli të vazhdojë punën e vet
Në krah të ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca, kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer "thumbat" lidhur me rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kreu i qeverisë u shpreh se kjo rrugë po mbetet "peng" i burokracive, megjithatë theksoi se vendi është i palëkundur në qëndrimin e tyre që e ardhmja e Shqipërisë është integrimi në BE.
8 Shkurt 2022, 11:42 -
Sfidat e energjisë, Blinken: SHBA e angazhuar të ndihmojë Evropën! Lavdëron Shqipërinë dhe Kosovën: Kanë ndërtuar treg të përbashkët
Shtetet e Bashkuara thonë se do të bëjnë të gjitha përpjekjet për të ndihmuar Evropën për t’u furnizuar me energji në kushtet e shqetësimeve mbi furnizimet nga Rusia dhe krizën e lidhur me Ukrainën. Sekretari amerikan i Shtetit e shprehu këtë angazhim të hënën, gjatë takimit të Këshillit SHBA-BE për energjinë në Uashington.
7 Shkurt 2022, 21:49 -
Lajçak dhe Escobar në Kosovë: Të vijohet dialogu me Serbinë
I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, kanë vazhduar të martën vizitën në Kosovë me takime me përfaqësues të partive opozitare.
1 Shkurt 2022, 17:03 -
ANALIZA: Qëndrimi i paqartë i Gjermanisë, po e dëmton unitetin e Perëndimit përballë Rusisë
Kjo është një çështje serioze pasi si shteti anëtar më i rëndësishëm në Bashkimin Evropian, Gjermania duhet të luajë një rol kyç në përpjekjet për zgjidhjen e krizës aktuale. Por ndërkohë ajo është shumë larg përmbushjes së kësaj përgjegjësie
31 Janar 2022, 13:49 -
Përpara se të reformojë Ballkanin, BE duhet të zgjidhë problemet e saj me sundimin e ligjit
Sipas raportit, fluksi i parave të BE-së ka pasur “pak ndikim”, sa i përket problemeve serioze që shqetësojnë vendet e Ballkanit, duke përfshirë korrupsionin e shfrenuar dhe ndërhyrjet e politikës në sistemet e tyre gjyqësore
31 Janar 2022, 09:12 -
-
Ballkani, larg përshtatjes me politikat e jashtme të BE-së
Në kohën kur në strukturat e Bashkimit Evropian po bëhen përgatitjet për sanksione ndaj Rusisë, në rast të agresionit të ri në Ukrainë, është aktualizuar edhe një herë çështja e përshtatjes së partnerëve të BE-së me politikën e saj të jashtme dhe sidomos me masat ndëshkuese.
30 Janar 2022, 09:42 -
-
-
EMA jep dritën jeshile për përdorimin e pilulës Pfizer
Rregullatori i barnave i Bashkimit Evropian i ka dhënë dritën jeshile pilulës së Pfizer kundër koronavirusit. Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka theksuar se pilula do përdoret vetëm për personat e moshuar të cilat janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
27 Janar 2022, 16:59 -
Mblidhen liderët e BE-së, zotohen të luftojnë rritjen e antisemitizmit
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian u zotuan të mërkurën se do të luftojnë rritjen e antisemitizmit dhe mohimit të Holokaustit të dëshmuar gjatë pandemisë së koronavirusit, në prag të përkujtimeve vjetore të çlirimit të Aushvicit.
26 Janar 2022, 21:43 -
Raporti i Transparency International, Basha: Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme, Shqipëria do të mbetet një nga vendet më të korruptuara në botë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se pa zgjedhje të lira dhe të ndershme Shqipëria do të mbetet një nga vendet më të korruptuara në botë. Duke ju referuar një raporti të Transparency International, Basha thekon se zgjedhjet e lira duhet të jenë qëllimi i gjithë shqiptarëve që ardhmja e tyre t&
26 Janar 2022, 12:56 -
Pas Murit të Berlinit, pse Evropa e ka pasur të vështirë të kapërcejë ndarjet e saj?
Shembja e Murit të Berlinit në vitin 1989 hodhi themelet për lindjen e institucioneve të reja, shteteve të reja, dhe në disa raste edhe konflikteve të reja. Në më shumë se 3 dekada që nga ribashkimi i Gjermanisë dhe rënia e Bashkimit Sovjetik, Bashkimi Evropian ka marrë një formë më të plotë,por ka përjetuar rrugës jo pak vështirësi.
26 Janar 2022, 12:51 -
-
Borrell e konfirmon: Escobar dhe Lajçak javën e ardhshme vizitë në Kosovë dhe Serbi
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell konfirmoi se javën e ardhshme në Kosovë dhe Serbi do të qëndrojë i dërguari i posaçëm për dialogun, Mirosllav Lajçak dhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
25 Janar 2022, 19:19 -
-
Takimi virtual mes liderëve evropian dhe NATO-s për Ukrainën, SHBA vendos në gatishmëri 8500 trupa
Rreth 8,500 trupa amerikane janë vënë në gatishmëri të shtuar në SHBA në rast se NATO aktivizon Forcën e saj të Reagimit ose nëse situata e sigurisë në Evropë përkeqësohet më tej, ka thënë Pentagoni
25 Janar 2022, 02:24
