-
Grabisnin në seri banesat në Luksemburg, arrestohen 2 shqiptarët! Operacioni edhe nga njësia FAST Albania
Dy shqiptarë të akuzuar për një sërë vjedhjesh në Luksemburg janë arrestuar në kuadër të një operacioni policor, ku mori pjesë edhe njësia shqiptare e FAST Albania, nën koordinimin e rrjetit ENFAST
18 Dhjetor 2024, 15:21 -
Rinas/ Ilaçe kontrabandë nga Jordania, arrestohen 5 kosovarët! Mbi 1 mln tableta në 14 çanta, përdoreshin edhe për përgatitjen e drogës! Kapen 300 mijë euro cash (EMRAT)
Goditet një rast i kontrabandës së sasive të mëdha të barnave, që kryesisht përdoreshin edhe për përgatitjen e lëndëve narkotike apo përzierjen e tyre para shitjes në doza. Vlera e medikamenteve shkon në miliona euro. U blenë në Jordani dhe destinacion final kishin Kosovën, do kaloheshin tranzit nga Rinasi. Paratë iu kapën të gjitha njërit prej të dyshuarve
17 Dhjetor 2024, 12:17 -
Durrës/ Rekrutonin vajza aziatike për prostitucion në Shqipëri, goditet grupi kriminal kinez! Një i arrestuar, 2 në kërkim dhe 7 vajza nën hetim (EMRAT+DETAJET)
Ky grup kriminal përfaqësohej në Shqipëri nga i arrestuari 50-vjeçar, i cili bënte menaxhimin dhe kontrollin financiar të shtetaseve kineze. Shumat e parave të përfituara i dërgonte tek 45-vjeçarja që jeton në Bahrein, e cila bënte ndarjen e parave: 25% të fitimit i merrte për vete, 35% i merrte grupi që drejtonte aktivitetin nga Vietnami dhe 40% i merrnin vajzat e rekrutuara, si pagë në bankë
17 Dhjetor 2024, 11:07 -
796 arrestime në aksion masiv të BE-së kundër krimit të organizuar, Europol: 442 armë të sekuestruara! Mes grupit edhe shqiptarë
Europol njoftoi sot se autoritetet e zbatimit të ligjit nga i gjithë kontinenti u mblodhën për Ditën e Veprimit të Përbashkët EMPACT në Evropën Juglindore (JAD SEE) 2024, ndërsa realizuan një operacion masiv për arrestimin e 796 personave, pjesë e krimit të organizuar.
13 Dhjetor 2024, 13:53 -
Shitën të dhënat personale të 18 mijë personave në SHBA, SPAK arreston 3 administratorët kosovarë të platformës 'RYDOX'! Njëri jetonte në Shqipëri, 7600 shitje dhe 230 mijë USD fitime
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, zyra e FBI, BKH dhe agjenci të tjera, godasin një nga rrjetet më të organizuara kriminale kibernetike, që sulmonte amerikanët duke u vjedhur të dhënat dhe shitur te të tjerët me qëllime përfitimi apo hakerimi ekonomik. Mbi 300 mijë informacione të vjedhura dhe tregtuara që nga 2016. SPAK këshillon qytetarët për kujdes kur 'lundrojnë' në internet
12 Dhjetor 2024, 17:13 -
Tiranë/ Grabitje, mashtrim, aksident me vdekje dhe dhunë në familje, 10 të arrestuar në 24 orë
Dhjetë persona janë arrestuar brenda 24 orëve të fundit në kryeqytet për krime të ndryshme, ku bien në sy ato të grabitjes, aksidentit me pasojë vdekje, vjedhjes, mashtrimit dhe dhunës në familje
12 Dhjetor 2024, 16:33 -
Tiranë/ Të kërkuar për drogë dhe korrupsion, arrestohen dy persona në pak orë! Një prej tyre i dënuar nga GJKKO
Policia e kryeqytetit ka ndaluar fillimisht një 33-vjeçar të akuzuar për prodhim e shitje droge, me masë “arrest me burg” nga Gjykata, kurse më pas edhe 26-vjeçarin e dënuar me 8 muaj burgim nga GJKKO, për ushtrim të ndikimit të paligjshëm
12 Dhjetor 2024, 15:51 -
Policia greke thellon hetimet për rrjetet shqiptare të drogës! Numrat e telefonave të bosëve të drogës, përgjimet në SKY ECC dhe lidhja me MATRIX
Policia greke po thellon hetimet mbi çështje që kanë të bëjnë me vrasjet, drogën, dhe trafikun e emigrantëve të parregullt pas zbulimit të komunikimeve përmes platformave të koduara “Sky ECC” dhe “Encrochat”, të zhvilluara në territorin e Greqisë. Edhe 15 shqiptarë në listën e dosjes me urdhër-arreste. EUROPOL zbërtheu ehde platformën 'Matrix'
9 Dhjetor 2024, 21:26 -
Durrës/ Tentuan të korruptonin efektivët e Rrugores për t'i shpëtuar ndëshkimit, në pranga 2 shoferët! (VIDEO)
Policia e Qarkullimit Rrugor Durrës njoftoi se i ka kapur dy drejtuesit gjatë patrullimeve në 24 orët e fundit, teksa kishin secili nga 10 dhe 12 masa administrative të mëparshme
9 Dhjetor 2024, 15:18 -
Fier/ Ktheu lokalin në ‘dyqan droge’, arrestohet banakierja që e shiste, në kërkim pronari! Nën hetim edhe kushëriri, u kap me 13 mijë euro cash
Operacioni “Drugs” çon në zbulimin e bazës së shitjes së drogës në ambientet e lokalit në lagjen “1 Maji”. 42-vjeçarja punonte si kameriere dhe banakiere, teksa u kap me hashash. Kushëririt të pronarit të arratisur i gjenden cash paratë që dyshohet se u fituan nga aktiviteti kriminal
8 Dhjetor 2024, 12:31 -
Durrës/ Kërkohej për shpërdorim të detyrës, arrestohet ish-juristi i Kadastrës! I ndaluar edhe dy herë më parë (EMRI)
Aksioni u krye nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare. Burime zyrtare konfirmuan se ndaj 46-vjeçarit, banues në Durrës, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm ka caktuar masën e sigurisë "arrest në burg", për veprën penale "shpërdorimi i detyrës".
4 Dhjetor 2024, 12:52 -
Tiranë/ Organizonin lojëra fati dhe baste sportive, 4 të arrestuar, 3 nën hetim
Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 4 persona të cilët merreshin aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambjenteve për vendosjen e baste sportive online, në zona të ndryshme të kryeqytetit
4 Dhjetor 2024, 10:28 -
Ngritën laborator kokaine në zemër të Belgjikës, goditet organizata shqiptare, 6 të arrestuar! Trafikonin, ekstraktonin dhe furnizonin Europën
Zëdhënësi i prokurorisë publike të Antwerp, Kristof Aerts, në një deklaratë për mediat tha se gjatë javës së kaluar u kryen 5 kontrolle dhe në kuadër të këtij operacioni u bë i mundur arrestimi i gjashtë personave shqiptarë, nga 22 deri në 57-vjeç. Zbulohen strategjia dhe teknikat e trafikimit të grupit. Aktiviteti afër portit, ku vinte edhe droga nga Amerika e Jugut
2 Dhjetor 2024, 16:28 -
Milano/ Goditet grupi italo-shqiptar i kokainës, 14 të arrestuar! Rekrutonin shqiptarë si ‘korrierë sezonalë’, u siguronin banesë, makinë dhe ushqim! Pas 3 muajsh... (VIDEO)
Antimafia finalizon fazën tjetër të operacionit të nisur që në muajin Shkurt të këtij viti. Arrestohen 8 shqiptarë dhe 6 italianë, zbulohet taktika e organizatës. “Kuajt” (punëtorët sezonalë) i merrte nga Shqipëria për 3 muaj, duke mos shkelur afatet emigracionit të ligjshëm. I pajisnin edhe me telefona, shpërndarja me motor ose makina. Ikte grupi i parë, vinte i dyti
2 Dhjetor 2024, 15:37 -
-
Tiranë/ Lojëra fati dhe baste sportive të paligjshme, 6 në pranga! Një 17-vjeçar në hetim
Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 6 persona të cilët merreshin aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambjenteve për vendosjen e baste sportive online, në zona të ndryshme të kryeqytetit
29 Nëntor 2024, 13:23 -
Vau i Dejës/ Shkolla u kthye në shtëpi bari, arrestohet elektricisti i zonës, hetohen dhe 3 punonjës të OSHEE-së! Nuk dihen pronarët (VIDEO)
Godina që dikur ishte shkollë 9 vjeçare është shfrytëzuar nga trafikantët për t'u kthyer në një shtëpi bari ku rritej kanabisi me llamba elektrike
29 Nëntor 2024, 10:08 -
-
-
