-
Eduard Zaloshnja: Sondazh domethënës për 'Shtetin Sovran të Urdhrit Bektashi'
Në sondazhin e publikuar nga Shqiptarja.com mbi 2/3 e mbi 5000 të anketuarve e quajtën të gabuar iniciativën e Ramës për sovranitetin e Urdhrit Bektashi, ndërkohë që vetëm 1/5 e konsideruan të drejtë. Shihni grafikun
24 Shtator, 16:35 -
Shteti i urdhrit bektashi në Tiranë, Sula në Report Tv: Mos i duhet Ramës për t’u strehuar?! Duhet të jemi të kujdesshëm më artikulime të tilla
Propozimi i kryeministrit Edi Rama për krijimin e një shteti sovran të “Urdhrit Bektashi” ka ngjallur reagimin e politikës. Deputeti Dashnor Sula në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv tha se me këto plane po humbasim sovranitetin. Sula tha se duhet të jemi të kujdesshëm me artikulime të tilla.
24 Shtator, 14:15 -
O sa mirë me qenë bektashi
Bektashizmi është një sekt (tarikat) i mistershëm, më i mistershëm sesa fetë e mëdha monotesite. Është i zhytur në mjegullën e historisë. Aliu, kalifi i katërt, që është “profeti” i sektit të bektashinjve (për nga rëndësia, disa e vënë mbas, e disa në krah të, Muhametit), besohet të jetë një personazh i historisë, ashtu si djemtë e tij Hasan e Hysen, ashtu si edhe dymbëdhjetë imamët e famshëm, mirëpo menjëherë më pas fillon terri
24 Shtator, 12:13 -
Planet për 'Vatikanin e Tiranës', bektashinjtë e Turqisë kundër: Shteti fetar s’mund të ekzistojë aty ku ka paqe, harmoni e dashuri
Planet për krijimin e një strukture të ngjashme me Vatikanin në zemër të Tiranës, për krijimin e ‘Shtetit Sovran Betktashi', duket se nuk përkrahen nga bektashinjtë e Turqisë, të cilët janë shprehur kundër krijimit të një shteti të tillë
24 Shtator, 09:12 -
Krijimi i shtetit bektashi, KMSH kundër: Jemi të shqetësuar! Nisma të tilla precedent të rrezikshëm për të ardhmen e vendit
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ka reaguar pas idesë për krijimin e një shteti sovran të Urdhrit të Bektashinjve në Shqipëri. Komuniteti Mysliman thekson se është përfaqësuesi i vetëm dhe zyrtar i fesë Islame në Shqipëri, ndërsa shpreh shqetësimin lidhur me shtetin Islam brenda republikës së Shqipërisë
23 Shtator, 19:19 -
Rama: Shteti bektashi, një thesar që Shqipëria duhet të ofrojë në shërbim të paqes, tolerancës dhe humanizmit
Në një kohë kur në vend po zien debati mbi planin për krijimin e një shteti sovran të bektashinjve, kryeministri Edi Rama ka ndarë në llogarinë e tij në rrjetin social “X” librin “The albanian Bektashi- history and culture of a dervish order in the balkans”, të albanologut Robert Elsie, duke e sugjeruar si një vepër për këdo që është i interesuar të mësojë për historinë dhe kulturën e Urdhrit Bektashi
23 Shtator, 18:55 -
Shteti i bektashijve, Kocaqi: S’e lejon Kushtetuta dhe Kodi Penal! Bushati: Duhet të pyesin besimtarët, nëse duan apo jo shtet
Ideja për të krijuar një shtet sovran të Urdhrit Bektashi brenda Tiranës, ka nxitur debate dhe po shihet me skepticizëm nga analistët. E ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, historiania Elena Kocaqi, tha se krijimi i shteti Bektashi është antikushtetuese dhe se mund të krijojë precedentë, duke diskriminuar njëkohësisht edhe fetë e tjera
23 Shtator, 18:43 -
Shteti i Urdhrit Bektashi? Ish myftiu i Tiranës kundër: E pavend! Studiuesi nga Brukseli: Kush do ta financojë? Juristi: Më parë duhet ndryshuar Kushtetuta
Të ftuarit në studion e emisionit Përballje’ , Ylli Gurra, ish myftiu i Tiranës, Arbër Hoxha jurist dhe Albert Nikollaj studiues nga Brukseli janë tepër skeptikë.
23 Shtator, 16:06 -
Shteti sovran bektashi brenda Tiranës, opozita kundër! Meta: Po përdoret politikisht në prag zgjedhjesh! Tabaku: Vendimet me rëndësi po njoftohen nga mediat e huaja
Opozita po e sheh me skepticizëm nismën surprizë të zbuluar pak ditë më parë për krijimin e shtetit sovran të Urdhrit Bektashi brenda kryeqytetit shqiptar.
23 Shtator, 14:24 -
Eduard Zaloshnja: Si janë të shpërndarë në Shqipëri 206 mijë bektashijtë 18 vjeç e sipër?
Nga vrojtimi mësipërm statistikor rezultoi (me ekstrapolim të përafërt statistikor) se rreth 206 mijë banorë të rritur vetëdeklarohen si bektashij. Nga këta, më shumë se gjysma (rreth 105 mijë) banojnë në Rajonin Jugor, rreth 75 mijë banojnë në Rajonin Qendror, dhe rreth 26 mijë në Rajonin Verior (shihni tabelën e mëposhtme)
23 Shtator, 12:02 -
Mero Baze: Mos prisni një supermarket bektashinjsh në Shkozë, ku mund të shkoni të bleni tolerancën fetare
Ai nuk është një komunitet që mund të diktojë bashkëjetesën në komunitete tjera politikisht. Ai nuk mund të zbusë radikalët islamik në Shqipëri, përkundrazi mund t'i tërbojë më shumë, dhe as mund të zbusë frymën bazike të ortodoksëve apo konservatorizmin e katolikëve. Ata thjeshtë mund të demonstrojnë një shembull se si feja nuk mund të gjenerojë konflikte.
23 Shtator, 09:41 -
Alban Daci: 'Shteti i Bektashinjve' si guri i budallait në pusin e 'Botës të çudirave' të radhës!
Shtetet në kuptimin sociologjik, ata të formës që njohim ne si shtet-komb me disa model, ose siç thoshte Renan: "një plebishit i përditshëm". Pra, vullnet i përditshëm për të jetuar së bashku konsiderohen një formë e ndërmjetme dhe efikase e organizmit njerëzor, por sipas teoricienëve ka gjasa të mbyllet me "Qeveri Botërore" dhe në fakt një gjysmë tratativë e tillë mund të konsiderohen vetë Kombet e Bashkuara.
23 Shtator, 09:15 -
Fjala e plotë e Ramës në OKB: Mbështesim transformimin e qendrës së Urdhrit Botëror Bektashi në një shtet sovran në Tiranë
Nënë Tereza na ka kujtuar se jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe. Ky është parimi të cilit i qëndron Shqipëria dhe kjo është ajo me të cilën rrekemi të veprojmë e ky është burimi i frymëzimit tonë, për të mbështetur transformimin e qendrës së Urdhrit Botëror Bektashi në një shtet sovran brenda kryeqytetit tonë, Tiranës, si një qendër e re moderimi, tolerance e bashkëjetese të paqtë!
23 Shtator, 08:29 -
Shteti i Urdhrit Bektashi bën jehonë edhe në SHBA! Baba Mondi bëhet i famshëm, New York Times e hap gazetën me të
Gazeta prestigjioze amerikane “The New York Times” i ka kushtuar faqen e parë në versionin print të së dielës (22 Shtator), me lajmin mbi krijimin e Urdhrit Bektashi, referuar deklaratës publike të kryeministrit Edi Rama ditë më parë dhe konfirmimit nga vetë Kryegjyshata Botërore
23 Shtator, 07:23 -
Pas fjalës në OKB për ngritjen e shtetit sovran të bektashinjve, Rama dhe Erdogan bashkojnë delegacionet në një takim dypalësh
Kryeministri Rama me presidentin e Turqisë Erdogan në OKBGjatë zhvillimit të punimeve të Asamblesë së OKB-së në Nju Jork, ku merr pjesë edhe Shqipëria në Samitin për të Ardhmen, kryemini
22 Shtator, 21:53 -
'Shqipëria mbështet paktin për të ardhmen', Rama mban fjalën në OKB: Do transformojmë qendrën e Urdhrit Bektashi në qendër sovrane tolerance dhe bashkëjetese
Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në Asamblenë e OKB-së në Neë York, në 'Samitin për të Ardhmen'. Rama ndër të tjera paraqiti Shqipërinë si model bashkëjetese dhe tolerance në mes të trazirave të botës. Rama ceku dhe planin për kthimin e Selisë së Kryegjyshatës së Bektashinjve në një qendër sovrane brenda Tiranës.
22 Shtator, 19:09 -
Iniciativa për sovranitetin e Urdhrit Bektashi, Kryegjyshata: Do të fitojë sovranitet të ngjashëm me Vatikanin! Moment historik për tolerancën fetare
"Ai gjithashtu do të krijojë një platformë që Urdhri të përhapë mesazhin e tij të paqes dhe tolerancës në mënyrë më efektive, duke shërbyer si një zë global për Islamin e moderuar. Sovraniteti i Urdhrit Bektashi është një hap i rëndësishëm në forcimin e vlerave të përfshirjes, harmonisë fetare dhe dialogut në një botë gjithnjë e më të ndarë”, thuhet në njoftim.
22 Shtator, 18:41 -
SKEDA/ Shteti sovran 'Urdhri Bektashi' në zemër të Tiranës? Ja si funksionojnë marrëdhëniet midis Italisë dhe Vatikanit
Shteti i Qytetit të Vatikanit është shteti më i vogël i pavarur në botë, si për nga shtrirja territoriale ashtu edhe për nga popullsia. Ka një sipërfaqe prej rreth 44 hektarësh (0,44 km²), e barabartë me rreth 0,17 milje katrore. Ndodhet në zemër të Romës dhe kufizohet ekskluzivisht me Italinë
21 Shtator, 17:49 -
Ekskluzive/ Report Tv intervistë me Baba Mondin për 'Vatikanin' e Bektashinjve: Një shtet i ri sovran për paqe dhe tolerancë! Ja kush do marrë shtetësinë tonë
Në një lëvizje befasuese, Shqipëria mund t'i japë sovranitet Urdhrit Bektashi. Krijimi i Shtetit Sovran të Urdhrit Bektashi pasqyron modelin e Vatikanit, duke i lejuar Urdhrit të qeverisë punët e veta në mënyrë të pavarur. Baba Mondi: Presim që ndërkombëtarët të na njohin
21 Shtator, 15:55 -
'Një Vatikan 27 hektarësh brenda Tiranës' Rama për New York Times: Së shpejti plani për shtetin sovran të 'Urdhrit Bektashi' (FOTO)
Kryeministri Edi Rama thotë se dëshiron t'u japë bektashinjve, një 'minishtet' i stilit të Vatikanit si një mënyrë për të promovuar tolerancën fetare. Baba Mondi: Të gjitha vendimet do të merren me dashuri dhe mirësi, Nuk do të ketë ushtri, roje kufitare apo gjykata por do të ketë një shërbim të vogël inteligjence “sepse edhe ne kemi armiq”
21 Shtator, 12:26