-
Bashkia Tiranë rrëzon PD-në, familjet Shabanaj dhe Karaj, që u ankuan te Gazmend Bardhi, përfituese nga programi i rindërtimit
Familjet Shabanaj dhe Karaj në Baldushk, ku vetëm një ditë më parë ishin Sekretari i Përgjithshëm i PD-së dhe ish-deputetja Albana Vokshi, janë ndihmuar gjatë gjithë periudhës pas tërmetit të 26 Nëntorit dhe pritet të përfitojnë nga Programi Kombëtar i Rindërtimit nga një shtëpi të re.
3 Janar 2021, 16:56 -
-
-
PD i kthen 'reston' Xhaçkës, e padit në SPAK! Ish-deputetët: Shpërdoroi detyrën për qëllime elektorale! Ja sa vjet burg rrezikon ministrja
Partia Demokratike i kthen reston ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, pasi kjo e fundit i ka paditur në gjykatë për shpifje, duke iu referuar këtu akuzave të opozitës për përdorimin e helikopterëve të Forcave të Armatosura për fushatë elektorale.
4 Dhjetor 2020, 15:29 -
Akuzat për përdorimin e helikopterëve të FA për fushatë zgjedhore/ Ministrja Xhaçka çon në Prokurori Gjunkshin, Vokshin dhe Strazimirin! PD i përgjigjet me tjetër padi
Pas akuzave të PD-së për përdorimin e helikopterëve të Forcave të Armatosura për qëllime elektorale, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka ngritur padi ndaj tyre. Ajo ka dorëzuar kërkesë padinë ndaj ish deputetëve demokratë Xhemal Gjunkshi, Gent Strazimiri dhe Albana Vokshi.
4 Dhjetor 2020, 14:07 -
Pse e tremb Dibra, Partinë Demokratike?
Mesa duket PD, duke dashur të mos ngjisë lajmi që sot nga Tirana në Klos mbërrin për 1 orë nga Rruga e Arbrit, merret me helikopterë imagjinarë. Fakti që PD përton të shkojë në Dibër nga Rruga e Arbrit (pasi nga rruga e vjetër nga Shkopeti nuk bëhej fjalë), fakti që PD nuk përballon dot faktin që kundërshtari i saj politik ka bërë realitet premtimin epokal të Rrugës së Arbrit, i ka çuar në batakun që janë shfaqur këto ditë, duke bërë politikë më Forcat Ajrore, njëlloj siç bën me mjekët duke i sulmuar.
2 Dhjetor 2020, 20:48 -
PD: Fakte të reja për abuzimin e Xhaçkës, datat e udhëtimit me helikopter përkojnë me mbledhjet e PS në Dibër
Partia Demokratike nuk u ndahet akuzave në drejtim të ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, të cilën e akuzon se ka shfrytëzuar helikopterin ushtarak për të shkuar në Dibër për fushatë elektorale. Sërish sot, në një deklaratë për media, ish-deputetja Albana Vokshi publikoi një video, që sipas saj, jep fakte të reja mbi abuzimin e ministres Xhaçka. Sipas saj "datat e udhëtimit me helikopter përkojnë me mbledhjet e PS dhe koncertet në Dibër, ku ka marrë pjesë”.
2 Dhjetor 2020, 15:29 -
-
PD publikon videon: Ja ku është Olta Xhaçka duke udhëtuar me helikopterin e ushtrisë për takim elektoral në Dibër, ambulancat te Infektivi ndizen me të shtyrë
Partia Demokratike, nëpërmjet ish- deputetes Albana Vokshi, kanë publikuar një video tjetër ku akuzojnë ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka se ka përdorur helikopterin e Ushtrisë për të shkuar në takime elektorale.
27 Nëntor 2020, 11:57 -
PD: Xhaçka përdor helikopterin e FA për fushatë! Ministria e Mbrojtjes: Histori 'alla babale'
Pas denoncimin që bëri të dielën përmes ish-deputetit Xhemal Gjunkshi i cili ka publikuar një video ku shfaqet një helikopter, për të cilin thotë se përdoret nga ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka për fushatën e PS-së në Dibër, Partia Demokratike ka vijuar edhe sot me insistimin për të kërkuar dorëheqjen e z. Xhaçka. Ministria e Mbrojtjes ka reaguar, duke i konsideruar këto akuza "alla babale", nga një individ, i cili pasi dështoi të përfshihet në listat e kandidatëve për deputet të PD tenton tani të fitojë pikë.
24 Nëntor 2020, 16:33 -
Akuzat e PD për përdorimin e helikopterit të FA për fushatë, reagon Ministria e Mbrojtjes: Histori 'alla babale'
Ministria e Mbrojtjes ka reaguar ashpër pas akuzave të ish deputetes së PD-së, Albana Vokshi, e cila pretendon se një helikopter i Forcave të Armatosura përdoret nga ministrja Xhaçka për fushatë elektorale.
24 Nëntor 2020, 16:19 -
PD: Xhaçka përdor helikopterin e FA për fushatë! Të dorëhiqet
Pas denoncimin që bëri të dielën përmes ish-deputetit Xhemal Gjunkshi i cili ka publikuar një video ku shfaqet një helikopter, për të cilin thotë se përdoret nga ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka për fushatën e PS-së në Dibër, Partia Demokratike vijon me insistimin për të kërkuar dorëheqjen e z. Xhaçka
24 Nëntor 2020, 13:56 -
Albana Vokshi për Report Tv: Autoritetet të publikojnë çdo ditë shifrat e mësuesve e nxënësve të prekur nga COVID! Mbyllja e shkollave, vetëm aty ku infeksione të larta
Ish deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ndryshe nga autoritetet shëndetësore, i konsideron vatra infeksioni shkollat. Që të bëhet transparencë, ajo rekomandon që të raportohen cdo ditë shifrat e mësuesve dhe nxënësve të infektuar ndërsa thotë se duhen mbyllur për disa javë shkollat ku ka shifra të larta infeksionesh.
20 Nëntor 2020, 17:39 -
Investimet në Arsim/ Albana Vokshi: Rama nuk ka prioritet arsimin, ne do i rindërtojmë të gjitha shkollat pas 25 prillit
Nga Njësia Administrative Kryevidh në Rrogozhinë, ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albania Vokshi ka denoncuar atë që ajo e quan si lënie në mëshirë të fatit të shkollës 9-vjeçare në këtë njësi.
19 Nëntor 2020, 16:58 -
Situata në shkolla, PD: Mijëra të infektuar! Mësuesit të braktisur, 10 prej tyre humbën jetën nga COVID
Partia Demokratike përmes Albana Vokshit thotë se mijëra mësues dhe nxënës janë të prekur nga koronavirusi dhe i kërkon kryeministrit Edi Rama të garantojë sigurinë në shkolla dhe të ndihmojë arsimtarët e infektuar.
14 Nëntor 2020, 14:26 -
Mësimi online në universitete, Vokshi: Vendim që shkel ligjin
Nga nesër mësimi në universitet do të zhvillohet online.Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi e ka kundërshtuar këtë vendim, pasi duke iu referuar nenit 59 të Ligjit të Arsimit të Lartë, thotë se vendimi për ta zhvilluar mësimin online është në shkelje të këtij ligji.&l
1 Nëntor 2020, 21:18 -
-
Vokshi akuza qeverisë: Shkollat po kthehen në vatër infeksioni të COVID, po fshihni shifrat reale të mësuesve dhe nxënësve të infektuar (VIDEO)
Ish deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi nga shkolla 9-vjeçare "Emin Duraku" denoncoi qeverinë se po fsheh shifrat e vërteta të mësuesve të infektuar duke mos lajmëruar prindërit dhe rrezikuar jetën e qytetarëve.
19 Tetor 2020, 10:27 -
'20 milionë euro për inceneratorin e Fierit, por ai nuk ekziston!' PD denoncon: Qeveria vjedh njerëzit
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka deklaruar se para pak ditësh qeveria ka kaluar 2 milionë Euro për llogari të dy inceneratorëve, atë të Fierit dhe inceneratorit të Tiranës, duke e çuar kështu totalin e fondeve për llogari të këtyre dy inceneratorëve në 75 milionë euro."Me 2 mi
14 Tetor 2020, 12:22 -
'Ministrja e Arsimit po e mashtron opinionin publik', PD: Një mësues jep mbi 40 orë mësimi në javë, por paguhet vetëm për 5-6 orë
PD përmes një deklarate për shtyp të bërë nga ish-deputetja Albana Vokshi ka deklaruar se mësuesit nuk po shpërblehen për mundin e tyre, pasi punojnë 40 orë shtesë mësimi në javë dhe paguan për 5-6 orë në ditë.
11 Tetor 2020, 14:06