-
Kuvendi i rikërkon Konkurrencës hetim për spitalet private! Monitorim kompanive të karburanteve! INSTAT ngarkohet me Censin e Bujqësisë
Komisioni i Ekonomisë miratoi projektrezolutën për Autoritetin e Konkurrencës, Agjencinë e Depozitave dhe INSTAT-in. Kuvendi ka përsëriti disa kërkesa për konkurrencën, për të hetuar tregun e spitaleve private, kompanitë e hidrokarbureve dhe ato të sigurimeve. Ndërsa për INSTAT detyra kryesore është Censi i Bujqësisë.
16 Qershor, 15:35 -
Në tetor zhvillohet censi i bujqësisë e blegtorisë, kosto 8.9 milionë euro! Do regjistrohet toka e mbjellë dhe numri i bagëtive! INSTAT: Sfidë mbetet realizimi
Sa prodhon bujqësia dhe blegtoria shqiptare, dhe si është gjendja e sektorit në tërësi. Përgjigjet pritet të merren me censin e bujqësisë që pritet të zhvillohet në tetor të këtij viti. INSTAT thotë se po punojnë për të realizuar këtë proces, i cili do të kushtojë 8.9 milionë euro.
9 Qershor, 17:31 -
Qeveria miraton projektligjin për Censin e Bujqësisë, synohet krijimi i regjistrit kombëtar të fermave! Informacioni i mbledhur do përdoret në hartimin dhe zbatimin e politikave të zhvillimit
Përmes Censit të Bujqësisë, i cili pritet të zhvillohet pasi projektligji të marrë miratim në Parlament, Qeveria shqiptare synon të sigurojnë një bazë të përditësuar informacioni për sektorin bujqësor, e cila më pas do të përdoret në hartimin dhe zbatimin e politikave të zhvillimit të bujqësisë e zonave rurale në Shqipëri.
3 Qershor, 19:21 -
Debat për Censin e Bujqësisë, drejtuesja e INSTAT: Do bëhet në tetor! Braçe: Po e latë në dorë të ministrisë do dalë që s’ka rënie
Sa prodhon bujqësia dhe blegtoria shqiptare, dhe si është gjendja e sektorit në tërësi. Përgjigjet pritet të merren me censin e bujqësisë që pritet të zhvillohet në tetor të këtij viti. Drejtoresha e INSTAT tha se ata janë gati për të kryer këtë proces, ndërsa deputeti i PS Erion Braçe, tha se ministria duhet të mbahet larg nga ky proces.
16 Shkurt, 14:56 -
-
INSTAT kërkon staf dhe teknologji, Dhuli: Të përgatitemi për Censin e 2031-shit, s’do jetë me numërues, por bazohet në regjistra administrativ
9.2 milionë euro pritet të shpenzohen nga buxheti i shtetit vitin që vjen për të realizuar censin e bujqësisë, që do të nisë në vjeshtën e 2026-ës. Ndërsa, në vitin 2031 pritet të bëhet fotografimi i radhës i popullsisë dhe numrit të banesave në Shqipëri.
14 Tetor 2025, 12:13 -
Pas 14 vitesh, gati censi i ri për bujqësinë e blegtorinë, do të kushtojë 8.9 milionë Euro! Gjobë deri 100 mijë lekë kush nuk përgjigjet
Brenda 4 javësh INSTAT synon të regjistrojë tokën bujqësore që mbillet, fermat bujqësore e deri tek tufat e bagëtive. Ky regjistrim i bujqësisë dhe blegtorisë është shtyrë disa herë që prej vitit 2022 për arsye të ndryshme.
8 Gusht 2025, 13:07 -
Shtyhet për në 2026-ën Censi i bujqësisë! Ende nuk është përfunduar projektligji për të nisur procesi
Shtyhet për të disatën herë censi i bujqësisë në vend. Këtë të martë në komisionin e Ekonomisë, drejtoresha e INSTAT Elsa Dhuli u shpreh se është drejt përfundimit projektligji i vendit dhe më pas do të vijojë censi i bujqësisë. Praktikisht ky proces nuk do të realizohet këtë vit por në 2026-ën.
18 Shkurt 2025, 18:10