-
-
'Nisma Thurje' dorëzon listën në KQZ! S'ka surprizë në Elbasan, kryeson listën Hajdari! Në Tiranë Pano Sako
Dorëzohet në KQZ lista e kandidatëve për deputet të "Nismës Thurje". Pa surpriza, Rudina Hajdari do të jetë e para në listë në qarkun e Elbasanit, e ndërsa lista për Tiranën do të kryesohet nga Panajot Sako, dhe në vend të dytë kryetar Endri Shabani.
8 Mars 2021, 20:49 -
'Lista e zezë' e LSI/ Xhixho: Kanë të drejtë të kandidojnë, pastaj le të flasë drejtësia! Çomo e Bozo? Propagandë e Ramës
Në një kohë kur Shqiptarja.com ka publikuar një "listë të zezë" të LSI-së me të arrestuar apo me dosje në SPAK, ish-deputetja Erisa Xhixho, shprehet se ato kanë të drejtën për të kandiduar më pas drejtësia do të flasë. E ftuar në "Studio Live" në Report Tv, Xhixho tha se ato janë njerëz me shumë vlera, të cilët e kanë kaluar "Vettingun" e partisë.
8 Mars 2021, 18:23 -
-
Aleanca Demokracia e Re dorëzon listat në KQZ, Edmond Stojku kandidon vetëm në Tiranë, në Lezhë i pari në listë Eduart Ndocaj
Aleanca Demokracia e Re, partia e Edmond Stojku ka dorëzuar listat e kandidatëve në KQZ. Ajo që bie në sy është se vetë Edmond Stojku, edhe pse ka të drejtë të kandidojë në 4 qarqe ka zgjedhur të vendos emrin e tij vetëm në Tiranë. Ndërsa në Lezhë bie në sy emrin i Eduard Ndocajt, i cili renditet i pa
8 Mars 2021, 15:52 -
Emrat/ Lista e LSI-së e mbushur me të arrestuar për vrasje dhe kandidatë me dosje në SPAK, Meta-Kryemadhi sfidojnë ultimatumin e Yuri Kim për kandidatë të pastër
Në listat e LSI teologu i dyshimtë Ermir Gjinishi i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e Sali Tivarit, pjesë e raporteve të DASH, Kryemadhi përfshin edhe të arrestuarin për vrasjen të një kalimtari, Miranda Rirën me dosje në SPAK.
8 Mars 2021, 15:41 -
-
-
U prangos dje dhe ndodhet në qeli, Kryemadhi e kandidon për deputet në Elbasan! I akuzuar më parë edhe për një aksident me vdekje në 2015-n dhe vjedhjen e 500 milionë lekëve
Burime për Report Tv bëjnë me dije se Skura është ndakuar për drejtim automjeti në gjendje të dehur. Ky person në vitin 2015 është arrestuar përsëri për vrasjen e një kalimtari në gjendje të dehur
8 Mars 2021, 11:39 -
LSI dorëzon listat e kandidatëve në KQZ, Monika Kryemadhi kryeson në Tiranë, Fier e Elbasan! Drejtuesit politik të qarqeve në vend të sigurt
Lëvizja Socialiste për Integrim ka qenë ndër partitë e para që ka dorëzuar në KQZ listat e kandidatëve për 12 qarqet që do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit. Ajo që vihet re është se vetë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi do të kryesojë listën në 3 qarqe, atë të Tiranës, Fierit dhe Elbasanit. Emrat në listë kryesojnë drejtuesit politik të qarqeve , të cilët janë vendosur të gjithë në zonë të sigurt.
8 Mars 2021, 10:57 -
Zbardhet lista me emrat e kandidatëve të Lëvizjes për Ndryshim, Topalli e para në katër qarqe! Spikat edhe Dashamir Tahiri
Kjo është lista me kandidatët e Lëvizjes për Ndryshim për zgjedhjet e 25 prillit, e dorëzuar sot në KQZ. Kryetarja e Partisë Jozefina Topalli, kandidon e para në 4 qarqe, si Durrës, Tiranë, Shkod&
8 Mars 2021, 09:31 -
-
Topalli dhe Murrizi dorëzojnë listat e kandidatëve në KQZ! Të dy kandidojnë në 4 qarqe në krye të listave! 'Nisma' pa surpriza, Hajdari e para në Elbasan
Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit, Lëvizja Demokratike Shqiptare e Myslim Murrizit, Nisma Thurje e Endri Shabanit, Aleanca Demokracia e Re e Edmond Stojkut, Balli Kombëtar i Adriatik Alimadhit kanë dorëzuar ditën e sotme listat e kandidatëve që do përfaqësojnë partinë e tyre në të 12 qarqet e vendit në zgjedhjet e 25 prillit.
8 Mars 2021, 07:54 -
Sot afati i fundit i listave, Yuri Kim mesazh të fortë: Të shohim nëse partitë kanë kuptuar mesazhin e SHBA dhe sa janë të përkushtuar për integrimin në BE
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka dhënë një mesazh të fortë politikës, 24 orë para dorëzimit të listave me kandidatët për deputetë të partive politike në KQZ. Yuri Kim shprehet se do të shoh nesër nëse udhëheqësit e Shqipërisë e kanë kuptuar mesazhin nga SHBA dhe nëse do të tregojnë lidership, duke i paralajmëruar se nëse se bëjnë atëherë SHBA “do t'i bëjë udhëheqësit e partive të përgjegjshëm”.
7 Mars 2021, 21:13 -
Nesër afati i fundit, PD dhe PS mbledhin kryesitë për 'dorën e fundit' për listat e kandidatëve! Emrat dhe përballjet më të forta në betejën e 25 prillit
E hëna do të jetë afati i fundit që palët politike do të zyrtarizojnë emrat e kandidatëve për deputetë. Dy forcat politike pritet të mbledhin nesër pasdite kryesitë e partive për të certifikuar listën finale, ndërsa dorëzimi në KQZ pritet të bëhet shumë pranë mesnatës kur dhe skadon afati ligjor.
7 Mars 2021, 15:59 -
-
Sondazhi në TV e Berishës e pranon: Pas 4 vitesh në opozitë PD ka humbur vota, LSI i ka përgjysmuar
Televizioni i familjes Berisha transmetoi mbrëmë një sondazh, i cili përgënjeshtron me bujë pretendimet e Lulzim Bashës mbi të cilat po mbështet gjithë fushatën e tij elektorale me pretekstin se “shumica dërrmuese e shqiptarëve mezi po pret 25 prillin për ta rrëzuar Edi Ramën”.
5 Mars 2021, 14:51 -
Çfarë tregojnë sulmet e panelistëve ndaj figurave të reja që Rama i ftoi në PS dhe pse opozita u kap gafil?!
Edhe pse Edi Rama i bëri tani lëvizjet e tij për të thirrur intelektualë të njohur nga shoqëria si pjesë e skuadrës së tij, ato realisht ishin përgatitur prej kohësh. Megjithatë, politika rivale e PS-së, pra PD e LSI, duket se është gjetur gafil nga ardhja e Najada Çomos dje dhe e Luljeta Bozos sot.
5 Mars 2021, 13:00 -
Mejhanet e Shijakut dhe tryeza e Ristanit
“Kutitë janë të mbyllura, nuk mund të manipulohen, provoje a e fut dot dorën brenda?!” E kush nuk e kujton këtë pjesë dialogu mes ish-kryetarit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Arben Ristani dhe komisionerëve socialistë, teksa hapeshin kutitë e bashkisë Tiranë, në kërkim të votave që i mungonin Lulzim Bashës për të përmbysur në tavolinë fitoren e Edi Ramës në votimet lokale të vitit 2011?!
5 Mars 2021, 11:27 -
‘Kanë frikë të bëjnë foto me ne se i heqin nga puna’, Kryemadhi: Ndjejmë revoltën e njerëzve! Do të ndalim shpopullimin, do t'i krijojmë mundësi të rinjve
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi mëngjesin e sotëm ka zhvilluar një takim me banorët e njësisë 1 në Tiranë. Kryemadhi gjatë takimit është fokusuar pikërisht tek rinia shqiptare dhe familjet e reja, si edhe në rëndësinë e qëndrimit të tyre në Shqipëri. Ajo tha se një ndër prioritetet e programit është pikërisht ndalimi i shpopullimit si dhe krijimi i ambientit të duhur për shkollimin, për shërbimin shëndetësor për fëmijët e porsalindur.
5 Mars 2021, 10:18
