-
-
Samiti/ 70 mld € për Ukrainën! Trump: NATO më ka zhgënjyer, Italia ‘u soll keq’, Spanja aleat i tmerrshëm! SHBA ‘ok’ Kievit për prodhimin e raketave ‘Patriot’
Samiti i NATO-s u dominua nga deklaratat e Donald Trump, i cili sulmoi aleatët, Italinë dhe Spanjën, deklaroi se armëpushimi me Iranin "ka marrë fund" dhe këmbënguli se Groenlanda duhet t'i kalojë SHBA-së, përpara se të zbuste tonet gjatë punimeve të samitit. “E ndjeva dashurinë tuaj”, u tha Trump 32 liderëve në takimin me dyer të mbyllura.
8 Korrik, 07:29 -
'Armëpushimi ka mbaruar'/ SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit, Komanda amerikane: Kërcënon lirinë e lundrimit në Hormuz
SHBA thotë se po godet Iranin, pasi Donald Trump më herët kërcënoi se do t’i “godasë fort” sonte. Mediat iraniane raportojnë se janë dëgjuar shpërthime në qytetet përgjatë bregdetit jugor të vendit. Komanda Qendrore tha se sulmet janë përgjigje ndaj “agresionit të fundit të pajustifikuar ndaj anijeve tregtare” në Ngushticën e Hormuzit.
8 Korrik, 07:21 -
-
Iran, qindra mijëra njerëz në ceremoninë për Ali Khamenein! CNN: Tensione, thirrje kundër SHBA, Trump e Izraelit
Itinerari i kortezhit, i gjatë pothuajse 20 kilometra dhe që përshkon qendrën e qytetit, ishte i mbushur me qytetarë në zi, të cilët dëshironin të shihnin nga afër arkivolin e ajatollahut të ndjerë.
6 Korrik, 14:31 -
-
-
Ceremonia mortore për Khamenein në Iran/ Të pranishëm tre djemtë, përveç Mojtabës! Rreth 20 milionë pjesëmarrës
Rreth 20 milionë njerëz pritet të marrin pjesë në ceremoninë 6-ditore të funeralit të ish-liderit suprem të Iranit, Ali Ajatollah Khamenei. Para arkëmorteve u shfaqën 3 djem të udhëheqësit, por jo pasuesi i tij në detyrë, i biri Mojtaba. Sipas mediave, ai mund të jetë i pranishëm ditën e varrimit.
5 Korrik, 12:56 -
Iran/ Nisja e ceremonive për funeralin e Ali Khameneit, mungon i biri Mojtaba! Të pranishmit: Vdekje Amerikës!
Ceremonia përfaqëson fazën e parë të një programi shumëditor të përgatitur nga autoritetet qeveritare për funeralin dhe varrimin e Khamenei-t dhe disa anëtarëve të familjes së tij
4 Korrik, 08:40 -
Nisin ceremonitë për funeralin e Ali Khamenei-t! Irani: Arritëm marrëveshje me Omanin për lundrimin në Hormuz
Irani nisi një javë ceremonish masive mortore për Ajatollahun Ali Khamenei, udhëheqësin suprem të Iranit, që vdiq në ditën e parë të sulmeve amerikano-izraelite në fillim të luftës. Regjimi aktual shpreson ta shndërrojë vdekjen e tij në një demonstrim masiv të mbështetjes publike për Republikën Islamike.
3 Korrik, 14:32 -
Trump dhe Princi bin Salman, kriza dhe përplasjet, si e ndryshoi lufta me Iranin marrëdhënien mes SHBA-së dhe Arabisë Saudite
Bin Salman shprehu hapur kundërshtimin e tij, mungoi në samitin e G7 në Evian sepse – siç u komunikua – kishte angazhime të tjera (ndërkohë që aty ishin të pranishëm përfaqësuesit e Katarit dhe Emirateve), dhe vazhdoi të mbështeste një linjë në favor të negociatave me ajatollahët.
3 Korrik, 07:25 -
Trump sulmon përsëri vendet anëtare të NATO-s: SHBA-të shpenzojnë më shumë se kushdo tjetër, është qesharake!
Presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar sërish shtetet e NATO-s, lidhur me shpenzimet për organizatën."Shtetet e Bashkuara shpenzojnë më shumë për NATO-n se çdo vend tjetër dhe me një diferen
2 Korrik, 15:09 -
Katari: Bisedimet me SHBA-në dhe Iranin shënuan përparim! Vance: ‘Bërthamori’ i Teheranit do të diskutohet më vonë
Katari negociator tha se raundi i fundit të negociatave me SHBA dhe Iranin që u zhvilluan të ndara në Doha shënoi përparim. Diskutimet u përqëndruan tek Hormuzi dhe liria e lundrimit ndërsa cështja e programit bërthamor të iranit do të diskutohet më vonë. Trump thotë se me Iranin tani po kuptohen mirë ndërsa një raund tjetër negociatash pritet të zhvillohet pas funeralit të liderit të vrarë suprem të iranit Ali Khamenei në 4 korrik.
2 Korrik, 11:56 -
Trump informohet mbi opsionet e luftës në Iran, por zgjedh të vazhdojë bisedimet
Bisedimet janë përqendruar nëse SHBA duhet të braktisë negociatat dhe të rifillojë sulmet në shkallë të plotë ndaj Iranit, thanë zyrtarët, një veprim që disa prej tyre e përshkruajnë si “përfundimin e punës”.
1 Korrik, 07:52 -
New York Times: Omani dhe Irani presion SHBA-së për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
Omani, një aleat i SHBA-së, bashkë me Iranin po i bën presion Amerikës për një plan për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, pavarësisht kundër
30 Qershor, 20:03 -
Lufta/ SHBA në Katar për bisedime, Irani nuk dërgon delegacion! Diskutimet për programin bërthamor
SHBA nisën bisedime me Katarin në kuadër të marrëveshjes me Iranin, por pa praninë e një delegacioni zyrtar të Teheranit. Sipas Presidentit amerikan takimi ka në fokus çështjen bërthamore. Irani do të dërgojë gjatë javës një delegacion të tijin në Doha dhe thotë se nuk ka programuar një takim me amerikanët. Katari ndërmjetësues njoftoi se fondet e ngrira iraniane nuk janë zhbllokuar ende nga SHBA.
30 Qershor, 15:07 -
-
Armëpushimi në ‘fije të perit’! Trump: Irani s’do të ekzistojë më nëse vijon sulmet! Pasdaranët paralajmërojnë ‘ferrin’: S’ka mëshirë!
Donald Trump e ka paralajmëruar Iranin se "nuk do të ekzistojë më" nëse Shtetet e Bashkuara vendosin ta përshkallëzojnë konfliktin. Kuvajti dhe Bahreini nuk janë kursyer nga raketat e dronët iranianë. Për të dyja sulmet, Irani ka ndërmarrë përsipër përgjegjësinë.
28 Qershor, 07:45 -
-
Lufta/ Shkelet armëpushimi, SHBA nis sulmet në Iran, pas goditjes së anijes së mallrave në Ngushticën e Hormuzit
Komanda Qendrore e SHBA tha se sulmet në Iran ishin në përgjigje të një sulmi me dron ndaj një anijeje mallrash të enjten, një incident që ndaloi një evakuim të planifikuar të mijëra marinarëve të bllokuar në rajon.
27 Qershor, 10:06