-
-
Burgu më i madh në El Salvador ka hapur dyert, 2000 të burgosurit e parë janë anëtar bandash! Pamjet e rënda të trajtimit
Një mega-burg në El Salvador ka hapur dyert për 2000 të burgosurit e tij të parë të anëtarëve të dyshuar të bandës. Burgu është projektuar për të strehuar 40,000 të burgosur. Ministri i sigurisë për vendin në Amerikën Qendrore paralajmëroi të burgosurit se "nuk do të largohen kurrë nga këtu".
25 Shkurt 2023, 20:22 -
-
-
-
Ambasadori i SHBA në Prishtinë: Falënderues për përkrahjen që Kosova i dha Ukrainës (FOTO)
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, u shpreh falënderues ndaj popullit të Kosovës për përkrahjen e treguar për Ukrainën në luftën kundër Rusisë, në një fjalim gjatë seancës solemne të Kuvendit Komunal të Prishtinës në përvjetorin e nisjes së luftës në Ukrainë.
24 Shkurt 2023, 12:04 -
Dialogu Kosovë-Serbi, SHBA: Kurti dhe Vuçiç të jenë konstruktivë në lidhje me propozimin evropian
Shtetet e Bashkuara presin një qasje konstruktive të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në lidhje me propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve në takimin e 27 shkurtit në Bruksel.
24 Shkurt 2023, 11:39 -
-
-
-
Aksident në New York, treni çan në dysh kamionin, asnjë i lënduar(VIDEO)
Një video tronditëse tregon momentin kur një tren mallrash përplaset me një kamion mallrash mëngjesin e së enjtes në Haverstraw. Aksidenti ndodhi në vendin ku kalon hekurudha e trenave, përgjatë rrugës 9Ë në New Main Street rreth orës 9:30 të mëngjesit.
24 Shkurt 2023, 09:20 -
-
SHBA e shqetësuar nga forcimi i lidhjeve mes Kinës dhe Rusisë
Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara nga përafrimi më i madh mes Kinës dhe Rusisë, tha të mërkurën Departamenti i Shtetit pasi presidenti rus Vladimir Putin përshëndeti forcimin e lidhjeve me Pekinin dhe sinjalizoi se homologu i tij kinez, Xi Jinping do të vizitojë Rusinë.
24 Shkurt 2023, 07:39 -
SHBA propozon Ajay Banga-n në krye të Bankës Botërore, pritet riformim 'drastik' i institucionit
Administrata Biden kanë propozuar Ajay Banga-n, ish-drejtorin ekzekutiv për një kohë të gjatë të Mastercard, si presidentin e ardhshëm të Bankës Botërore, një përzgjedhje që ka të ngjarë të riformojë në mënyrë drastike institucionin e zhvillimit global dhe të zgjerojë ambiciet e tij për të luftuar ndryshimet klimatike.
23 Shkurt 2023, 22:55 -
Pse gratë po tërhiqen nga pozitat udhëheqëse?
Disa nga udhëheqëset më të njohura gra kanë hequr dorë nga detyra. Në Skoci, Nicola Sturegon njoftoi largimin nga detyra e saj si drejtuese e qeverisë së Skocisë, duke vënë në dukje ndikimin e fortë që kishte angazhimi politik në jetën e saj personale.
23 Shkurt 2023, 22:30 -
Ndihma amerikane për Ukrainën, më e madhja që nga lufta në Irak
Nga fillimi i sulmit rus kundër Ukrainës një vit më parë, Kongresi i Shteteve të Bashkuara ka miratuar më shumë se 112 miliardë dollarë ndihma për Kievin. Korrespondentja në Kongres e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson, i hedh një vështrim mbarëvajtjes së procesit të dërgimit të ndihmave dhe asaj që pritet të ndodhë.
23 Shkurt 2023, 20:55 -
Donatorët e vendeve perëndimore largohen nga Afganistani, shenjë proteste kundër talebanëve
Vendet perëndimore janë tërhequr nga Afganistani pas ndalimeve nga politikat e talebanëve. Janë pezulluar fondet dhe operacionet në shenjë proteste kundër talebanëve që ndikojnë negativisht te zhvillimi i grave afagane.
23 Shkurt 2023, 08:30 -
E rëndë në Florida, vdesin fëmija, 20-vjeçarja dhe gazetari nga të shtënat me armë! Arrestohet 19-vjeçari
Një 19-vjeçar, i identifikuar si Keith Melvin Moses është arrestuar nga policia në Florida nën akuza për vrasje pasi qëlloi me armë mëngjesin e së mërkurës. Si pasojë e të shtënave gjatë ditës humbën jetën një vajzë 9-vjecare, një grua rreth të 20-ave dhe një gazetar që punonte për Spectrum News 13.
23 Shkurt 2023, 07:37 -
-
