-
KPK e shkarkoi gjyqtaren Matilda Shalla më 2022 për shkak të pasurisë, Vettingu i KPA lë në fuqi vendimin për magjistraten e Fierit
Trupa e shkallës së dytë të Vettingut vlerëson të ligjshëm vendimin e shkallës së parë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli më 28 prill të vitit 2022 shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, Matilda Shalla. Përjashtim nga sistemi i drejtësisë për 15 vite
23 Tetor 2024, 16:37 -
Prokurori Neritan Hoxha u shkarkua për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë
Në vendimin e arsyetuar, Komisioni konkludon se prokurori i Elbasanit, Neritan Hoxha ka kryer deklarime të pasakta dhe të pamjaftueshme në kriterin e pasurisë, që së bashku me problemet profesionale u konkludua se ky magjistrat ka cënuar besimin e publikut tek drejtësia.
25 Shtator 2024, 21:29 -
Fshehu pasurinë, ish-Kryetari i Kushtetueses rekurs në Gjykatën e Lartë dënimit me 6 muaj burg
Ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja mësohet se ka dorëzuar një rekurs në Gjykatën e Lartë për vendimin e dhënë nga Apeli i Posaçëm për shpalljen fajtor për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë.
16 Shtator 2024, 11:55 -
Ekskluzive/ 6 mijë e 589 qytetarë vendosën drejtësi! Ndihmuan vettingun të fundosë gjyqtarët e prokurorët e korruptuar
Të zhgënjyer nga drejtësia, me mijëra qytetarë nuk ia kanë lënë fatit në dorë, por kanë bërë çmos që gjyqtarë e prokurorë të korruptuar të marrin atë që meritojnë. Sipas shifrave që Report Tv siguron, janë 6.589 denoncime qytetarësh që kanë ndihmuar organet e vettingut në procesin e vlerësimit të magjistratëve. Një pjesë e mirë e informacioneve kanë qenë vendimtare për t’i larguar nga sistemi.
17 Gusht 2024, 15:46 -
Shpalli të pafajshëm Ndrea Prendin dhe gardistin Agim Llupo për 4 vrasjet e 21 janarit, 'Vettingu' nxjerr jashtë drejtësisë gjyqtarin Besnik Hoxha
Kryesuesi i trupës gjykuese të 21 janarit, Besnik Hoxha është përjashtuar përfundimisht nga sistemi i drejtësisë, pas problemeve me pasurinë. Me vendim të KPA ai bëhet gjyqtari i 10 nga 11 që kanë pasur në dorë krimin shtetëror të 13 viteve më parë, që janë larguar përfundimisht nga sistemi.
25 Korrik 2024, 16:37 -
Vettingu ‘zbraz’ Prokurorinë e Elbasanit, 6 hetues nga 20! Dhoma e Avokatisë: Të merren masa
Nga 20 hetues që duhet të ketë, Prokuroria në Elbasan ka vetëm 6. Kjo mangësi, e krijuar kryesisht nga vettingu, ka shkaktuar vonesa në gjykatë dhe pasojat i vuajnë qytetarët që kërkojnë drejtësi. Dhoma e Avokatisë Elbasan, e cila ngre shqetësimin, i kërkon Këshillit të Lartë të Prokurorisë të emërojë hetues të rinj.
21 Korrik 2024, 14:42 -
KPK e shkarkoi, pasuria e gruas ‘mori në qafë’ gjyqtarin Agron Zhukri! I dha vulën e PD-së Berishës
Bilanci negativ në vlerë të madhe dhe pasaktësitë në deklarimet e pasurive nga ana e gjyqtarit të Tiranës, Agron Zhukri, çuan në shkarkimin e tij nga detyra. Komisioni konsideroi në vendimmarrje dhe qëndrimin e përsëritur të subjektit për mosdhënien e sqarimeve lidhur me disa nga konstatimet apo kërkesat që i janë drejtuar.
15 Korrik 2024, 11:59 -
'S’ka të drejtë të bëjë kërkesë', Seiti përplaset me Stojanin në mbledhjen e KLP për mandatin e Ballës: Pse ky nxitim? Pse doni ta rrëzoni tjetrin?
Me debate të forta është shoqëruar mbledhja e sotme e KLP ku do të vendoset për mandatin e Alfred Ballës, pas vendimit të KPA për ta përjashtuar nga sistemi për 15 vite.Anëtarja e KLP Nurihan Seiti është përplasur me kolegun Sokol Stojani. Pjes&
27 Maj 2024, 13:09 -
KLP vendos fatin e tij, Alfred Balla letër anëtarëve: Dua të dëgjohem! S'ma merrte mendja 1 vendim administrativ lirimi të më penalizonte dy herë
Këshilli i Lartë i Prokurorisë është i ndarë në dy kampe sa i takon përfundimit të mandatit të kryetarit Alfred Balla i cili me vendim të KPA-së përjashtohet nga sistemi i drejtësisë për 15 vite. Mësohet se Balla ka komunikuar me kolegët e tij
27 Maj 2024, 12:16 -
Mandati i Alfred Ballës, anëtari i KLP: S’mund ta ushtrojë më funksionin e kryetarit, vendimi i KPA i formës së prerë! T’i drejtohet Strasburgut
KLP po diskuton për mandatin e kryetarit Alfred Balla, pas vendimit të KPA për ta përjashtuar me 15 vite nga sistemi i drejtësisë. Sokol Stojani tha se vendimi i KPA është i formës së prerë dhe duhet ekzekutuar menjëherë dhe Balla s’mund të qëndrojë më në detyrë. Stojani tha se si
27 Maj 2024, 11:45 -
Debate në mbledhjen e KLP për largimin e Alfred Ballës! Anëtarja Seiti: Zv.kryetari në konflikt interesi, të përjashtohet nga votimi! Stojani: Je zëdhënëse
Me debate po zhvillohet mbledhja e KLP për përfundimin e mandatit të kryetarit Alfred Balla, i cili me vendim të KPA u përjashtua për 15 vite nga drejtësia. Anëtarja Nuihan Seti thotë se Balla është kryetar deri në momentin që vendimi futet në fletoren zyrtare. Nga ana tjetër ajo parashtroi një kërkesë të Ballë
27 Maj 2024, 11:32 -
Vettingu e largoi nga drejtësia për 15 vite, KLP miraton mbarimin e mandatit të Alfred Ballës me 9 vota pro
Alfred Balla, i përjashtuar nga vettingu për 15 vite, nuk do të jetë më anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Vendimi është marrë nga vetë KLP, që konstatoi përfundimin e mandatit me 9 vota pro dhe kundër vetëm të anëtares Nurihan Seitaj
27 Maj 2024, 07:48 -
U përjashtua 15 vite nga sistemi i drejtësisë, KLP mblidhet të hënën për të votuar përfundimin e mandatit të Alfred Ballës
Këshilli i Lartë i Prokurorisë mblidhet të hënën më 27 maj për të vendosur mbi fatin e mandatit të kryetarit të këtij institucioni, Alfred Balla, pasi Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi ta largojë atë nga sistemi i drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare.
24 Maj 2024, 15:33 -
Përjashtimi i Alfred Ballës për 15 vite nga drejtësia, Meta: Pasi të shtrydh pa mëshirë, Rilindja të flak me kënaqësi
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të KPA për përjashtimin e Alfred Ballës për 15 vite nga sistemi i drejtësisë. Meta shkruan se ‘Rilindja’, referuar qeverisë Rama, pasi të shtrudh pa më
21 Maj 2024, 20:57 -
-
Shkarkohet kreu i KLP, 15 vite jashtë drejtësisë! KPA: U dorëhoq, duhej t’i nënshtrohej vettingut! Alfred Balla: Vendim i turpshëm, e çoj në Strasburg
Kreu i KLP, Alfred Balla është larguar për 15 vite nga sistemi i drejtësisë. Me shumicë votash, KPA vendosi largimin e Ballës, çka do të thotë se ai nuk mund të ushtrojë më asnjë detyrë për 15 vite në drejtësi. KPA vlerësoi se kreu i KLP është larguar me vullnetin e tij nga drejtësia, pasi nuk iu nënshtrua procesit të vettingut.
21 Maj 2024, 15:37 -
-
'Vetingu' i kërkon Kuvendit rritjen e pagave për administratën e saj! Ja sa do të paguhet, sekretari i përgjithshëm, drejtori dhe këshilltari për median
Tre institucionet e vetingut Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) Institucioni Komisionerëve Publikë (IKP) i kërkojnë kuvendit rritjen e pagave për administratën. Ata propozojnë dhe unifikimin e pagave të administratës në të trija këta institucione të drejtësisë.
10 Prill 2024, 21:47 -
'Strasburgu' i dha të drejtë, Antoneta Sevdari jo më e shkarkuar, KPA prish për herë të parë vendimin e vetingut! Dosja do të rishqyrtohet më 17 prill
Për herë të parë Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur që të rishikojë një vendim shkarkimi nga vetingu me formë të prerë, për ish-prokuroren Antoneta Sevdari, ish-anëtare e KLP
11 Mars 2024, 10:42 -
Kaloi vettingun, Komisioneri Publik ankimon vendimin për prokuroren e Elbasanit, Zena Lila
Komisioneri Publik ka kërkuar shkarkimin nga detyra të prokurores së Elbasanit, Zena Lila. Në ankimin e paraqitur ndaj vendimit të KPK, thuhet se Lila ka bërë deklarime të ndryshme me shkrim dhe të ndryshme në seancë sa i përket mënyrës së pagesës për blerjen e një apartamenti.
23 Shkurt 2024, 16:49
