-
-
Policia e Shtetit bën 'bilancin' e një jave, 165 të arrestuar, 374 nën hetim, kapen 36 persona në kërkim, ku prej tyre 31 në kërkim kombëtar dhe 5 në kërkim ndërkombëtar
Si rezultat i punës së Policisë së Shtetit, në një javë janë arrestuar, vendosur nën hetim dhe shpallur në kërkim 563 persona, prej të cilëve: 165 të arrestuar, 374 të vendosur nën hetim dhe 24 të shpallur në kërkim.
3 Korrik 2022, 11:02 -
-
Emërohen 12 nënkomisarë të rinj në Policinë e Shkodrës, Gledis Nano: Kanabisi është një sfidë e madhe, sepse prej kësaj veprimtarie fuqizohen grupet kriminale
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano zhvilloi një takim në Shkodër me një grup oficerësh të rinj, të cilët pas përfundimit të studimeve bachelor në Akademinë e Sigurisë dhe fitimit të gradës 'Nënkomisar', janë emëruar si specialistë për hetimin e krimit, narkotikëve dhe trafiqeve të paligjshme në DVP Shkodër dhe në komisariatet në varësi të saj.
20 Qershor 2022, 18:47 -
Trafik i rënduar në autostradën Durrës-Tiranë, apeli i policisë: Përdorni rrugët alternative, ka fluks të madh automjetesh
Ashtu si çdo fundjavë, autostrada Durrës-Tiranë po kthehet në problematikë për shkak të fluksit të madh të pushuesve që zgjedhin të kalojnë ditët e pushimit në bregdet duke qenë se temperaturat janë tepër të larta.
19 Qershor 2022, 16:22 -
Ekskluzive/ Çadra kampingu dhe vaditje me pika uji në rrënjët e kanabisit, FOTO nga parcelat në Velipojë! Nano-vartësve: Kush fsheh drogën përjashtohet
ReportTv sjell ekskluzivisht pamjet e tre parcelave të zbuluara në Velipojë, ku policia zbuloi se të përfshirë ishin edhe 4 efektivë të stacionit atje. Nga çadrat e kampingut te sistemi vaditjes me pika uji janë zbuluar në terren, ndërsa kryepolici Gledis Nano ka urdhëruar se kush efektiv fsheh drogën duke mos e asgjësuar apo favorizuar grupet kriminale do të përjashtohet nga policia. Operacioni vijon në zonat me risk.
19 Qershor 2022, 11:49 -
-
Siguria rrugore, Balluku e Çuçi prezantojnë makinat inteligjente që i shtohen flotës së Policisë së Shtetit
Autoriteti Rrugor Shqiptar, përmes projektit “Mirëmbajtje dhe siguri rrugore bazuar në rezultate”, së bashku me Bankën Botërore, i kanë dhuruar Policisë së Shtetit 10 automjete të pajisura me sistemin e radarëve për monitorimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve të cilët konstatohen me shkelje.
17 Qershor 2022, 14:07 -
Arrestohet 62-vjeçari turk në Kapshticë, kishte fshehur 4 emigrantë të paligjshëm në rimorkion e kamionit
KORÇË- Një 62-vjçar turk me iniciale H.T., banues në Stamboll ra në prangat e policisë në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, pasi kishte fshehur 4 emigrantë të paligjshëm, të cilët synonin të kalonin drejt vendeve të BE-së.
16 Qershor 2022, 11:03 -
Gledis Nano në një vizitë zyrtare në Greqi, takon dhe ambasadoren tonë atje: Diskutuam për problematikat e qytetarëve shqiptarë
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ndodhet në Greqi, për një vizitë pune, në interes të forcimit të bashkëpunimit mes Policisë shqiptare dhe Policisë greke, me qëllim rritjen akoma më shumë të efikasitetit të fuftës kundër krimit të organizuar dhe krimeve ndërkufitare.
15 Qershor 2022, 18:52 -
-
-
Siguria e pushuesve gjatë sezonit turistik, nisin kontrollet për 184 stacionet e plazhit në Vlorë
Ditën e sotme, në rrethin e Vlorës, Agjencia e Bregdetit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake ka filluar verifikimin e kontratave dhe lejeve nëpër stacionet e plazhit.
14 Qershor 2022, 10:22 -
-
4040 karta SIM nga Anglia në Rinas, policia nis hetimet bashkë me autoritetet britanike! Erdhën me postë urgjente, do përdoreshin nga krimi
Report Tv siguron foton e 4040 kartave SIM të sekuestruara në Rinas. Këto karta sipas hetuesve dyshohet se përdoren për komunikimet e grupeve kriminale. Kartat janë blerë në Angli pak ditë më parë dhe janë sjellë në Shqipëri me postë urgjente. Burime për Report Tv bëjnë me dije se është identifikuar emri i personit që do të merrte kartat SIM.
14 Qershor 2022, 08:27 -
Policia e Shtetit bën bilancin e një jave, nga operacionet që çuan në sekuestrimin e 5 milion eurove, tek lufta ndaj kanabisit dhe krimit
Policia e Shtetit ka bërë bilancin e një jave të gjithë aksioneve policore që çuan në parandalimin e rasteve të ndryshme kriminale, krimit në familje, drogës dhe shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.
12 Qershor 2022, 09:43 -
Pse me ‘bujë’ çdo gjë…
Kjo ndodh edhe në jetën politike, me zhurmë edhe më të madhe.Zhurmë e madhe për inceneratorët, zhurmë e madhe për arrestimet e ish-ministrave dhe deputetëve, zhurmë dhe debate në çdo seancë të Parlamentit për “non-grata”-t, për ligjet që rregullojnë marrëdhëniet mes qeverisë dhe kompanive private në kohë krize. Kacafytje dhe gjithçka e pakuptimtë, për të justifikuar rrogën e majme të deputetit, politikanit, apo zyrtarit të lartë.
10 Qershor 2022, 13:55 -
Policët në 'shënjestër', Hajdarmataj në Report Tv: Çdo kërcënim, sa do i vogël ndaj punonjësve të policisë nuk duhet neglizhuar
Ngjarjet e fundit kriminale të cilat kanë ndodhur në vend, nga të cilat, disa prej sulmeve janë drejtuar ndaj punonjësve të policisë kërkojnë vëmendje. I ftuar në emisionin "Studio Live" në Report Tv me gazetarin Andi Kapxhiu ishte ish-drejtuesi i policisë, Arben Hajdarmataj i cili diskutoi rreth ngjarjeve më të fundit kriminale ku disa prej tyre drejtuar punonjësve të policisë. Hajdarmatja thotë se është e rëndësishme që të merret parasysh dhe të vlerësoshet çfarëdolloj kërcënimi ndaj punonjësve të policisë.
10 Qershor 2022, 13:09 -
Tiranë/ Strehonin 14 emigrantë të paligjshëm në hotel, arrestohet pronari, në hetim menaxheri, në pranga dhe një 23-vjeçar
Janë zhvilluar 2 operacione policore, "Camouflage 9" dhe "Camouflage 10”, me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit. Si rezultat është vendosur në pranga pronari i një hoteli 60-vjeçari me iniciale S. J., 60 vjeç, banues në Tiranë si dhe është vendosur nën hetimi një 56-vjeçar me iniciale A.Th., menaxheri i hotelit.
10 Qershor 2022, 10:35 -
Përmirësim të kornizës ligjore dhe aftësive, OSBE ndihmon Shqipërinë në luftën kundër armëve të zjarrit! Për një vit u kryen 60 vrasje
Mbi 300 mijë shqiptarë vazhdojnë të mbajnë një armë zjarri në shtëpi ose me vete, pavarësisht thirrjeve të herë pas hershme për dorëzim vullnetarë. OSBE në Tiranë shpalli sot një plan tre vjeçar për uljen e rrezikut të përhapjes së armëve të vogla si dhe ndihmë policisë në këtë drejtim.
9 Qershor 2022, 21:01
