-
-
Drejt Punës
Kontrata e re, mbi 12 mijë punonjës policie përfitojnë një vakt ushqimi falas! Fishta: 'VKM' ekzistonte, nuk jepej pasi nuk ishte në kontratën e vjetër
Përmes një kontrate të re kolektive firmosur nga kryepolici Gledis Nano dhe kryesindikalisti Sadedin Fishta, shumë burokraci për të drejtat e policëve do të shmangen. Një prej përfitimeve është ai i marrjes së një vakti ushqim, i cili prej vitesh ishte parashikuar por nuk merrej me pretendimin se nuk përfshihej në kontratë
31 Korrik 2022, 13:17 -
Gledis Nano urdhër Policisë Kriminale: Patrulloni vijën bregdetare dhe filmoni çdo manovër të rrezikshme të mjeteve lundruese
Punonjësit e Policisë Kriminale do të angazhohen në patrullim të vijës bregdetare përgjatë muajit gusht. Urdhri erdhi nga kryepolici Gledis Nano, i cili ka kërkuar dokumentimin e të gjitha manovrave të rrezikshme nga skafet apo Jet ski përmes pamjeve filmike që do t’i kalojnë Policisë Kufitare
31 Korrik 2022, 11:22 -
Emërimi i drejtorit të ri të policisë kriminale, Rithemelimi i Berishës: Nallbati, skandali i radhës i Ramës
Klevis Balliu i ‘Rithemelimit’ të Berishës ka deklaruar sot se emërimi i Neritan Nallbatit në postin e drejtorit të Policisë Kriminale është skandali i radhës i qeverisë Rama. Sipas tij Nallbati njihet si mbështetës i pandërprerë i aktiviteteve të paligjshme dhe të infiltruarve t&eum
28 Korrik 2022, 12:40 -
-
Finalja e Conference League në Tiranë, qeveria do të shpërblejë me një rrogë plus efektivët që morën pjesë në mbarëvajtjen e ndeshjes
Report Tv mëson se sot pritet që qeveria të miratojë shpërblimin për punonjësit e policisë që morën pjesë në mbarëvajtjen e ndeshjes Conference League. Sipas propozimit të bërë nga ministria e Brendshme efektivët që ishin të angazhuara në këtë ndeshje do të marrin një rrogë shpërblim
28 Korrik 2022, 09:08 -
Policët ‘turp’ nga psikologu i shtetit, konsulta tek privati! Elidon Shehu në Report Tv: 2 psikologë për 2200 policë
Punonjësit e policisë janë më të rriskuarit për shëndetin mendor për shkak të profilit të punës, por megjithatë mentaliteti i mban ata larg konsultave me psikologun e vendosur nga shteti. Elidon Shehu psikolog në Policinë e Tiranës, tregon për Report Tv për numrin mjaft të ulët të psikologëve në raport me numrin e efektivëve blu.
23 Korrik 2022, 13:39 -
-
-
Nano takon homologu çek: Të forcojmë bashkëpunimin në interes të qytetarëve të dy vendeve
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano priti në takim homologun e tij çek, Gjeneral Major Martin Vondrášek. Presidenti i Policisë çeke Vondrášek shoqërohej nga drejtues të lartë të Policisë çeke, ambasadori i Republikës së Çekisë në Tiranë, Karel Urban dhe Oficeri Ndërlidhës i Policisë çeke Adriatik Shino.
19 Korrik 2022, 16:37 -
-
Lufta kundër narkotikëve, lirohet nga detyra kreu i Policisë Kufitare, Merkaj! Priten ndryshime në Drejtorinë e Tiranës
Gledis Nano firmos largimin nga detyra të kreut të policisë kufitare Eduart Merkaj. Report Tv mëson se drejtuesi i ri i policisë kufitare prezantohet pasditen e sotme nga Nano.
18 Korrik 2022, 15:39 -
Fluksi i emigrantëve shqiptarë drejt Britanisë së Madhe, në portin e Doverit edhe një oficer shqiptar
Në portin e Doverit do të vendoset një oficer shqiptar. Pas takimit të drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano në Britaninë e Madhe, u pa nga afër trajtimi i fluksit të emigrantëve të paligjshëm dhe u ra parimisht dakord për vendosjen e një oficeri të Policisë shqiptare në këtë port, me qëllim shkëmbimin në kohë reale të informacioneve në rastet kur në këtë port ka shtim të lëvizjes së shtetasve shqiptarë.
15 Korrik 2022, 19:16 -
1.8 mln euro, Policia tender për krijimin e qendrës së identifikimit biometrik! ‘AMAIS’, laboratori i 100 mijë imazheve, rezultati del në 10 sek
Policia e Shtetit ka hapur tenderin 1.8 milionë euro për krijimin e një qendre të avancuar teknologjike për identifikimin biometrik të personave. Projekti quhet “AMAIS”, ndërsa synon të mbledhë në një të gjitha sistemet e tjera që përdor policia. Identifikimi i fotove dhe shenjave të gishtave do të bëhet për rreth 10 sekonda, ndërsa si bazë e të dhënave do të jetë Policia Kriminale dhe ajo Shkencore
15 Korrik 2022, 15:28 -
-
-
Policia e Shtetit bën 'bilancin' e një jave, 165 të arrestuar, 374 nën hetim, kapen 36 persona në kërkim, ku prej tyre 31 në kërkim kombëtar dhe 5 në kërkim ndërkombëtar
Si rezultat i punës së Policisë së Shtetit, në një javë janë arrestuar, vendosur nën hetim dhe shpallur në kërkim 563 persona, prej të cilëve: 165 të arrestuar, 374 të vendosur nën hetim dhe 24 të shpallur në kërkim.
3 Korrik 2022, 11:02 -
-
Emërohen 12 nënkomisarë të rinj në Policinë e Shkodrës, Gledis Nano: Kanabisi është një sfidë e madhe, sepse prej kësaj veprimtarie fuqizohen grupet kriminale
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano zhvilloi një takim në Shkodër me një grup oficerësh të rinj, të cilët pas përfundimit të studimeve bachelor në Akademinë e Sigurisë dhe fitimit të gradës 'Nënkomisar', janë emëruar si specialistë për hetimin e krimit, narkotikëve dhe trafiqeve të paligjshme në DVP Shkodër dhe në komisariatet në varësi të saj.
20 Qershor 2022, 18:47 -
Trafik i rënduar në autostradën Durrës-Tiranë, apeli i policisë: Përdorni rrugët alternative, ka fluks të madh automjetesh
Ashtu si çdo fundjavë, autostrada Durrës-Tiranë po kthehet në problematikë për shkak të fluksit të madh të pushuesve që zgjedhin të kalojnë ditët e pushimit në bregdet duke qenë se temperaturat janë tepër të larta.
19 Qershor 2022, 16:22 -
Ekskluzive/ Çadra kampingu dhe vaditje me pika uji në rrënjët e kanabisit, FOTO nga parcelat në Velipojë! Nano-vartësve: Kush fsheh drogën përjashtohet
ReportTv sjell ekskluzivisht pamjet e tre parcelave të zbuluara në Velipojë, ku policia zbuloi se të përfshirë ishin edhe 4 efektivë të stacionit atje. Nga çadrat e kampingut te sistemi vaditjes me pika uji janë zbuluar në terren, ndërsa kryepolici Gledis Nano ka urdhëruar se kush efektiv fsheh drogën duke mos e asgjësuar apo favorizuar grupet kriminale do të përjashtohet nga policia. Operacioni vijon në zonat me risk.
19 Qershor 2022, 11:49 -
-
Siguria rrugore, Balluku e Çuçi prezantojnë makinat inteligjente që i shtohen flotës së Policisë së Shtetit
Autoriteti Rrugor Shqiptar, përmes projektit “Mirëmbajtje dhe siguri rrugore bazuar në rezultate”, së bashku me Bankën Botërore, i kanë dhuruar Policisë së Shtetit 10 automjete të pajisura me sistemin e radarëve për monitorimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve të cilët konstatohen me shkelje.
17 Qershor 2022, 14:07 -
Arrestohet 62-vjeçari turk në Kapshticë, kishte fshehur 4 emigrantë të paligjshëm në rimorkion e kamionit
KORÇË- Një 62-vjçar turk me iniciale H.T., banues në Stamboll ra në prangat e policisë në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, pasi kishte fshehur 4 emigrantë të paligjshëm, të cilët synonin të kalonin drejt vendeve të BE-së.
16 Qershor 2022, 11:03 -
Gledis Nano në një vizitë zyrtare në Greqi, takon dhe ambasadoren tonë atje: Diskutuam për problematikat e qytetarëve shqiptarë
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ndodhet në Greqi, për një vizitë pune, në interes të forcimit të bashkëpunimit mes Policisë shqiptare dhe Policisë greke, me qëllim rritjen akoma më shumë të efikasitetit të fuftës kundër krimit të organizuar dhe krimeve ndërkufitare.
15 Qershor 2022, 18:52 -
-
-
Siguria e pushuesve gjatë sezonit turistik, nisin kontrollet për 184 stacionet e plazhit në Vlorë
Ditën e sotme, në rrethin e Vlorës, Agjencia e Bregdetit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake ka filluar verifikimin e kontratave dhe lejeve nëpër stacionet e plazhit.
14 Qershor 2022, 10:22 -
-
4040 karta SIM nga Anglia në Rinas, policia nis hetimet bashkë me autoritetet britanike! Erdhën me postë urgjente, do përdoreshin nga krimi
Report Tv siguron foton e 4040 kartave SIM të sekuestruara në Rinas. Këto karta sipas hetuesve dyshohet se përdoren për komunikimet e grupeve kriminale. Kartat janë blerë në Angli pak ditë më parë dhe janë sjellë në Shqipëri me postë urgjente. Burime për Report Tv bëjnë me dije se është identifikuar emri i personit që do të merrte kartat SIM.
14 Qershor 2022, 08:27 -
Policia e Shtetit bën bilancin e një jave, nga operacionet që çuan në sekuestrimin e 5 milion eurove, tek lufta ndaj kanabisit dhe krimit
Policia e Shtetit ka bërë bilancin e një jave të gjithë aksioneve policore që çuan në parandalimin e rasteve të ndryshme kriminale, krimit në familje, drogës dhe shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.
12 Qershor 2022, 09:43 -
Pse me ‘bujë’ çdo gjë…
Kjo ndodh edhe në jetën politike, me zhurmë edhe më të madhe.Zhurmë e madhe për inceneratorët, zhurmë e madhe për arrestimet e ish-ministrave dhe deputetëve, zhurmë dhe debate në çdo seancë të Parlamentit për “non-grata”-t, për ligjet që rregullojnë marrëdhëniet mes qeverisë dhe kompanive private në kohë krize. Kacafytje dhe gjithçka e pakuptimtë, për të justifikuar rrogën e majme të deputetit, politikanit, apo zyrtarit të lartë.
10 Qershor 2022, 13:55 -
Policët në 'shënjestër', Hajdarmataj në Report Tv: Çdo kërcënim, sa do i vogël ndaj punonjësve të policisë nuk duhet neglizhuar
Ngjarjet e fundit kriminale të cilat kanë ndodhur në vend, nga të cilat, disa prej sulmeve janë drejtuar ndaj punonjësve të policisë kërkojnë vëmendje. I ftuar në emisionin "Studio Live" në Report Tv me gazetarin Andi Kapxhiu ishte ish-drejtuesi i policisë, Arben Hajdarmataj i cili diskutoi rreth ngjarjeve më të fundit kriminale ku disa prej tyre drejtuar punonjësve të policisë. Hajdarmatja thotë se është e rëndësishme që të merret parasysh dhe të vlerësoshet çfarëdolloj kërcënimi ndaj punonjësve të policisë.
10 Qershor 2022, 13:09 -
Tiranë/ Strehonin 14 emigrantë të paligjshëm në hotel, arrestohet pronari, në hetim menaxheri, në pranga dhe një 23-vjeçar
Janë zhvilluar 2 operacione policore, "Camouflage 9" dhe "Camouflage 10”, me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit. Si rezultat është vendosur në pranga pronari i një hoteli 60-vjeçari me iniciale S. J., 60 vjeç, banues në Tiranë si dhe është vendosur nën hetimi një 56-vjeçar me iniciale A.Th., menaxheri i hotelit.
10 Qershor 2022, 10:35 -
Përmirësim të kornizës ligjore dhe aftësive, OSBE ndihmon Shqipërinë në luftën kundër armëve të zjarrit! Për një vit u kryen 60 vrasje
Mbi 300 mijë shqiptarë vazhdojnë të mbajnë një armë zjarri në shtëpi ose me vete, pavarësisht thirrjeve të herë pas hershme për dorëzim vullnetarë. OSBE në Tiranë shpalli sot një plan tre vjeçar për uljen e rrezikut të përhapjes së armëve të vogla si dhe ndihmë policisë në këtë drejtim.
9 Qershor 2022, 21:01 -
-
50 raste dhune në familje, policia bën bilancin javor: 20 operacione të zhvilluara, 136 persona të arrestuar
50 raste të dhunës në familje janë regjistruar vetëm për një javë, një fenomene në rritjë në vendin tonë, kryesisht dhuna ndaj grave. Policia e Shtetit ka bërë bilancin javor për të gjitha operacionet e zhvilluara, masat e policisë rrugore, por edhe asaj kufitare.
5 Qershor 2022, 10:06 -
Policia: Janë pezulluar 100 leje drejtimi në 24 orët e fundit! Drejtuesit që vijnë nga Kosova drejt Shqipërisë dhe anasjelltas janë shkelësit më të shumtë
Policia e Shtetit ka bërë bilancin e shkeljeve në 24 orët e fundit të evidentuara nga makina inteligjente, radari automatik dhe patrullat e njësisë në lëvizje. Shefi i Njësisë për Sigurinë e Autostradës Milot-Morinë Gramoz Dafku ka theksuar se shkelësit më të shumtë janë drejtuesit e mjeteve që vijnë nga Kosova për në Shqipëri dhe anasjelltas.
4 Qershor 2022, 15:36 -
Kishte përshtatur lokalin për baste sportive, arrestohet 54-vjeçari në Vlorë
Një 54-vjeçar me iniciale A. D nga Vlora ka rënë në prangat e Policisë, pasi gjatë kontrollit të lokalit në pronësi të tij, në lagjen "Osman Stafa " u zbulua se kishte përshtatur ambientet e lokalit për organizimin e lojërave të ndaluara, basteve sportive.
4 Qershor 2022, 13:26 -
Dëmtuan portën e Komisariatit dhe disa orendi në dhomat e shoqërimit, në pranga 2 vëllezërit në Pogradec
POGRADEC- Mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 1, 27-vjeçari Arsen Muço Muço nga fshati Gështenjas, në gjendje të dehur ka fyer dhe ofenduar punonjësit e Policisë së Rendit, të cilët ishin duke patrulluar në këtë zonë.
4 Qershor 2022, 12:18