-
Sezoni turistik/ Nga sot, përgjatë fundjavave kufizohet qarkullimi i disa kategorive të mjeteve në akset kryesore të vendit
Duke nisur nga dita e sotme, gjatë fundjavës dhe ditëve të festave në vend, do të ketë kufizime për qarkullimin disa kategorive të mjeteve, siç janë ato të tonazhit të rëndë, mjetet rrugore bujqësore, si dhe autoshkollat.
15 Qershor 2023, 12:32 -
BE dhuroi pajisje të reja për Policinë Kufitare, Rrumbullaku: Projekt me rëndësi për përballimin e sfidave të reja të emigracionit të paligjshëm
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, gjatë ceremonisë së organizuar në Dhërmi, për dhurimin e pajisjeve të cilat iu dorëzuan Departamentit të Policisë Kufitare dhe Migracionit, nga Bashkimi Europian, u shpreh se një projekt i tillë ishte i nevojshëm për përballimin e sfidave të reja
13 Qershor 2023, 18:38 -
Rrumbullaku takim me strukturat e policisë kufitare: Të rritet vigjilenca për kontrollin e kufirit tokësor
Siguria detare për pushuesit në plazhe, kontrolli i kufirit tokësor dhe kapja e personave të shpallur në kërkim ka qenë në fokus të takimit të zhvilluar mesditën e sotme nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.
10 Qershor 2023, 17:00 -
Rrumbullaku mbledh krerët e policive në qarqe: Kontrolle më të rrepta për kultivimin e kanabisit! Prioritet siguria gjatë sezonit turistik
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku zhvilloi mesditën e sotme, një takim pune me drejtuesit qendrorë dhe vendorë të Policisë dhe me shefat e komisariateve të Policisë në vend.
9 Qershor 2023, 15:52 -
Rrumbullaku mirëpret Komisionerin spanjoll: Synojmë për forcimin e bashkëpunimit dypalësh
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku mirëpriti në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Komisionerin e Përgjithshëm për Kufirin dhe Migracionin të Policisë Kombëtare të Spanjës, Julian Ávila Polo dhe drejtuesit e 2 departamenteve të Policisë së Spanjës.
9 Qershor 2023, 09:14 -
I mbaron misioni si drejtuese e Zyrës së Sigurisë Rajonale të SHBA-së në Shqipëri, Rrumbullaku i jep Karen Riley certefikatën ‘Për Shërbime të Dalluara’
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, i ka dorëzuar një certifikatë “Për Shërbime të Dalluara” Shefes së Zyrës së Sigurisë Rajonale në ambasadën e SHBA-së në Shqipëri, Karen Riley, me rastin e përfundimit të misionit të saj si drejtuese e kësaj zyre, në Shqipëri.
5 Qershor 2023, 14:35 -
Policia bën 'bilancin' për muajin maj: Janë zhvilluar 79 operacione! 112 drejtues mjetesh të arrestuar, pezullohen 624 leje drejtimi
Policia ka bërë bilancin për muajin maj 2023. Në një njoftim për mediat bën me dije se për një muaj janë arrestuar 112 drejtues mjetesh, janë pezulluar 624 leje drejtimi dhe janë kapur 68 persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
4 Qershor 2023, 10:04 -
Drejtori i Policisë Lezhë u shkarkua pasi s'dorëzoi formularët e deklarimit, Burime: Vehbi Bushati emërohet këshilltar i Rrumbullakut
Pas shkarkimit nga detyra për mos plotësimin dhe mos dorëzimin e formularit të deklarimit të pasurisë deklarimin e kontrollit të figurës dhe formularin e vlerësimit të aft&e
30 Maj 2023, 18:33 -
Vettingu e shkarkoi nga detyra e drejtorit të Policisë Lezhë, Vehbi Bushati emërohet këshilltar i Rrumbullakut
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore shkarkoi nga detyra drejtorin e Policisë së lezhës Vehbi Bushati, në vendimin e parë të dhënë pas rifillimit të vettingut. Trupa vlerësuese ka urdhëruar që Bushati të përjashtohet nga postet drejtuese, pasi ai nuk dorëzoi formularët e vetëdeklarimit.
30 Maj 2023, 12:15 -
Në bashkëpunim për të luftuar krimin e organizuar, Rrumbullaku pret delegacionin e lartë nga Ministria e Brendshme e Arabisë Saudite
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku mirëpriti një delegacion të lartë nga Mbretëria e Arabisë Saudite, që kryesohej nga Drejtori i Përgjithshëm i Departamentit të Falsifikimit, në Ministrinë e Brendshme të Arabisë Saudite, Gjeneral Brigade Waleed Bingshegair.
18 Maj 2023, 12:30 -
Nesër Shqipëria voton, Policia e Shtetit merr në ruajtje 4080 objekte ku mbahen materialet zgjedhore! Thirrje partive politike: Respektoni Kodin Zgjedhor
Nga ora 20:00 e mbrëmjes së sotme, punonjësit e policisë kanë marrë në ruajtje 4080 objekte ku do të zhvillohet procesi i votimit për zgjedhjet vendore të dielën e 14 majit deri në përfundim të procesit.
13 Maj 2023, 20:18 -
Fushata elektorale për zgjedhjet e 14 majit, Rrumbullaku: Janë evidentuar 54 raste të krimeve zgjedhore! 88 persona nën hetim
Disa orë para mbylljes së fushatës zgjedhore të 14 majit, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka bërë me dije se janë gjatë kësaj fushate nga data 14 prill deri në datën 12 maj janë evidentuar 54 raste të krimeve zgjedhore dhe se janë vënë nën hetim 88 persona.
12 Maj 2023, 18:29 -
‘Vendoret’, KQZ letër SPAK, Policisë e Prokurorisë së Përgjithshme: Parandaloni incidentet dhe krimet zgjedhore
Vetëm tre ditë na ndajnë nga zgjedhjet vendore, ndërsa më datë 14 maj qytetarët do të shkojnë në kutinë e votimit për të votuar për kryetarët e rinj të bashkisë në 61 bashkitë e vendit, si edhe për këshilltarët bashkiakë.
11 Maj 2023, 11:44 -
Zgjedhjet e 14 majit, 5500 policë për garantimin e procesit! Patrullat e trajnuara nga OSBE dhe KQZ do të vendosen pranë QV-ve dhe KZAZ-ve
Plani i masave të policisë së shtetit për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 14 majit përfshin angazhimin e 5500 policëve. Ata do të kenë detyra për qëndrim në distancë pranë qendrave të votimit dhe KZAZ-ve për të shmangur çdo incident, dhe do të angazhohen për transportimin e materialeve zgjedhore.
10 Maj 2023, 15:11 -
Rithemelimi denoncon: Ka policë që janë kthyer në banditë për t’i bllokuar opozitës çdo shteg në zgjedhje! Po kërcënohen qytetarët, prokuroria të hetojë
Rithemelimi ka akuzuar Policinë e Shtetit, se zyrtarë të saj, janë të përfshirë në blerjen e votave në favor të Partisë Socialiste në kuadër të fushatës elektorale të 14 majit.
9 Maj 2023, 16:29 -
Ekzekutoi Nikulajn, vrasësi portugez hyri në Shqipëri në 14 shkurt! Qëndroi në shtëpinë e porositësit të vrasjes! Edmond Haxhia u largua një ditë pas krimit
Ruben Saraiva, shtetas portugez, është i dyshuari kryesor mes 6 personave të shpallur në kërkim për vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin.Ai ka hyrë në Shqipëri më 14&a
26 Prill 2023, 22:57 -
FOTO/ Ky është vrasësi i Ardian Nikulajt! Portugezi përshëndeti në shqip biznesmenin për ta bërë konfuz
Ky është portugezi, Ruben Saraiva vrasësi i biznesmenit Ardian Nikulaj. Saraiva në momentin kur ka hyrë në lokalin ku ekzekutoi ka përdorur një përshëndetje në shqip drejtuar biznesmentit Nikulajt.
26 Prill 2023, 21:10 -
Ja FOTO ekskluzive e porositësit dhe financuesit të vrasjes së Ardian Nikulajt, Edmond Haxhia
Personi që shihni në foto është porositësi i vrasjes së Ardian Nikulajt, Edmond Haxhia. Report Tv ka siguruar foton e tij. Ai ishte kthyer para pak muajsh nga Anglia dhe kishte përgatitur të gjithë planin.
26 Prill 2023, 20:05 -
VIDEO/ Ekzekutoi me 7 plumba Ardian Nikulajn, para se të kryente krimin vrasësi portugez 'ngatërron rrugën' jashtë hotelit të biznesmenit
Ruben Saravia, portugezi që ekzekutoi biznesmenin Ardian Nikulaj shfaqet në pamjet e siguruara nga Report TV disa momente para krimit të rëndë. Siç shihet edhe në video, Saravia në ambientet e jashtme të hotelit të Nikulajt është kthyer mbrapsht nga rruga që po ndiqte para se të hynte në lokalin ku ekzekutoi me 7 plumba 51
26 Prill 2023, 20:05 -
JA VIDEO/ 'Spiuni' anglez në hotelin e Ardian Nikulajt prej ditësh, e vëzhgonte dhe informonte vrasësin portugez! Momenti kur gjen recepsionistin në gjumë
Report TV ka siguruar videon e momentit kur shtetasi anglez, Steven Hunt ka mbërritur në hotelin e Ardian Nikulajt në datën 11 prill ku ka gjetur duke fjetur recepsionistin e hotelit
26 Prill 2023, 19:48 -
Zbardhja e vrasjes së Nikulajt, reagon Ndreu: Të gjithë ata që vazhduan tallavanë politike për një grusht votash, duhet të kenë pështirë nga vetja
Kandidati i PS për bashkinë e Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar pas zbardhjes së vrasjes së biznesmenit, Ardian Nikulaj. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Ndreu përgëzoi policinë e shtetit për zbardhjen e ngjarjes nd&eu
26 Prill 2023, 19:19 -
Zbardhet vrasja e Ardian Nikulajt, Çuçi përgëzon policinë: Rezultate të tjera nuk do të vonojnë
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka përshëndetur punën e policisë në zbardhjen e vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin. Çuçi shkruan se rezultate të tjera nuk do të vonojn&e
26 Prill 2023, 19:10 -
Ishte kthyer nga Anglia para disa muajsh, Edmond Haxhia përgatiti gjithçka nga gjetja e motorit te plani i ekzekutimit
Edmond Haxhia është organizator, porositës dhe financues i vrasjes. Ai ishte ktyer në Shqipëri para disa muajsh dhe mësohet se është marrë me të gjitha detajet e vrasjes së Nikulajt që nga motori deri te përgatitja e infrast
26 Prill 2023, 19:10 -
Zbardhet emri i porositësit dhe financuesit të vrasjes së Ardian Nikulajt, ishte kthyer në Shqipëri para disa muajsh! Kush janë emrat e bashkëpunëtorëve
Zbardhen emrat e bashkëpunëtorëve në vrasjen e Nikulajt. Edmond Haxhia është porositësi dhe financuesi i vrasjes së Ardian Nikulajt. Ai është djali i dajës i Elton Lekstakaj me të cilin ka qenë konflikti prej vitesh.
26 Prill 2023, 18:59 -
Vëzhgonte lëvizjet e Ardian Nikulajt në hotelin e tij, Report TV siguron foton e britanikut të përfshirë në vrasjen e biznesmenit
Report TV ka siguruar foton e njërit prej britanikëve të përfshirë në vrasjen e Ardian Nikulajt. Steven Hunt është kapur nga kamerat e sigurisë të hotelit ‘Coral’ në p
26 Prill 2023, 18:53 -
Vrasja e Ardian Nikulajt në Shëngjin, Rrumbullaku: Ekzekutori, portugez! 6 shtetas të huaj të përfshirë, mes tyre një shqiptaro-britanik
Drejtori i përgjithshëm i policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku bën me dije se janë shpallur në kërkim 6 persona për vrasjen e Ardian Nikulajt. Ai u shpreh i sigurt se ekzekutori i Nikulajt ka qenë një portugez i cili ka bashkëpunuar me 5 shtetas të tjerë të huaj. Mes tyre është edhe një shtetas
26 Prill 2023, 18:04 -
Nikulaj u ekzekutua për gjakmarrje, 6 në kërkim! U porosit e financua nga i afërmi i vëllezërve Lekstakaj, u vra nga një portugez, të përfshirë 4 britanikë (EMRAT)
Gjashtë persona janë shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit, Ardian Nikulaj mesditën e 19 prillit brenda lokalit të tij në Shëngjin. Mësohet se organizatori, porositësi dhe financuesi i vrasjes është Edmond Haxhia. Ky i fundit është djali i dajës së Elton Lekstakajt, i cili kishte një konflikt me Nikulajn që prej vitit 1996. Ekzekutori i Nikulajt ka qenë një shtetas portugez i cili ka bashkëpunuar edhe me 4 persona të tjerë të huaj.
26 Prill 2023, 16:29 -
Rritja e pagave të policisë me 7%, efektivja: Puna jonë nuk është e lehtë, e dimë sa rrezikojmë! Shteti ynë ka nevojë për ne më shumë se kurrë
Pagat e punonjësve të Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit u rritën me 7% ndërsa rritja pritet të vijojë në 21-35% në vitin 2024. Kryeministri Edi Rama ka publikuar videon e një efektiveje e cila tregon vështirësitë e punës dhe shprehet se e mirëpritën vendimin për rritjen e pagave.
26 Prill 2023, 12:14 -
U rikthyen në punë 1 muaj pas pezullimit nga detyra, nuk u gjetën shkelje në punën e 12 drejtuesve të sektorit të krimit ekonomik
Të gjithë shefat e krimit ekonomiko-financiar në të 12 qarqet e drejtorive vendore të policisë janë rikthyer në detyrë, pas pezullimit të kryer nga kryepolici Muhamet Rrumbullaku në datën 10 mars të këtij viti për shkak nuk ishin arritur pritshmërinë në luftën kundër evazionit fiskal dhe korrupsionit. Vendimi për rikthimin e tyre në detyrë erdhi pas verifikimit që u bë nga Drejtoria e Standardeve Profesionale.
17 Prill 2023, 12:52 -
Begaj thirrje shqiptarëve: Më 14 maj shprehni vullnetin tuaj në kutitë e votimit, denonconi çdo intimidim apo shantazhim
Presidenti Bajram Begaj u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që më 14 maj të shprehin vullnetin e tyre të lirë në kutitë e votimit. Begaj u bëri thirrje që të denoncojnë çdo intitmidim apo zhantazhim që mund të marrin gjatë fushatës zgjedhore që mund të ndikojë në vot&am
13 Prill 2023, 11:26 -
Nesër nis fushata, Begaj u jep porositë institucioneve: Të garantohet proces i rregullt, partitë kujdes me retorikën! Dënoni shitblerjen e votës
Një ditë para nisjes së fushatës elektorale, presidenti Begaj mblodhi përfaqësues të institucioneve kryesore, si KQZ dhe Policia e Shtetit. Kreu i shtetit dhe mesazhe të forta dhe porosi për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Ai u kërkoi institucioneve e që të monitorojnë fushatën elektorale me kujdes dhe të dënojnë çdo fenomen që mund të cenojë procesin zgjedhor, mes tyre edhe shit blerjen e votës.
13 Prill 2023, 11:20 -
Mori 2 mln lekë ryshfet për të lehtësuar akuzat ndaj një të dyshuari për drogë, lihet në burg oficeri i anti drogës Sokol Canameti
Gjykata e Posaçme i cakton masën ‘arrest me burg’ ish-oficerit të antidrogës Sokol Canameti. Masa i është komunikuar në ambientet e spitalit pasi ish-oficeri i policisë ka shfaqur probleme shëndetësore. Ai akuzohet nga SPAK se ka kërkuar ryshfet 2000 euro, në këmbim të lehtësimit të pozitave ligjore të një të arrestuari për prodhim dhe shitje narkotikësh në tetor të 2022.
12 Prill 2023, 10:37 -
EMRAT/ Nis vettingu në Policinë e Shtetit, cilët janë 36 drejtuesit e parë që do i nënshtrohen procesit! Çuçi: Procesi të jetë transparent
Të gjithë drejtuesit e lartë në Policinë e Shtetit do t’i nënshtrohet vettingut, ndërsa procesi ka nisur ditën e sotme. AMP hodhi sot shortin e parë për vlerësimin e punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe AMP-së. 36 prej tyre do t’i nënshtrohet procesin të vettingut në këtë fazë të parë, ndërsa procesi do të vijojë në faza të tjera me të gjithë drejtuesit.
11 Prill 2023, 11:15 -
Kërcënime për tenderat/ Softa: Ka shumë raste të tilla, jo të gjitha raportohen! Denoncimi i biznesmenit, kurajoz! Të ketë hetim të thelluar
Kërcënimi i biznesmenit Eral Myftaraj që të hiqte dorë nga një tender, për ekspertin Fatjon Softa thotë se është një tregues se biznesi është në presione të tilla.
10 Prill 2023, 16:42 -
Përfitojnë mbi 16 mijë policë, gardistë, zjarrfikës dhe punonjës sigurie në burgje, Rama: Rritje rroge nga 20 mijë deri në 48 mijë lekë, sipas gradave
Punonjësit e Policisë së Shtetit dhe të sistemit të Burgjeve do të kenë paga më të larta. Qeveria ka vendosur që edhe ata të kenë rritje të rrogave që do të realizohet në dy etapa, në harkun e një viti, nga ku do të përfitojnë 12120 punonjës të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës, si dhe 3566 punonjës të sistemit të Policisë së Burgjeve.
8 Prill 2023, 11:23