-
Kontrata e lobimit të LSI/ Blushi kërkesë SPAK dhe autoriteteve në SHBA: Të mos bllokohen provat që shfajësojnë Ilir Metën nga akuzat publike
Në emër të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i ka bërë kërkesë SPAK dhe autoriteteve në SHBA që të garantojnë transparencën dhe një proces të rregullt ligjor, në çështjen e ish-Presidentit Ilir Meta, për të cilin sekretari i përgjithshëm i PL-së pretendon se është i pafajshëm.
20 Maj, 16:52 -
Ilir Meta i drejtohet sërish SPAK: Ja 'pyetjet e munguara' që duhet t'i bëhen Departamentit të Drejtësisë në SHBA për kontratën e lobimit
Ilir Meta thotë se prej katër vitesh nuk janë dërguar “pyetjet e munguara” të SPAK-ut në SHBA për kontratën e LSI-së me GSIS. Sipas tij, mungesa e këtyre të dhënave ka penguar hetimin dhe zbardhjen e plotë të çështjes, ndaj kërkon transparencë nga autoritetet amerikane për dokumentet, pagesat dhe komunikimet mes palëve.
20 Maj, 12:12 -
-
Meta: SPAK s’ka provuar asnjë shkelje ndaj meje, proces politik! Caktohet trupa gjykuese për të dhe Kryemadhin
Ilir Meta e cilëson procesin ndaj tij si politik dhe thotë se SPAK nuk ka prova për shkelje. Ai mohon akuzat për korrupsion dhe pastrim parash, duke pretenduar se hetimet e SPAK janë të padrejta dhe të ndikuara politikisht.
19 Maj, 09:00 -
Meta letër Klodian Brahos: Lejoni publikimin e kontratës së lobimit në SHBA! Dikush në LSI e ndryshoi, po e mbron SPAK-u
Ilir Meta i ka kërkuar kreut të ri të SPAK, Klodjan Braho, të mos kërkojë në SHBA shtyrjen e afatit për publikimin e dokumenteve të kontratës së lobimit të LSI-së me kompaninë amerikane GSIS.
18 Maj, 13:26 -
Dosja e lobimit në SHBA, Tedi Blushi publikon pjesë nga letërporosia amerikane: SPAK e fshehu përgjigjen, LSI pagoi vetëm 15 mijë jo 1 milion USD
Blushi publikoi pjesë nga letërporosia e departamentit të drejtësisë për SPAK në tetorin e 2024 rrëzon akuzën, se LSI dhe Ilir Meta kishin paguar 1 milionë dollarë për të lobuar në SHBA.
15 Maj, 12:13 -
Ervis Iljazaj: Gjyqet ndaj politikanëve duhet të kenë një produkt, nëse nuk janë produkt i politikës
SPAK dhe GJKKO ka patur meritën që për herë të parë në tranzicionin shqiptar institucione të drejtësisë u kthyen në institucionet më të besueshme për publikun, dhe kjo është një arritje goxha e madhe.
15 Maj, 11:11 -
Meta përshëndet miratimin e Rezolutës për integrimin: E vonuar! Uroj të shërbejë ri reflektim i thellë për palët politike
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka përshëndetur miratimin e Rezolutës për integrimin e Shqipërisë në BE, së miratuar me konsensus ditën e sotme në Kuvend.Përmes një postimi n&e
14 Maj, 18:07 -
‘Meta i kërkoi 200 mijë euro Kastriot Ismailit’, reagon ish-presidenti: SMS e fabrikuar nga SPAK, nuk kam dërguar një mesazh të tillë
Për herë të parë, Ilir Meta ka bërë një reagim mbi publik mbi lajmin se SPAK ka arritur të zbulojë një mesazh ku ish-presidenti kërkon 200 mijë euro në kuadër të aferës CEZ-DIA të dyshuar nga prokurorët e Posaçëm.
13 Maj, 17:26 -
Nikoll Lesi: Nxirreni nga qelia e paraburgimit Ilir Metën!
Në çdo shtet demokratik, paraburgimi duhet të jetë masë përjashtimore dhe jo dënim i parakohshëm. Vetë jurisprudenca e Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka theksuar vazhdimisht se zgjatja e tepërt e paraburgimit pa një arsyetim konkret dhe të vazhdueshëm cenon lirinë individuale dhe prezumimin e pafajësisë.
13 Maj, 13:14 -
Gjyqi për Metën, Blushi: Transmetimi live i seancës për ish-presidentin, urgjencë! Proces i parregullt
Partia e Lirisë kërkoi sërish transmetim live të seancave në gjyqin ndaj Ilir Metës, duke akuzuar se drejtësia është kthyer në vegël të Edi Ramës. Tedi Blushi tha se transparenca e këtij procesi është tmerri i kryeministrit, ndërsa publikoi edhe një dokument që sipas tij vërteton se procesi ndaj Metës është i parregullt.
12 Maj, 17:53 -
Debati për drejtësinë në Report TV, Petraj kërkon seanca live në GJKKO: Publiku duhet të shohë provat! Kuçana denoncon standardet e dyfishta
Nëse për një pjesë të opinionit publik SPAK po godet më në fund korrupsionin në nivelet më të larta, kritikët paralajmërojnë se drejtësia rrezikon të perceptohet si selektive, e politizuar dhe e fokusuar më shumë te efekti publik sesa te procesi i rregullt ligjor.
12 Maj, 15:14 -
Seanca në GJKKO/ Meta: Prokuroria rrëzoi akuzën kryesore ndaj meje për lobimin 1 milionë dollarë! Do ç’montohen njëra pas tjetrës të gjitha akuzat
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se ditën e sotme vetë Prokuroria e Posaçme ka rrëzuar akuzën kryesore ndaj tij, atë për 'lobimin 1 milionë dollar&am
11 Maj, 20:53 -
Avokati Cakrani pas seancës në GJKKO: Dënoj mbajtjen në kafaz të Ilir Metës! Kemi 120 dëshmitarë dhe prova që vërtetojnë pavlefshmërinë e procesit
Avokati i ish-Presidentit Ilir Meta është shprehur se Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi do të gjykohen me gjykim të zakonshëm, pasi sipas tij, kërkojnë që të provojnë pafajësinë.Komentet avokati Kujtim Cakrani i bëri gjatë fjalës së tij pas përfundimit të seancës n&
11 Maj, 17:53 -
Kryemadhi pas seancës në GJKKO: Filloi të na pikojë kondicioneri te salla e re! Ilir Meta është top formë, i kishin çuar kostumin e gabuar javës së kaluar
Monika Kryemadhi është shprehur se ish-bashkëshorti i saj, Ilir Meta, është në ‘top formë’ nga ana fizike.Komentet Kryemadhi i bëri pas daljes nga ambientet e GJKKO-së, ku u zhvillua seanca gjyqësore për dosjen ‘Meta-Kryemadhi’.Teksa komentoi pretendimet për një r&am
11 Maj, 17:36 -
Afera CEZ-DIA/ SPAK: Meta i çoi SMS Kastriot Ismailajt, i shkruan ‘Dua 200’ ! Kryemadhi përdori 234 mijë dollarë nga kartat e Ardian Shatkut
Në gjyqin në themel në ngarkim të Ilir Metës, prokurori i SPAK i është referuar provave ng dosja hetimore për të vërtetuar lidhjet e ish-presidentit me aferën CEZ-DIA dhe lobimet n&eu
11 Maj, 15:21 -
Sulmet e Berishës ndaj Gonzatos, Ilir Yzeiri: Nuk është gjë e re në narrativën tij! Kreu i PD-së, figurë që nuk ka asnjë vlerë për Perëndimorët
Dy ditë më parë kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha sulmoi kryediplomatin e Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, duke e cilësuar si një lobist i Ramës në Bruksel.Analisti Ilir Yzeiri tha se këto sulme të Berishës nuk janë të reja, veçanërisht për Perëndimorët. Ai shtoi&nbs
11 Maj, 15:02 -
Gjyqtarja refuzoi kamerat në seancën për Metën, Yzeiri: Vendim nga frika! Ndaj Veliajt po ushtrohet dhunë juridike, cilin nga paditësit anonimë do të sjellë Ols Dado në gjyq?
Analisti Ilir Yzeiri i ftuar këtë të hënë në ‘Sot Live në Shqipëri’, komentoi rreth seancës gjyqësore të së premtes për padinë e kryebashkiakut Erjon Veliaj kundër prokurorit Ols Dado.
11 Maj, 15:00 -
-
Fotosekuenca/ Ilir Meta në kafazin prej xhami në GJKKO, mund të komunikojë vetëm me shenja
Ilir Meta ka vështirësi për të komunikuar me avokatin e tij mbrojtës ndërsa ndodhet brenda në kafaz. Për të folur me gazetarët Meta shihet duke komunikuar vetëm me shenja, pasi mikrofoni është i fikur dhe ndizet vetëm me lejen e gjyqtares.
11 Maj, 14:01