-
Dy orë në GJKKO/ Ish-kreu i SHISH, Vlora Hyseni del nga gjykata pa thënë asnjë fjalë (VIDEO)
Vlora Hyseni, qëndroi 2 orë në GJKKO në seancën për vlerësim e masës së sigurisë. Ish-drejtoresha e SHISH mësohet se nuk ka mbajtur asnjë qëndrim gjatë seancës. Ndërsa edhe pasi doli nga Gjykata, ku iu konfirmua masa e arrestit shtëpiak, ajo nuk bëri asnjë koment për gazetarët.
24 Shtator, 14:38 -
Ndihmoi me të dhëna sekrete Agasin, GJKKO lë në fuqi ‘arrestin në shtëpi’ për ish-kreun e SHISH! Në burg 2 të tjerët, shefi i Policisë Shkencore i çoi Agasit ekspertizën e makinës
Ish drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, do të mbetet në arrest shtëpie, teksa hetimet për vijojnë si e dyshuar se i dha sekrete shtetërore Ergys Agasit dhe e ndihmoi në arrati. Hyseni nuk mbajti asnjë qëndrim në GJKKO. Më herët masat u konfirmuar edhe për shefin e Sektorit në Policinë Shkencore Kalluçi dhe kamerierin Sulejmani, të cilët u lanë në burg.
24 Shtator, 07:58 -
Kreu i SHISH dorëzohet sapo mbërrin në Prishtinë! Autoritetet e shoqërojnë drejt Shqipërisë për ekzekutimin e masës ‘arrest në shtëpi’
Gjykata e Posaçme, me kërkesë të SPAK, caktoi sot ndaj Hysenit masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, si dhe pezullimin nga detyra si drejtoreshë e SHISH. Ajo akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror.
22 Shtator, 20:01 -
Operacioni i SPAK për hetimet ndaj Agasit, kontrolle edhe te kompleksi i vilave të ‘Visit të Pojës’ në Durrës (FOTO)
Në kuadër të operacionit që u zhvillua me urdhër të SPAK për fraksionin e ri të hetimeve ndaj biznesmenit Ergys Agasi, burime për Report Tv bëjnë me dije se janë ushtruar kontrolle edhe te një komplek
22 Shtator, 14:33 -
Arresti për Vlora Hysenin/ SPAK zbardh akuzat: Dyshohet se dha informacione shtetërore te grupet kriminale, përkrahu Ergys Agasin
SPAK ka reaguar zyrtarisht pas udhërarrestit ndaj drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, ndaj së cilës është caktuar masa e sigurisë arrest në shtëpi dhe pezullim nga detyra. Hyseni akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” te grupet kriminale.
22 Shtator, 13:39 -
Operacioni i SPAK/ Në pranga shefi i Laboratorit Shkencor të Policisë dhe kryekamerieri i lokalit te rezidencat qeveritare në Durrës, dyshohet se fshiu pamjet e kamerave me filmime të takimeve të Agasit
Embro Sulejmani, i arrestuar në Durrës, punonte si kryekamerier në një lokal pranë rezidencës qeveritare, të frekuentuar edhe nga Ergys Agasi. SPAK ka ushtruar kontrolle edhe në Shkozet, ku familja e tij ka një kompani tregtare.
22 Shtator, 10:17 -
Pas kontrolleve në shtëpi, Ilir Proda merret në pyetje në SPAK! Pasi del nga Prokuroria e Posaçme, shfaqet duke pirë cigare (VIDEO)
Pas kontrolleve në banesën e tij dhe atij personal me urdhër nga GJKKO, ish-kryepolici Ilir Proda është paraqitur në SPAK. Mësohet se Proda është marrë në pyetje për operacionin me urdhër të SPAK, ku emri i tij ka dalë pas materialeve që janë sekuestruar nga celularët në zyrën e Ergys Agasit. Pas daljes nga SP
22 Shtator, 09:45 -
-
-
Si shkoi SPAK deri te Vlora Hyseni? Materialet e sekuestruara në celularët e Agasit dhe Shpatarakut, prova që çuan në hetime të reja
Hetimet ndaj biznesmenit Ergys Agasi kanë çuar SPAK-un deri te drejtuesja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ndaj së cilës Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe pezullimin nga detyra.
22 Shtator, 09:33 -
-
-
-
Hetimet për Agasin/ Kreu i SHISH dorëzohet në Kosovë, autoritetet e shoqërojnë për ekzekutimin e arrestit shtëpiak! 2 të tjerë në pranga, SPAK kontrolle Prodës
“Nxjerrja e sekretit shtetëror” dhe “përkrahja e autorit të krimit të organizuar” janë akuzat që SPAK ka ngritur ndaj Vlora Hysenit, drejtoreshës së SHISH-it prej vitit 2023. Hyseni ishte në një konferencë në Baku dhe u kthye në Prishtinë në mbrëmje, ndërsa në Morinë iu dorëzua autoriteteve shqiptare. Në pranga një drejtues në policinë shkencore dhe një kryekamerier i vilave qeveritare në Durrës.
22 Shtator, 08:26