-
Pasditen e kësaj të hëne, në Drejtorinë e Policisë së Durrësit ka mbërritur një denoncim, ku pronari i një mjeti lundrues që ndodhej i ankoruar në Portin e Durrësit ka konstatuar se mjeti nuk ndodhej më në vendin ku ishte ankoruar pak ditë më parë.
23 Qershor 2025, 22:22 -
Vijon dezinfektimi në zonat turistike, Koçiu: Trajtimi i katërt në Gjirin e Lalzit, ekipet e ekspertëve në terren për vlerësim periodik të procesit
23 Qershor 2025, 15:29Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu shoqëruar edhe nga Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini inspektoi nga afër procesin e dezinsektimit në vijën bregdetare të Gjirit të Lalëzit në Durrës.
-
Mushkonjat në plazhe, nis dezinsektimi në Gjirin e Lalzit
23 Qershor 2025, 14:27Në zonat turistike po kryhet dezinsektimi për parandalimin e sëmundjeve që transmetohen nga mushkonjat, proces që do të vijojë deri në tetor, njoftuan autoritetet.
-
Durrës/ Policia nis kontrollet ndaj ndotjes akustike në zonat turistike, fushatë sensibilizuese pranë bregdetit
23 Qershor 2025, 11:19Policia e Durrësit ka ndërrmarë një fushatë sensibilizuese në zonat turistike për të reduktuar ndotjet akustike. Në planin e masave uniformat e policisë kujtojnë se çdo biznes duhet të zbatojë orarin e lejueshëm të muzikës në ambientet e hapuara.
-
Zaptuan hapësirat publike, sekuestrohen 100 çadra e shezlongë në Golem! 3 persona nën hetim
23 Qershor 2025, 10:28Uniformat blu bëjnë me dije se zonën e Golemit hoqën 100 komplete me çadra dhe shezlongë që ishin vendosur në mënyrë të paligjshme nga tre qytetarë.
-
E rëndë në Durrës, turistja nga Bosnjë-Hercegovina mbytet duke u larë në det! Policia: Vdekja e 66-vjeçares aksidentale, po hetojmë
22 Qershor 2025, 18:30Një pushuese e moshuar nga Bosnjë Hercegovina, që kishte ardhur si turiste, humbi jetën aksidentalisht teksa po lahej në det. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 16:30, në lagjen nr. 13, Durrës. priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore
-
Gara e qyteteve për turistët, Tirana më e lira, por më e zëna
22 Qershor 2025, 10:37Tirana ka avantazhin që ka një përqindje më të madhe të zënies gjatë gjithë vitit, ndryshe nga bregdeti, ku kërkesa më e lartë është në muajt e verës. Kryeqyteti kishte një normë zënieje prej 53% si mesatare e 2024-s, ose gjysmën e muajit, përkundrejt 40% të Vlorës dhe 42% në Durrës.
-
Rehabilitohen plazhet publike në shëtitoren 'Taulantia' në Durrës
21 Qershor 2025, 17:01Shëtitorja “Taulantia” në Durrës, është një nga zonat turistike më të frekuentuara gjatë verës nga pushues vendas e të huaj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga punimet që po kryhen për rehabilitimin e plazheve publike në shëtitoren “Taulantia”, në lagjen 1 të Durrësit.
-
Fushë-Krujë/ Zbulohen një rast i murtajës së bagëtive në Sukth-Vendas! Infektohet tufa prej 100 delesh
21 Qershor 2025, 17:00Në fshatin Sukth Vendas, Thumanë, Fushë-Krujë, është konfirmuar një vatër e murtajës, ku rreth 100 dele rezultuan të infektuara. Autoritetet po marrin masa për eliminimin e tufës dhe dezinfektimin e zonës, ndërsa fermerëve u kërkohet të respektojnë masat e biosigurisë për të frenuar përhapjen e sëmundjes.
-
Mungesa e energjisë elektrike në disa zona, Ujësjellës-Kanalizime Durrës: Stacionet e pompave të ujit do stakohen, nisur nga mbrëmja e sotme
21 Qershor 2025, 16:27Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Durrës bën me dije se për shkak të problemeve me furnizimin me energji elektrike në zonën e Fushë Kuqes, të raportuara nga OSHEE, do të ndalet përkohësisht funksionimi i stacioneve të pompimit në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot.
-
Plazhet publike, Bashkia e Durrësit nis pastrimin pas vëzhgimit të Report Tv
20 Qershor 2025, 20:29 -
Vëzhgim i Report TV / 128 plazhe publike në Durrës, 41 në Sarandë dhe 35 në Velipojë, pushuesit: Janë pa pagesë por duhet pastërti (Pamje me dron)
20 Qershor 2025, 15:54Gjatë këtij sezoni veror plazhet publike, pa pagesë, janë shtuar në Durrës, Sarandë, Ksamil dhe Velipojë, duke ofruar më shumë hapësira për pushuesit. Por gjatë vezhgimit tonë nga jugu ne veri, vumë re se ende mungon infrastruktura dhe pastërtia, ndërsa vijon aksioni për të hequr çadrat e uzurpuesve.
-
Dy aksidente të njëpasnjëshme në autostradën Tiranë-Durrës! 'Paralizohet' qarkullimi (VIDEO)
20 Qershor 2025, 11:54Dy aksidente të njëpasnjëshme u regjistruan mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar po vetëm dëme materiale.
-
Durrës/ Kishin zaptuar dy hapësirat publike, lirohen dy plazhe te Currilat! Sekuestrohen 27 komplete me çadra e shezlongë, nën akuzë 2 persona
20 Qershor 2025, 11:13Në kuadër të aksionit përgjatë sezonit veror dhe turistik i koduar “Plazhi i lirë”, janë sekuestruar 27 komplete me çadra dhe shezlongë. Gjithashtu u proceduan penalisht edhe 2 personat që akuzohen se e kishin zaptuar në mënyrë të paligjshme hapësirën publike
-
Kavajë/ Kultivuan kanabis në tetë miniparcela në kodrat e fshatit Lekaj, dy të arrestuar! Sekuestrohen 20 mijë euro (EMRAT+VIDEO)
20 Qershor 2025, 10:21Dy persona kanë rënë në prangat e uniformave blu pasi kishin kultivuar bimë kanabisi në 8 miniparcela (gjithsej 1200 bimë) në kodrat e fshatit Lekaj
-
Teuta pa president dhe pa stadium, larg ‘Niko Dovanës’ pas vendimit te qeverisë
20 Qershor 2025, 09:48Stadiumi 'Niko Dovana' në Durrës dhe zona përreth pritet t'i nënshtrohet një transformimi të thellë. Klubi i Teutës mbetet pa stadium për një kohë të pacaktuar dhe një vendim i tillë vjen pasi Edmond Hasanbelliu u largua nga posti i presidentit të klubit pas 26 vitesh.
-
Durrës/ Morën vilën me qira dhe e kthyen në ‘fole’ prostitucioni, 4 kineze në pranga! Në kërkim tutorja angleze
20 Qershor 2025, 09:31Katër shtetase kineze - mes tyre njëra prej organizatoreve kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit pas zbulimit të një vile dykatëshe në Durrës që ishte përshtatur për ushtrim prostitucioni. Ndërsa do të hetohen në gjendje të lirë 10 persona të tjerë mes tyre dy kineze dhe 8 shqiptarë.
-
VKM/ Korporata e Investimeve Shqiptare autorizohet për rijetëzimin e stadiumit 'Niko Dovana' në Durrës
19 Qershor 2025, 18:06Qeveria shqiptare ka miratuar ditën e sotme autorizimin e Korporatës së Investimeve Shqiptare për rehabilitimin e stadiumit 'Niko Dovana'. Kjo synon modernizimin dhe kthimin e kësaj prone publike në hapësirë multifunksionale kulturore dhe sportive.
-
Kosovari i kërkuar nga Gjykata e Mitrovicës kapet duke hyrë nga Porti i Durrësit! Dy akuzat ndaj 25-vjeçarit, Interpoli nis procedurat për ekstradim
19 Qershor 2025, 14:03Po hynte në Shqipëri nëpërmjet Portit. Nga verifikimet dhe shkëmbimi i informacionit me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, rezultoi se 25-vjeçari ishte në kërkim nga Gjykata e Mitrovicës, për vepra penale në fushën e narkotikëve dhe për plagosje të lehtë
-
Zaptuan plazhin publik, sekuestrohen 70 çadra dhe shezlongë në Durrës
19 Qershor 2025, 13:15Vijojnë operacionet e policisë për lirimin e hapësirave publike në plazhin e Durrësit. 3 persona do të hetohen në gjendje të lirë
