-
Si u arratis Et’hem Fezollari ‘para syve’ të Enver Hoxhës! ‘Shkelësit e kufirit’ në Juglindje, ekspozohen dosjet! Viti ‘90, vrasjet në kufi kundër ligjit të Ramiz Alisë
U ekspozuan sot pranë Autoritetit të Dosjeve dokumente të “Shkelësve të Kufirit” në Juglindje të vendit. Report tv sjell dëshmi në vet të parë, por edhe nga përmbajtja e skemat tronditëse të dosjeve të ish-Sigurimit, si dhe si u shkel ligji kobëzi 7380, ndonëse Ramiz Alia kishte lehtësuar dënimet për tentativat e arratisjeve.
8 Maj 2024, 17:46 -
Lekë Tasi sot 95 vjeç, AIDSSH propozon titull nderi për rezistencën dhe dinjitetin njerëzor
Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka propozuar dhënien e titullit të nderit, Lekë Tasit, për rezistencën dhe dinjitetin njerëzor të treguar gjatë përndjekjes politike dhe aktivitetit të tij në dokumentimin e së shkuarës
15 Prill 2024, 21:04 -
Autoriteti i Dosjeve verifikoi 232 zyrtarë, 14 në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit! Raporton mungesën e bashkëpunimit të partive
Me vetëm 73 punonjës Autoriteti i Dosjeve për vitin që lamë pas ka ndërmarrë një punë intensive. Në raportin vjetor të depozituar në Kuvend, përmbledh veprimtarinë për 2023-shin, objektivat kryesore për këtë vit, por edhe shqetësime sa i përket ligjit, edhe për integritetin e zyrtarëve, ku siç thuhet subjektet politike nuk kanë qenë bashkëpunues.
8 Prill 2024, 15:56 -
E përgjuar deri në vdekje, Baçi, Orhani e Bulku rrëfejnë dosjen dramatike e ditarin e Drita Çomos: Bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit dhe shokët 16-vjeçarë të klasës!
Pas hapjes së Dosjes së ish-Sigurimit të Shtetit, dy specialistët e Autoritetit të Dosjeve që e shqyrtuan atë, rrëfejnë për “Report tv” dramën e përndjekjes së poeteshës 16-vjeçare deri në vdekje. Si regjimi, infiltroi si bashkëpunëtorë shokët e saj të klasës, që e raportonin. Bisedat në shtëpi me të ëmën Lirien, përgjimet edhe në spital, në çdo hap, nga 11 operativ. Dhe ditari i saj, po ashtu objekt i dosjes, që ndihmon për të kuptuar jetën tragjike të Çomos, për të cilin flet dhe mikesha e saj Rajmonda Bulku
6 Prill 2024, 12:10 -
DOSJA/ 'Triumfi i dritave' ne gjyqin e Ali Osekut. Si e perfshiu Sigurimi në rrjeten survejuese të Todi Lubonjës e Fadil Paçramit
Autoriteti i Dosjeve publikoi pjesë nga dosja e piktorit të shquar Ali Oseku i cili u nda nga jeta dje në moshën 80 vjeçare. Pasi kreu 4 vite burg, punoi si punëtor krahu deri në vitin ’91 kur iu kthye krijimtarisë, e më pas u bë pedagog e shef katedre në Akademinë e Arteve të Bukura.
3 Prill 2024, 17:27 -
-
Hapet dosja/ Drita Çomo, poetja që u përndoq nga Ish-Sigurimi në moshën 16 vjeçare
Në muajin e Gruas, Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, diskutoi në Klubin e Librit - Mësojmë nga e kaluara, librin ditar e poezi, "Dritë që vjen nga humnera" të Drita Çomos, si dhe zbuloi për herë të parë për publikun pjesë nga dosja e survejimit që Ish-Sigurimi i Shtetit nisi ndaj gjimnazistes 16 vjeçare
19 Mars 2024, 16:58 -
Themelohet në Tiranë Klubi i Librit ‘Mësojmë nga e kaluara’/ Autoriteti i Dosjeve nënshkruan bashkëpunimin me Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit
Autoriteti i Dosjeve zgjodhi simbolikën e 33 vjetorit të rrëzimit të shtatores të diktatorit, si një vijë ndarëse që shënoi fillimin e një epokë të re, pa internime, burgime të padrejta, dhunë, terror e izolim për të themeluar Klubin e Librit të Tiranës- “Mësojmë nga e kaluara” me leximin e librit të Lekë Tasit, “Grabjani rrëzë kodrave”.
20 Shkurt 2024, 22:15 -
-
EKSKLUZIVE/ Përgënjeshtrohet Sali Berisha, dokumentet që rrëzojnë akuzat se Arben Kraja ka qenë sigurims! Autoriteti i Dosjeve: I pastër
Që prej themelimit të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) Sali Berisha dhe të tijtë e kanë akuzuar Arben Krajën, prokuror dhe ish drejtues i SPAK se ka qenë ish anëtar i Sigurimit të Shtetit. Akuzat janë intensifikuar kohët e fundit që prej ditës kur Kraja kërkoi masë sigurie ndaj Sali Berishës, si prokuror i dosjes së aferës Partizani dhe po e heton ish Kryeministrin për korrupsion. Report Tv sjell dokumentet, të botuara për herë të parë, dokumente origjinale që përgënjeshtrojnë Berishën.
27 Dhjetor 2023, 12:01 -
Një varr për 4 të pushkatuarit e Revoltës së Spaçit! Identifikohet vendi ku mund të jenë varrosur Skënder Daja, Pal Zefi, Dervish Bejko e Hajri Pashaj
Në këtë përfundim ka ardhur grupi i punës në AIDSSH, pas hetimit 6 mujor për verifikimin mbi vendvarrimet e dyshuara dhe qartësimin e fatit të dyzet e katër të zhdukurve, të vrarë ose të vdekur gjatë vuajtjes së dënimit, në burgun e Spaçit, i cili u ndërmor në kuadër të përkujtimit të 50-vjetorit të revoltës së të burgosurve më 21-23 maj1973.
26 Dhjetor 2023, 14:38 -
Dosjet e Policisë Sekrete për historinë e regjimit komunist në shkolla?! Autoriteti çel debatin, Sula: Jo si mjet propagande, por revolucionarizim i mësimdhënies
Autoriteti i Dosjeve çeli debatin për përdorimin e dosjeve të policive sekrete në mësimdhënien e historisë së komunizmit. Drejtorja Gentiana Sulaj shpjegon si do të shmanget faktori i riskut për përçimin e të dhënave të shtrembëruara të këtyre dokumenteve. Ndërsa Fatmiroshe Xhemalaj, shpjegon pse tekstet e historisë edhe për regjimet totalitare, siç sugjeron Këshilli i Evropës duhet të kenë fytyrë humane
19 Dhjetor 2023, 17:08 -
'Kush dhe pse e vrau Mehmet Shehun? Autoriteti i Dosjeve deklasifikon 30 mijë faqe me dokumente për ish-kryeministrin! Çfarë shkruanin diplomatët perëndimorë
42 vjet nga vdekja e ish-Kryeministrit Mehmet Shehu, krahu i djathtë i diktatorit në Shqipërinë komuniste, bashkëpunëtor në krime, por edhe viktimë e pushtetit, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) deklasifikon mbi 30 mijë faqe dokumente nga arkiva e ish-Sigurimit të, të cilat janë krijuar për të dhe familjarët e tij.
15 Dhjetor 2023, 12:33 -
Vrasjet në kufi, Autoriteti i Dosjeve nis hetimin e parë administrativ për të zhdukurit në Kolonjë
Në përgjigje të kërkesës së shtetasit Niko Kono, i cili prej vitesh kërkon eshtrat e djalit të xhaxhait të tij, Dhimitër Kono, vrarë gjatë tentativës së arratisjes në 24 janar të vitit 1963, grupi i punës nisi procedurat e hetimit administrativ në vendvarrimin e dyshuar në ish-postën kufitare Shelegurë, Leskovik.
8 Dhjetor 2023, 13:54 -
Të dënuar tri herë, nga fashizmi, komunizmi dhe lënia në harresë përgjatë historisë!
Në prag të Festave të Pavarësisë Autoriteti i Dosjeve kujton disa prej figurave historike që u internuan në Itali pasi kundërshtuan fashizmin duke marrë edhe dënime me vdekje. E më pas, ata që mbetën gjallë e u rikthyen në vend, duke mos u bërë palë me sistemin komunist kaluan një kalvar të dytë vuajtjesh, me asgjësime, burg dhe privim nga pasuria. AIDSSH thekson lënien në harresë të këtyre personaliteteve, shumica të shkolluar në perëndim si Petro Marko, Safet Butka apo Isuf Luzaj
24 Nëntor 2023, 20:25 -
Anëtari i Autoritetit të Dosjeve: Ja ndryshimet që kemi propozuar në ligjin për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist! Peçi: Të mos zvarritet
Autoriteti për Informimin e Dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit ka propozuar disa ndryshime në ligjin për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist. Anëtari i Autoritetit të Dosjeve, Gjergj Marku i ftuar në Report Tv ka treguar ndryshimet që propozon ky institucion.
5 Tetor 2023, 14:55 -
Autoriteti i Dosjeve propozon ndryshime në ligjin për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë! Pagesa fikse për të internuarit në kampe e punë të detyruar
Autoriteti për Informimin e Dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit propozon disa ndryshime në ligjin për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist.
23 Shtator 2023, 14:38 -
VIDEO/Bashkëshortja e Jusuf Gërvallës konsulton dosjet e ish-Sigurimit, tregon momentin si u vra intelektuali nga Kosova: S’kish bërë asgjë, ishte njeri i artit!
Bashkëshortja e intelektualit dhe artistit Jusuf Gërvalla, Suzana, e ftuar sot pranë Autoritetit të Dosjeve në kuadër të shfaqjes së dokumentarit “Urdhra vrasjesh nga Beogradi”, ka konsultuar dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit për bashkëshortin dhe ka rrëfyer momentin e vrasjes së tij në Gjermani nga shërbimet sekrete jugosllave, UDB, pasi ishin nën përgjim të vazhdueshëm
19 Shtator 2023, 17:31 -
Të drejtat e Njeriut në 49 filma, Festivali nis me Italinë, Casile: Flasin në mënyrë fantastike për ju! Tek Autoriteti në 57 minuta vrasjet nga UDB në tokën gjermane
Dokumentari “Urdhra vrasjesh nga Beogradi” i shfaqur pranë Autoritetit të Dosjeve, shpalosi përmes dëshmive të palës së viktimave vrasjet e mërgimtarëve kroatë në tokën gjermane nga ish-Jugosllavia dhe shërbimi sekret UD
19 Shtator 2023, 17:03 -
Calussi, italiani që po ‘zbardh’ krimet e fashizmit në Shqipëri: Nga ’39 në ’43, ishin 30000 të internuar! Korrupsioni i sistemit ‘Ciano’, i ushqyer dhe nga elitat vendase
Studiuesi italian dr. Jacopo Calussi nga Universiteti i Teramos në bashkëpunim me Autoritetin e Dosjeve ka ndërmarrë nismën për të hulumtuar mbi sistemin fashist të vendosur në Shqipëri
18 Shtator 2023, 13:15
