-
Pamje të frikshme/ U rikonstruktua vitin e kaluar, çahet në dysh rruga në Borsh për shkak të reshjeve të shiut
Reshjet masive kanë sjellë jo pak problematika në akset rrugore në vendin tonë. Aksi rrugor Sarandë-Borsh është çarë në mes duke e bërë të rrezikshme dhe të pakalueshme.
8 Janar 2021, 10:42 -
Ademi: 1600 hektarë tokë e përmbytur, probleme në disa zona
Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ka bërë një pasqyrë të situatës së përmbytjeve atje. Duke folur për mediat Ademi deklaroi se "Kemi rreth 1600 hektarë tokë të përmbytur. Kemi një rritje të madhe nga mbrëmë. Probleme të shënuara në Obot. Kemi probleme në
8 Janar 2021, 10:41 -
Reshjet/ Mbërrijnë në Shkodër forcat e ushtrisë
Prurjet si pasojë e reshjeve intensive në lumenjtë Drin e Bunë në zonën e Shkodrës kanë bërë që të mbërrijnë shpejt forcat e ushtrisë. Mjetet e para të Forcave të Armatosura kanë mbërritur në Obot. Hidrometri në lumin Buna tregon rritjen e nivelit në
8 Janar 2021, 10:32 -
Reshjet e shiut e dëborës në Kukës, nuk ka probleme me qarkullimin rrugor
Edhe në qarkun e Kukësit vijon të jetë i karakterizuar nga reshjet e shiut dhe të dëborës me intensitet mesatar. Lartësia e dëborës në Valbonës shkon në 25 cm e në Qafë-Prush 7 cm teksa të gjithë rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Në segmente
8 Janar 2021, 10:29 -
-
Moti i keq, ARRSH njofton mbi qarkullimin rrugor, akset rrugore me problematika: Bëni kujdes për shkak të lagështirës
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacione lidhur me situatën e reshjeve dhe qarkullimit rrugor. Përmes një deklarate, ajo bën me dije se gjatë mbrëmjes së djeshme ka pasur reshje dëbore në veri të vendit, si në Dedaj-Razëm, Bajram Curri-Valbonë teksa qarkullimi vijon pa problem. Si pasojë e resh
8 Janar 2021, 09:52 -
Reshjet e shiut në Elbasan, rënie gurësh dhe inertesh në disa akse rrugore
Në qarkun e Elbasanit kanë vazhduar reshjet e shiut me intensitet të ulët e mesatar. Ka vazhduar rënia e gurëve dhe inerteve në aksin Gramsh-Moglicë të cilat janë eleminuar nga firma kontraktuese, dhe ka pasur rrëshkitje të vazhdueshme të dherave në Pishkash, të aksit Elbasan-Qafë. Firma kontraktuese ka qenë prezen
8 Janar 2021, 09:07 -
Fushë-Krujë/ Lumi Ishëm del nga shtrati! Përmbyten disa fshatra përreth, uji hyn në disa banesa
Shirat e dendura kanë bërë që lumi Ishëm të dalë përsëri nga shtrati. Situatë mjaft problematike paraqitet në fshatin Murqinë të njësisë administrative Bubq ku niveli i ujit në ara ka kaluar 50 cm. Janë rreth 20 banesa të rrethuara nga uji në lagjen fundore t&e
8 Janar 2021, 08:54 -
Shirat e dendur, bllokohet rruga që lidh fshatin Kallmet me superstradën Lezhë-Shkodër
Shirat e dendur që kanë përfshirë vendin prej ditësh kanë sjellë dhe problematika në qarkullim. Si pasojë e reshjeve të dendura, është bllokuar rruga që lidh fshatin Kallmet në Lezhë me superstradën Lezhë-Shkodër. Kanali i ujërave të larta ka dalë nga shtrat
8 Janar 2021, 08:45 -
-
Përmbytjet në Obot të Shkodrës, shkak shkarkimet me 300 m3/s nga HEC-i i Vaut të Dejës (VIDEO)
Gjatë natës ka pasur rritje të nivelit të ujit në shkarkimet për shkak të reshjeve në lumin Drin e Bunë. Hidrometri në lumin Buna tregon rritjen e nivelit në 5.80 cm. Rruga e Obotit është e pakalueshme për shkak të lartësisë së ujit 60 cm. Mësohet se shkak i përmbytj
8 Janar 2021, 08:35 -
Reshjet e shiut, lumi Drin del nga shtrati, përmbyt disa toka bujqësore
Reshjet e dendura në Lezhë kanë bërë që niveli i lumit Drin të rritet shumë duke rrezikuar dhe të dalë nga shtrati. Në disa pjesë të saj ajo ka dalë nga shtrati duke përmbytur dhe disa toka bujqësore. Edhe lumi Osum që përshkon Beratin është fryrë shum&e
8 Janar 2021, 08:08 -
Vlorë/ Reshjet e dendura, lumi Vjosë del nga shtrati dhe përmbyt pazarin e Mifolit (VIDEO)
Reshjet e rëna gjatë 24 orëve të fundit kanë bërë që niveli i lumit Vjosë të rritet mbi 6.3 metra mbi nivelin e detit. Si pasojë ajo ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur në këtë mënyrë një pjesë të pazarit pranë urës së Mifolit në Vlorë
8 Janar 2021, 07:45 -
Reshje masive/ Fryhet Lana, zbarkon ushtria në Lezhë e Shkodër! Përmbytje edhe në Vlorë e Fushë-Krujë! Bllokohet lëvizja në disa rrugë! Nisin shkarkimet e ujit në hidrocentrale
Moti i keq ka sjellë problematika të shumta në të gjithë vendin tonë këtë të premte. Situata më e vështirë paraqitet në qytetin e Shkodrës dhe të Lezhës ku shumë prej lagjeve janë përmbytur. Gjithashtu është bllokuar dhe qarkullimi në disa akse rrugore. Mësohet se shkak i përmbytjeve në Obot të Shkodrës janë shkarkimet me 300 m3/s nga HEC-i i Vaut të Dejës. Gjithashtu ka filluar dhe shkarkimi nga HEC-i i Shkopetit dhe Ulzës.
8 Janar 2021, 07:34 -
REPORTAZH/Me kanoe në liqenin e Shkodrës dhe lumin Buna! Report Tv sjell bukuritë e natyrës, zambakë dhe shpendë të rrallë e ide të reja punësimi
Për herë të parë këtë vit janë vendosur kanoet në liqenin e Shkodrës por edhe në lumin Buna, si një mundësi për të ushtruar një sport të ri dhe për të shijuar bukuritë e natyrës. Report Tv ndoqi guidën unike duke sjellë pamje të zambakëve dhe shpendëve të rrallë që mund të shihen gjatë lundrimit në liqenin më të madh në Ballkan.
7 Korrik 2020, 16:52 -
-
-
Qese të mbushura me pula të ngordhura nga Fieri, si po ndotet lumi Buna
Report Tv ka siguruar pamjet nga aksioni i pastrimit në lumin Buna, ku shihet qartë se ndotja është shumë e madhe. Pulat e ngordhura të derdhura në lumin Buna, rezultojnë të futura në qese të një pularie që në fakt është në Fier.
11 Tetor 2019, 18:24 -
Ankesa e Malit të Zi/ Klosi nga Shkodra: Rasti i Bunës po hetohet, kush ndot mjedisin rrezikon burgun
Ministri i Turizmit, Blendi Klosi shprehet se kush ndot lumenjtë do të përballet me ligjin deri në heqjen e lirisë. Për sa i përket ndotjes së lumit të Bunës Klosi ka thënë se do të hetohet rasti dhe do të mbahet qëndrim.
11 Tetor 2019, 17:24 -
Ndotja e lumit të Bunës/ Mali i Zi i ankohet Shqipërisë: Do të informojmë ndërkombëtarët
Në përputhje me politikën e fqinjësisë së mirë, Qeveria e Malit të Zi bën me dije se në komunikim të vazhdueshëm me palën shqiptare, vazhdimisht ka insistuar në zbatimin e të gjitha konventave ndërkombëtare, duke bërë thirrje për kujdes të përbashkët për burimet.
11 Tetor 2019, 09:13
