-
Morën pjesë në dasmë dhe ceremoni mortore,13 të infektuar në Patos, Fier e Roskovec
Edhe pse ceremonitë mortore dhe dasmat janë të ndaluara pasi konsiderohen rrezik për përhapjen e koronavirusit, këto ende zhvillohen duke sjellë rritje të rasteve të prekura.13 rastet e reja sot të konfirmuara në Patos, Fier dhe Roskovec kanë ardhur si pasojë e pjesëmarrjes së tyre në ceremoni mortore dhe dasma.
9 Gusht 2020, 17:32 -
6 viktima, 136 raste të reja me COVID! 9 të infektuar nga dasmat në Patos e Roskovec, 4 nga ceremonitë mortore në Fier! Pozitiv çifti i kthyer nga Gjermania
Shifrat e të infektuarve dhe viktimave në vendin tonë vijojnë të mbeten të larta, ku gjatë ditës së sotme janë shënuar 6 viktima dhe 136 raste të reja me COVID-19. Aktualisht në të dy spitalet COVID po trajtohen 112 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 18 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar. Sot janë shëruar 74 qytetarët.
9 Gusht 2020, 16:18 -
-
Elbasan/ Mbyllet drejtoria arsimore, drejtoresha pozitive me COVID
Mbyllet drejtoria Arsimore në Elbasan. Burime për Report Tv bëjnë me dije se drejtoresha ka rezultuar pozitiv me COVID-19, teksa mësohet se i gjithë stafi është karantinuar. Ky qytet ka pasur 19 raste të reja ditën e sotme, ku mes tyre i infektuar është edhe një ekonomist i njohur që ka një studio në qendër të qytetit.
8 Gusht 2020, 22:32 -
124 raste të reja dhe 4 humbje jete! Tirana 'kryeqyteti i virusit'! Mbyllet drejtoria Arsimore në Elbasan, drejtoresha e infektuar (VIDEO)
Kjo e shtunë ka regjistruar sërish një bilanc negativ të koronavirusit! 4 humbje jete janë konfirmuar ditën e sotme me COVID-19, teksa 124 persona nga 500 të testuar kanë rezultuar pozitiv. Në bilancin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se viktima ka pasur në Shkodër dhe Tiranë.
8 Gusht 2020, 16:32 -
Bardh Spahia-Manastirliut: Ku janë marrë tamponët që dalin fals negativë
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka hedhur sërish akuza në lidhje me cilësinë e tamponëve dhe testeve serologjike që bën Ministria e Shëndetësisë dhe se rezultatet e saj janë të kundërt me ato të privatit.
6 Gusht 2020, 19:58 -
Mjekët e familjes ndjekin mbi 1 mijë të prekur me Covid-19 në vend
Në vendin tonë janë mbi një mijë të prekur me COVID-19 të cilët ndiqen nga mjekët e familjes. Mjekët e familjes po ndjekin pacientët e prekur me Covid19, që ndodhen në shtëpi me simptoma të lehta, sipas protokolleve të përcaktuara.
6 Gusht 2020, 16:11 -
Rekord infektimesh me COVID-19, 139 persona pozitivë dhe 6 viktima në 24 orët e fundit
Rekord të të infektuarish me covid-19 në 24 orët e fundit, ku nga 561 testime të kryera janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 139 persona. Gjithashtu kanë humbur jetën me virusin 6 persona në të dy spitalet COVID. Të shëruar në 24 orë janë 69 persona.
5 Gusht 2020, 16:15 -
-
-
Rreth 280 të shtruar me koronavirus/ Nisin përgatitjen për hapjen e COVID/3! Rekrutohet stafi, do punësohen mjekët dhe infermierët që ishin në Itali
Rritja e numri të rasteve të reja të të infektuarve më COVID në vendin tonë, e për pasojë edhe i hospitalizimeve, kanë bërë që ministria e Shëndetësisë të përgatitet për të hapur spitalin COVID/3. Emri që lakohet më së shumti për drejtimin e këtij spitali i cili fillimisht do të ketë 40 shtretër, është mjeku Arjan Harxhi.
5 Gusht 2020, 13:03 -
6 viktima dhe 101 raste të reja sot me COVID! Mosha mesatare e të prekurve 60 vjeç...Shqipëria 25 të infektuar për 100 mijë banorë
Situata vijon të mbetet e rëndë, ku ministria e Shëndetësisë bën me dije se ka pasur një rritje të raste pozitive krahasuar me një javë më parë, më konkretisht me 5.9%.
3 Gusht 2020, 16:44 -
12 raste me COVID-19 në qarkun e Korçës
Në qarkun e Korçës janë shënuar 12 raste, konkretisht 10 në Korçë dhe nga një rast në Kolonjë dhe Devoll. Në dy ditët e fundit rastet me të infektuar në qarkun e Korçës janë rritur ndjeshëm pavarësisht thirrjeve për të re4spektura masat.Sipas burimeve raste e t&eu
2 Gusht 2020, 17:20 -
5 viktima e 123 raste të reja me COVID! MSH-pushuesve: Ruani distancën me të tjerët! 28 qendra shëndetësore verore me mjekë të trajnuar për koronavirusin
Koronavirusi në Shqipëri vijon të marrë jetë njerëzish! Gjatë ditës së sotme, 5 persona kanë humbur betejën me COVID-19, duke e çuar në total numrin e viktimave në 166, e ndërsa janë konfirmuar pozitiv 123 persona (3 më shumë se dje). 3 nga viktimat janë nga qyteti i Shkodrës dhe 2 nga Tirana. 123 raste të reja kanë ardhur si rezultat i 474 testimeve të kryera brenda 24 orëve.
2 Gusht 2020, 16:24 -
-
U certifikua dy javë më parë për COVID-19, koncesioni mbyll laboratorin e QSUT
Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar mbylljen e strukturave laboratorike në QSUT, duke paralajmëruar largimin nga puna të dhjetëra pjesëtareve të stafit mjekësor - të cilët vetëm pak javë më parë u specializuan për të kryer analizat për koronavirusin e ri.
29 Korrik 2020, 19:59 -
-
-
Elbasan/ Gruaja infekton bashkëshortin me COVID, karantinohet djali që punon si roje në DPSHTRR
Gruaja e prekur me COVID-19 që punon si sanitare në spitalin e Elbasanit infekton bashkëshortin 53- vjeçar. Ai punon si roje në spitalin psikiatrik në qytetin e Elbasani. Njëri nga fëmijët e tyre3 është vetëkarantinuar pasi ata rezultuan pozitiv me koronavirus.Djali i karantinuar punon si roje në DPSHTRR në Elbasan, ku ambientet jan
22 Korrik 2020, 19:28 -
Sot 3 viktima, 68 raste të reja me COVID-19! Shtohen shtrimet në spital dhe të intubuarit! Burri i punonjëses pozitiv, mbyllet shërbimi ADISA në Fier (VIDEO)
Në 24 orët e fundit janë shënuar 3 viktima dhe 68 raste të reja me COVID-19. Rastet më të shumta të të prekurve janë shënuar në Tiranë. Gjithashtu situata paraqitet problematike pasi rriten shtrimet në të dy spitalet COVID ku po trajtohen 124 pacientë mes të cilëve 7 pacientë të intubuar.
22 Korrik 2020, 16:23