-
Hyn në fuqi ligji/ Nga sot legalizimet e ndërtimeve pa leje edhe pa paguar taksë infrastrukture
Qytetarët nga sot do të mund të marrin lejen e legalizimit edhe pa e paguar taksën e ndikimit në infrastrukturë. Kështu përcakton nisma ligjore e qeverisë e miratuar pa shumë zhurmë në parlament. Kjo taksë e vendosur në 2018 si detyrim sipas qeverisë ka dëmtuar procesin e legalizimit. Por nga ana tjetër Kontrolli i Lartë i Shtetit thotë se janë mbi 5 mijë legalizime të bëra në shkelje pa e paguar taksën edhe kur ishte detyrim ligjor.
21 Gusht 2020, 16:33 -
-
-
-
KLSH çon në Prokurori Institutin e Monumenteve të Kulturës: T'i kërkojë Ramës dhe Veliajt rindërtimin e Teatrit Kombëtar aty ku ishte dhe siç ishte
Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka kërkuar Instituti i Monumenteve të Kulturës që të kërkojë nga qeveria dhe nga Bashkia e Tiranës rindërtimin e godinës së Teatrit Kombëtar në të njëjtën zonë dhe me të njëjtin stil dhe pamje arkitekturore që ajo ka pasur.
1 Korrik 2020, 19:10 -
KLSH: Në 8 vite dëmi në buxhet 6.2 mld euro, humbja më e madhe u shkaktua nga PPP
Në 8 vite buxheti i shtetit ka humbur 6.2 miliardë euro nga keqmenaxhimi i financave dhe shkeljet buxhetore, evidenton Kontrolli i Lartë i Shtetit. Sipas një raporti të KLSH-së mbi auditet në institucionet shtetërore, nga vitit 2012-2019 goditja më e madhe është shkaktuar nga koncesionet dhe shitjet e pronave.
1 Korrik 2020, 16:28 -
-
Tjetërsuan pronat, KLSH kallëzon në Prokurori drejtorin e Kadastrës në Mirditë dhe ish-regjistruesin
Sipas KLSH nga auditimi janë konstatuar një sërë shkeljesh duke cënuar interesin publik dhe që konsistojnë në regjistrime e tjetërsime të pronave nga shteti në persona privat në mënyrë të paligjshme.
26 Qershor 2020, 19:39 -
Mbledhja e grupit të PS vonon nisjen e seancës plenare, debate për kandidaturën e KLSH! Braçe, Fino e Braho kundër Arben Shehut
Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste vonoi me gati një orë nisjen e seancës plenare. Burimet bëjnë të ditur se shkak i kësaj vonesë u bë pasi grupi parlamentar i PS kishte debate për kandidaturën për kreun e KLSH, Arben Shehu.
25 Qershor 2020, 10:30 -
Përse u 'dorëzuan' socialistët përballë Ilir Metës, për KLSH-në?
Arben Shehu është miratuar me 15 vota pro dhe 2 kundër në Komisionin e Ekonomisë dhe tashmë emri i tij pritet të shkojë në Parlament, për votimin përfundimtar. Miratimi i emrit të tij është surprizë, jo vetëm për faktin se është një kandidat anonim dhe “shoqëri” e familjes Berisha-Meta, por sepse kur presidenti e propozoi 20 ditë më parë, socialistët, edhe pse jo zyrtarisht, e refuzuan atë si emër.
23 Qershor 2020, 16:32 -
Meta: Të mos vazhdojmë rrugicave që nuk kërkojnë diell, mund të na çojnë në errësirë (VIDEO)
Presidenti i Republikës, Ilir Meta kërkon që të mos hiqet vëmendja nga çështja e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kreu i Shtetit tha se duhet të ecim përpara dhe të mos vazhdojmë rrugicave që nuk kërkojnë diell por mund të na çojnë në errësirë.&l
12 Qershor 2020, 13:50 -
Shqipëria trampolinë për emigrantët, a do të mbledhë 'Sigurinë'? Meta: Po bëjmë një investigim (VIDEO)
Shqipëria është kthyer në trampolinë për trafikun e emigrantëve nga lindja, ndërsa zbulimi i disa prej skandaleve edhe brenda radhëve të policisë sollën ndryshime në policinë e shtetit. I pyetur nëse ka vend për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Ilir Meta u shpreh se "Për
12 Qershor 2020, 13:50 -
Zgjedhje parlamentare dhe lokale në një ditë? Meta: Nuk bëhem pengesë nëse palët janë dakord (VIDEO)
Presidenti Ilir Meta u pyet nëse bashkë me zgjedhjet e përgjithshme vitin e ardhshëm do të dekretojë edhe datën për zgjedhjet lokale. Ai u shpreh se kjo është dëshira e tij, por do të respektojë kushtetutën, duke dekretuar vetëm ato parlamentare."Përsa dekretin e zgjedhjeve të përgjithshme
12 Qershor 2020, 13:46 -
Meta: Nuk jam ndjerë asnjëherë i hetuar, në detyrë deri në 24 korrik 2022 (VIDEO)
Prej disa muajsh komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta nuk është mbledhur. I pyetur në lidhje me këtë çështje, Kreu i Shtetit tha se asnjëherë nuk është ndjerë i hetuar, ndërsa përsëriti se do të qëndrojë në detyrë deri në 24 korrik 2022.&am
12 Qershor 2020, 13:44 -
Kushtet e opozitës parlamentare për Zgjedhoren, Meta: Jo çështje ime, unë mezi po pres ta firmos (VIDEO)
Kreu i shtetit Ilir Meta u shpreh se nuk është cështje e tij fakti që opozita parlamentare kundërshton votën pro për reformën zgjedhore pa u plotësuar kushtet e tyre. Edhe pse më parë ai e ka kritikuar si jo legjitim këtë parlament duke njohur vetëm 82 mandate, sot ritheksoi se mezi po pret kalimin në këtë kuvend me 84 vota për
12 Qershor 2020, 13:40 -
Kandidatura për kreun e KLSH, Meta: Udhëhiqem nga Kushtetuta (VIDEO)
Sa i takon kandidaturës për kreun e KLSH, për të cilin Presidenti Meta ka propozuar emrin e Arben Shehur, thotë se ka respektuar kushtetutën."Nuk dëshiroj të paragjykoj çfarë do të bëjë Kuvendi është e drejtë e Kuvendit të përmbushë përgjegjësitë e tij.
12 Qershor 2020, 13:29 -
Largimi i Dvoranit, Meta: Vendimi ishte i vonuar, por pozitiv (VIDEO)
Ilir Meta e cilëson të vonuar por pozitiv vendimin e KLGJ-së për të larguar Ardian Dvoranin si anëtar i Gjykatës së Lartë dhe rrjedhimisht edhe nga posti i kryetarit të KED-së. "Qëndrimi i Presidentit është i Kushtetutës, kanë qenë të qarta. Vendimi është i vonuar, por pozitiv dhe krijon mundë
12 Qershor 2020, 13:16 -
Largimi i Dvoranit, Meta: I vonuar, por pozitiv! Kushtet e opozitës në Kuvend për 'Zgjedhoren' jo çështja ime, po investigojmë për trafikun e emigrantëve
Pasi Këshilli i Lartë Gjyqësor largoi si anëtar i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, për herë të parë ka reaguar edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili e cilëson të vonuar por pozitiv këtë vendim. Në daljen e përjavshme të së premtes, Kreu i Shtetit shqiptar tha se ky vendim krijon mundësi për të ruajtur integritetin e institucioneve të reja të drejtësisë.
12 Qershor 2020, 13:13 -
Komandimi i një zv.kryetari në KLSH/ Shehu: Mazhoranca do që ta kapë, ‘deja vu’ e keqpërdorur për kryeprokurorin
Ish-ministri i shëndetësisë, Tritan Shehu ka akuzuar mazhorancën se do që të kapë KLSH-në me mekanizmin zhbllokues për të komanduar një zv/kryetar. Shehu e krahason këtë veprim nga mazhoranca si ajo me kryeprokurorin ndërkohë thotë se ndryshimi ligjor përmbys çdo gjë në KLSH.
9 Qershor 2020, 18:00 -
PS, projektligj në Kuvend për të shmangur Leskajn nga KLSH
Përplasja e krijuar mes Kuvendit dhe Presidentit Ilir Meta për emërimin e kreut të KLSH, që drejtohet ende nga Bujar Leskaj me mandat të mbaruar, ka bërë që PS të dërgojë në Kuvend një projektligj për ndryshime në drejtimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit që do të shërbejë dhe si një mekanizëm për zhbllokimin e këtij institucionit.
9 Qershor 2020, 13:03
