-
Kundër resortit të Ulajt/ Protestuesit mësyjnë në kantierin e ndërtimit, 15 të shoqëruar! Banori: Pse hesht Berisha? (VIDEO+FOTO)
Në ditën e gjashtë të protestës, banorët e Rrjollit u përplasën me policinë, në përpjekje për të bllokuar punën për ndertimin e resortit në tokat e tyre të grabitura. PD-ja reagoi, duke akuzuar qeverinë për lejen por pa përmendur emrin e biznesmenit Bashkim Ulaj, i lidhur me familjen Berisha.
7 Shkurt, 12:52 -
Rezistenca kundër resortit të Ulajt, banorët e Velipojës bllokojnë punimet dhe përplasen me efektivët
Banorët e Rrjollit të Velipojës protestuan sërish kundër ndërtimit të resortit luksoz të ndërtuesit dhe botuesit Bashkim Ulaj. Protesta është shoqëruar mes përplasjeve me efektivëve, por jo vetëm.
6 Shkurt, 13:30 -
Banori i Baks-Rrjollit sjell hipotekën në Report TV, thirrja për Ulajn: Nëse je burrë, hajde kundërshtoje! Do të shkojmë deri në Strasburg
Banori nga fshati Baks-Rrjoll në Velipojë, i cili është ndër protestuesit kundër ndërtimit të resortit të Bashkim Ulajt, thotë se ndër vite, gjyqtarët nuk ua kanë pranuar letrat duke shfaqur edhe përbuzje. Prek Molla sjell në “Studio Live” në Report TV një vërtetim pronë
5 Shkurt, 20:42 -
Varri 400-vjeçar me shkronja arabe, banori i Baks-Rrjollit për Report TV: Fatmir Shpellza shfrytëzoi rastin, tha është i të parëve të mi
Prek Molla, një banor nga fshati Baks-Rrjoll në Velipojë ku prej tri ditësh vijon protesta kundër resortit të Bashkim Ulajt, përforcon atë që protestuesit thonë prej kohësh: dokumentet e pronave janë të falsifikuara. Ai tregon se bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 1500 dynymësh, dokumentet
5 Shkurt, 20:07 -
‘Grabitës me resort’, avokati Pjetri për Report TV: Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet që banorët e Velipojës s’i bënë dot për vite, nuk ka qenë i vetëm
Avokati Ndue Pjetri thotë se banorët i zotërojnë tokat prej mbi 100 vitesh, por nuk kanë marrë kurrë pronësinë ligjore, ndërsa pretendimet e Fatmir Shpellzës dhe dokumentet e reja i cilëson të falsifikuara me përfshirje ndërtuesish, gjyqtarësh dhe krimit. Ai kërkon hetim nga SPAK, thekson se Ulaj nuk është investitor strategjik, dhe shton se banorët do t’i pranojnë institucionet nëse provohet e kundërta.
5 Shkurt, 19:52 -
Kundër resortit të Ulajt, deputeti Muçi i bashkohet protestës së banorëve para SPAK: Kush është opozitar duhet të ishte këtu, mos të kërkojnë vetëm dorëheqjen e Ballukut
Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi iu bashkua protestës së banorëve të Velipojës para SPAK, të cilët kërkojnë të ndalohet ndërtimi i resortit luksoz të ndërtuesit dhe botuesit Bashkim Ulajt. Muçi pati rezerva edhe për deputetët e tjerë opozitarë të cilëve u dërgoi nj&
5 Shkurt, 11:01 -
Banorja mes lotësh protestë para SPAK kundër resortit të Ulajt: Duam drejtësi, jemi në vendin tonë
Një banorë protestoi mes lotësh kundër resortit luksoz të Bashkim Ulajt në Velipojë.“Duam drejtësi, vetëm drejtësi. Ju lutem vetëm drejtësi, të na shpëtojnë fëmijë, babë e vëllezër. Vëlali im dje është rrëzuar mes vendit, 40 min
5 Shkurt, 10:53 -
‘Duam drejtësi’, banorët e Velipojës zhvendosin para SPAK protestën kundër resortit të Bashkim Ulajt: Na grabiti pronat, të ndalen punimet
Banorët e fshatit Rrjoll të Shkodrës e zhvendosën sot protestën para SPAK-ut, duke e parë si shpresën e vetme që të mos u grabiten tokat nga Bashkim Ulaj. Me dokumentet e pronësisë me vete, ata paraqitën një kallëzim të ri penal dhe kërkuan që të pezullohet ndërtimi i resortit deri në verifikimin ligjor të pronësisë së tokës. Në të kundër paralajmërojnë përshkallëzim të protestës deri në vetëflijim.
5 Shkurt, 10:38 -
VIDEO/ Banorët e Velipojës vijojnë rezistencën kundër resortit luksoz të Bashkim Ulajt, përplasje me policinë, njëri pëson gjendje të fikti
Në të tretën ditë, banorët e Rrjolit të Shkodrës po vijojnë protestën kundër ndërtimit të resortit luksoz të ndërtuesit dhe botuesit Bashkim Ulaj. 25 banorët që u shoqëruan një ditë më parë, janë liruar dhe janë rikthyer sërish në protestë me banorët e tjerë.
4 Shkurt, 10:44 -
Protesta kundër resortit të Bashkim Ulajt/ Tensione mes policisë dhe banorëve në Velipojë, shoqërohen në komisariat protestuesit (VIDEO)
Policia ka shoqëruar protestuesit që sot bllokuan rrugën Shëngjin-Velipojë duke kundërshtuar ndërtimin e resortit luksoz nga kompania ‘Gener2’. Ata pretendojnë se zona është tokë e tyre dhe se ndërtuesi Bashkim Ulaj u ka grabitur pronat.
3 Shkurt, 12:40 -
‘Grabiti tokat’, banorët vijojnë protestat kundër resortit të Ulajt në Velipojë! Bllokojnë rrugën dhe futen në kantier, 25 të shoqëruar (VIDEO)
Banorët e fshatit Baks-Rrjoll të Velipojës, vijojnë ditën e dytë të protestave kundër ndërtimit të resortit luksoz nga kompania ‘Gener2’ e Bashkim Ulajt. Ata akuzojnë biznesmenin se u ka grabitur pronat dhe sot kanë shkuar të bllokojnë punën e fadromave.
3 Shkurt, 11:38 -
Bashkim Ulaj rikthen fadromat për ndërtimin e resortit luksoz në Velipojë, banorët në protestë: Na ka grabitur pronat, do bllokojmë rrugën
Në Velipojë, aty ku Bashkim Ulaj ka marrë lejen për të ndërtuar resortin turistik janë rikthyer protestat. Banorët pretendojnë se biznemeni u ka grabitur tokat, ndaj kërkojnë të ndalojnë punimet derisa të shprehet gjykata.
2 Shkurt, 13:11 -
Fshatrat më të shtrenjtë, sa do jenë çmimet e referencës për tokat nga Gjiri i Lalëzit, Dhërmi, Ksamil në Velipojë
Në Sarandë fshati më i shtrenjtë do jetë Ksamili, çmimet e referencës do të jenë 100 mijë lekë/m2. Në Vlorë, çmimet e referencës për vijën bregdetare të fshatrave Radhimë dhe Orikum do të jenë 90 mijë lekë/m2 që përbëjnë dhe zonat më të shtrenjta rurale të bashkisë Vlorë
19 Janar, 07:16 -
Prej tre ditësh vijon pastrimi i bregdetit në Velipojë, 65 punonjës të angazhuar
Aksioni po realizohet përmes një bashkëpunimi të përbashkët institucional mes Bashkia Shkodër, Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Drejtorisë së Mirëmbajtjes së Objekteve Publike dhe Ndërmarrjes Rajonale të Ujësjellësit.
16 Janar, 14:33 -
-
Nxënës dhe studentë pastrojnë bregdetin e Velipojës, kryeministri Rama ndan pamjet: Shembull frymëzimi
Rama ka ndarë foto të nxënësve dhe studentëve që pastrojnë bregdetin e Velipojës nga mbetjet. Report TV raportoi më herët për alarmin mjedisor në këtë zonë, pas mbetjeve që sollën prurjet e shumta për shkak të motit të keq.
6 Dhjetor 2025, 08:24 -
Ditën Ndërkombëtare e Vullnetarizmit, mbi 800 të rinj aksion pastrimi në Velipojë: Duhet të bëhet në të gjithë vendin
Pas punës së të Bashkisë Shkodër dhe ndërmarrjeve të shërbimeve publike, energjia e këtyre të rinjve i dha aksionit një dimension krejt tjetër: jo thjesht pastrim, por vetëdije, model dhe frymë komunitare.
5 Dhjetor 2025, 16:31 -
-
Vëzhgimi i Report Tv/ Velipoja në alarm mjedisor! Moti i keq kthen mbetjet plastike, mbulojnë bregdetin (VIDEO)
Velipoja po përballet prej disa ditësh me një alarm mjedisor. Bregdeti i saj është mbushur me mbetje plastike të kthyera mbrapsh gjatë ditëve me reshje dhe mot të keq. Kjo situatë ka nxitur reagimin e organizatave mjedisore të cilat kanë thirrur më 10 dhjetor një aksion masiv pastrimi.
30 Nëntor 2025, 15:10 -
