-
Ishte humbje e Bashës, jo e amerikanëve!
Ka një lloj ekzaltimi nga foltoristët për ta paraqitur humbjen e Lulzim Bashës në zgjedhjet e 6 marsit si një dështim amerikan. Kjo nisur nga fakti se ambasadorja e këtij shteti por edhe funksionarë të lartë të Departamentit të Shtetit u investuan hapur për ta paraqitur Bashën si preferencë e tyre.
10 Mars 2022, 21:09 -
-
-
Rritja e çmimeve/ Basha: Të hiqet 'taksa Rama', reduktim të të tjerave, të ulet akciza! Berisha: Mbështesim protestat
Dy palët e opozitës, ajo e Lulzim Bashës dhe e Sali Berishës kanë bërë fajtore qeverinë, pasi sipas tyre nuk po marrin asnjë masë kundrejt rritjes së çmimeve që në ditët e sotme kanë arritur në stratosferë.
10 Mars 2022, 15:12 -
-
Protesta për rritjen e çmimit të naftës, Berisha: E drejtë, do të ketë mbështetjen e popullit opozitar
Ish kryeministri, Sali Berisha ka shprehur edhe një herë mbështetjen e plotë të tij për protestën e disa qytetarëve të cilët kërkojnë uljen e çmimit të naftës dhe të ushqimeve. Berisha është shprehur se dy vendet fqinje Kosova dhe Maqedonia që nuk prodhojnë asnjë litër naftë sërish e kanë më lirë se ne naftën.
10 Mars 2022, 14:11 -
Shehaj: Basha s'ka më shumicën, të ikë! Kush kërkon largimin e Berishës të mbledhë më shumë vota se ai
Deputeti i PD-së, Agron Shehaj është rreshtuar kundër Lulzim Bashës, i cili thotë se duhet të largohet si e vetmja zgjidhje për shpëtimin e PD." Në 6 mars treguan se Basha nuk ka shumicën prandaj duhet të largohet dhe t'u japë mundësi demokratëve të bashkohen. T&a
10 Mars 2022, 13:38 -
Gjekmarkaj: Berisha s’ka fituar, është humbës si Basha, të largohet!
Sot PD gjendet ende në agoni të plotë ! Lulzim Basha është nën një presion të gjithanshëm. Moda kërkon që ai të fajësohet për çdo gjë, të anatemohet, të shahet, të fyhet por ky është jakobinizem ! Natyrisht humbjet, lodhin, humbjet frustojnë, humbjet prodhojnë urrejtje
10 Mars 2022, 12:45 -
Drejt një PD me tre grupe parlamentare
Të nesërmen e zgjedhjeve të pjesshme vendore gjithkush nga pjesëmarrësit pati diçka për festuar. PS që arriti të fitojë pa mund e djersë 5 nga bashkitë në rivotim, Foltorja festoi faktin se mundi Bashën, ndërsa Basha vetë festoi 7 marsin me mësuesit.
10 Mars 2022, 12:22 -
Bardhi në mbrojtje të Bashës: Konkluzionet të dalin pas analizës së brendshme! S'është zgjidhje të ikësh nga funksionet në parti
Emocionale i ka cilësuar Gazmend Bardhi kërkesat e disa deputetëve demokratë për dorëheqjen e Bashës pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e 6 marsit për të cilin fajësoi grupin e Berishës. Bardhi theksoi se nuk duhet të merret asnjë vendim pa u bërë analiza e thellë dhe kushdo që mendon të kund&eu
10 Mars 2022, 12:19 -
-
Basha më në fund e pranon: Humbja e 6 marsit mësim i madh! Gati të bëj çdo gjë në interesin e PD, gjithkush do të marrë përgjegjësitë, duke filluar nga unë! Duma: Të ikë si Berisha
Për Lulzim Bashën, 6 marsi ishte një mësim për Partinë Demokratike, prandaj tani më ka nisur një proces reflektimi brenda vetë demokratëve, e ku të gjithë do të marrin përgjegjësi, duke theksuar se kjo përgjegjësi do të nisë nga ai i pari.
10 Mars 2022, 10:26 -
PD disfatë më 6 mars, Elezi: Sulmet e Dumës jo për parime, por si trampolinë për t'u bashkuar me Berishën! Kalaja: Komisionerët e PD në Durrës votuan kandidatët e 'Shtëpisë së Lirisë'
Disfata e madhe që PD pësoi në zgjedhjet e 6 marsit ka bërë që edhe vetë deputetë e besuar të Lulzim Bashës t'i ktheheshin atij kundër dhe t'i kërkonin dorëheqjen. Më e ashpra mes tyre ishte Grida Duma, por për ish anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD, Ibsen Elezi ajo po e përdor këtë situatë si 'trampolinë' për t'iu bashkuar Berishës.
9 Mars 2022, 22:08 -
Berisha harron që zgjedhjet i fitoi Rama!
Ka një ngazëllim të pashoq në kampin e Foltores për rezultatin zgjedhor. Me siguri këtyre ju ka humbur orientimi dhe shikojnë gishtin në vend të Hënës. E gjitha ajo që dëgjojmë është sesi bashkimi i një pjese të PD-së me LSI ja doli të tejkalonte fraksionin e Lulzim Bashës.
9 Mars 2022, 21:03 -
Bashës po ia lypin të gjithë dorëheqjen, ai sheh videot e Zelenskyt dhe refuzon
I pari që reagoi ndaj rezultatit ishte nënkryetari i ri i PD Agron Gjekmarkaj, i cili teksa e quajti rezultatin katastrofik dhe mori përgjegjësinë e tij për këtë humbje të rëndë, dha dorëheqjen nga posti duke kërkuar zgjidhjen e situatës dhe bashkimin e PD përmes një lidershipi të ri. Pas tij ishte nënkryetarja e PD Grida Duma, ajo e cila, pasi ishte vënë nën shënjestrën e njerëzve të Bashës e portaleve afër tij, madje duke i hedhur në kurriz Kolegjin e Kryetarëve të emëruar të PD në rrethe, dha dorëheqjen nga posti.
9 Mars 2022, 20:45 -
6 marsi/ Spartak Ngjela në Report Tv: Rama nxori Berishën fitues në Shkodër, janë bërë bashkë për të shkatërruar PD-në
Rezultati i zgjedhjeve të 6 marsit në bashkinë Shkodër, sipas avokatit Spartak Ngjela, tregoi se Edi Rama është bashkuar me Sali Berishën. Ngjela thotë në Report Tv se Partia Socialiste në Shkodër ka dal me 9 mijë vota më pak, krahasuar me zgjedhjet vendore në 2015. Ai thotë se Rama ia ka lënë vetë fitoren Berishës në Shkodër.
9 Mars 2022, 18:15 -
Humbja e 6-të, statuti i PD-së mbron Bashën nga dorëheqja, rruga e vetme për ta shkarkuar është mocioni i mosbesimit në Këshillin Kombëtar
Lulzim Basha në pozitat më të vështira pas humbjes në 6 mars, pas refuzimit të dorëheqjes rruga e vetme e grupit të ri kundërshtar është mocioni i mosbesimi.
9 Mars 2022, 15:27 -
Alban Daci: Pse Basha nuk mund dhe nuk duhet të japë dorëheqjen?
Basha, nuk mund dhe nuk duhet të jap dorëheqjen, sepse na ka bindur se ka një projekt serioz për ta kthyer PD në një vend vlerash pro amerikane dhe ne i qëndruam besnik! Basha, nuk mund dhe nuk duhet të jap dorëheqjen, sepse ata që ja kërkojnë një gjë të tillë, nuk janë më tek PD dhe rrugët që kanë zgjedhur nuk kanë lidhje as de facto e as de jure me këtë subjekt politik! Basha, nuk mund dhe nuk duhet të jap dorëheqjen, sepse ai do të konsiderohej një tradhtar i atyre që i besuan dhe vazhdojnë t'i besojnë në lidership!
9 Mars 2022, 14:04 -
‘Nuk kam humbur asnjë betejë’, Berisha për deklaratën e Bashës: Po sillet si alien në politikë
Sali Berisha tha se deklarata e Lulzim Bashës se nuk ka humbur asnjë betejë, do të thotë të sillesh si alien.‘Të deklarosh se nga 2013 gjer në sot se nuk ka humbur asnjë betejë do të thotë të sillesh si alien në politikë. Është absurde se bën
9 Mars 2022, 13:59 -
Grida Duma jep dorëheqjen si nënkryetare e partisë: PD s'mund të jetë humbëse se Basha negocion që dështimet e tij t'i kthehen në fitime
Në një kohë kur Lulzim Basha refuzon që të largohet edhe pas 6 humbjesh, dorëheqjet kanë vijuar njëra pas tjetrës nga radhët e demokratëve. Së fundmi, ka qenë Grida Duma e cila ka dhënë dorëheqjen nga posti i nënkryetares së partisë, si një formë sipas saj për të shpëtuar partinë për të cilën thotë se është në ditët më të vështira.
9 Mars 2022, 13:55
