-
Këshilli Kombëtar i Sigurisë: SHBA mbështet qëndrimin e Grenell... Të gjitha palët të respektojnë vendimin e Kushtetueses në Kosovë
Këshilli Kombëtar i Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka mbështetur qëndrimin e të dërguarit të posaçëm të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grennell, për vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e presidentit Hashim Thaçi
30 Maj 2020, 12:37 -
Kosovë/Albin Kurti: Vendimi i Kushtetueses për dekretin e Thaçit i paprecedentë, populli në revolta qytetare
Kurti shkruan se ‘Fatkeqësisht, Gjykata Kushtetuese u rreshtua me kapësit e shtetit”, se vendimi ishte i paprecedentë në botën demokratike, shkruan se vendimi është përtej imagjinatës së çdo niveli logjik dhe juridik.
29 Maj 2020, 12:18 -
Kosovë-Presidenti Thaçi: Nuk do të përfshihem në proceset që udhëhiqen nga Miroslav Lajçak
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha sot se nuk ka vullnet të përfshihet në procesin e negociatave me Serbinë që udhëhiqen nga i dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi dhe Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak
26 Maj 2020, 15:39 -
Kosovë, Hashim Thaçi nga burgu i Dubravës: Albin Kurti ka uzurpuar kryeministrinë, po sillet si njëri i paligjshëm
Presidenti i Kosovës Hashi Thaçi ka deklaruar sot gjatë një vizite në burgun e Dubravës se Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka uzurpuar zyrën e kryeministrit dhe po sillet si njeri i jashtëligjshëm
25 Maj 2020, 14:17 -
Gjermania dhe Franca: Të rifillojë dialogu Kosovë-Serbi nën udhëheqjen e BE-së
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Heiko Maas dhe homologu i tij francez Jean-Yves Le Drian përmes një deklarate të përbashkët kanë kërkuar që të rifillojë menjëherë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën udhëheqjen e Bashkimit Europian
23 Maj 2020, 11:09 -
Kosovë, Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ofensivë letrash ndërkombëtarëve
Sipas disa analsitëve në Kosovë, ka përpjekje nga Vetëvendosje dhe Kurti që të transmetojnë te ndërkombëtarëve një lloj paralajmërimi se nëse ai largohen nga pushteti, atëherë mund të ketë pasoja për stabilitetin politik në vend
12 Maj 2020, 15:43 -
Kosovë, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në vetizolim
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se është vetizoluar dhe do të punojë nga shtëpia, pasi ka pasur kontakt me një zyrtar, i cili ka pasur kontakt të ngushtë me një person që ka dalë pozitiv në testin e COVID-19
11 Maj 2020, 12:20 -
Ambasadori rus në Serbi: Zgjidhja për Kosovën, me një rezolutë të re të OKB-së
Ambasadori rus në Serbi, Aleksandar Bocan-Kharchenko, ka deklaruar se një zgjidhje përfundimtare për Kosovën duhet të përcaktohet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke miratuar një rezolutë të re që zëvendëson Rezolutën 1244
9 Maj 2020, 12:58 -
Covid/UNDP dhe Luksemburgu i dhurojnë Kosovës 5,000 teste për infeksionin e koronavirusit
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, së bashku me Qeverinë e Luksemburgut i kanë dhuruar 5,000 teste për koronavirus Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë dhe Ministrisë së Shëndetësisë
8 Maj 2020, 14:29 -
Covid-19, Rajoni i Ballkanit me fasha orare më të gjëra dhe liri lëvizje më të lirë
Në Maqedoninë e Veriut lëvizja në ditët e punës bëhet nga ora 05:00, deri në orën 19:00. Gjatë fund-javës, të moshuarit mund të lëvizin nga ora 05:00, deri në orën 11:00, ndërsa personat nën 18-vjeç nga ora 12:00, deri në 14:00.
8 Maj 2020, 13:13 -
Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian: Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje që nuk rrezikon vendet e rajonit
Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, tha sot se BE-ja pret që Kosova dhe Serbia të pajtohen për një zgjidhje që nuk paraqet rrezik për vendet tjera të rajonit
7 Maj 2020, 17:51 -
Covid-19, fillon lehtësimi i masave të izolimit dhe bllokimit në Kosovë
Sipas vendimit të ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, duke filluar nga sot (4 maj), hapen bizneset si ndërtimtaria, tregtia e automjeteve, pjesërisht tregtia me pakicë, pjesërisht riparimi i artikujve personal dhe i orendive si dhe zyrat e konsulencës
4 Maj 2020, 13:25 -
Kryeministri Albin Kurti kërkon opinionin e Komisionit të Venecias rreth kompetencave të Presidentit për mandatarin
Në Kosovë Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka dërguar kërkesë për opinion në Komisionin e Venecias në lidhje me kompetencat e Presidentit të Kosovës Hashim Thaci në shpërndarjen e Kuvendit dhe në kompetencat e tij për propozimin e mandatarit për Kryeministër të vendit, pas mocionit të suksesshëm të mos-besimit
2 Maj 2020, 13:01 -
Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje çon në Gjykatën Kushtetuese dekretin e presidentit Hashim Thaçi
Sipas Vetëvendosjes veprimet e Thaçit përbëjnë shkelje kushtetuese pasi ainuk mund ta dekretojë një mandatar të dytë, meqë e drejta e propozimit të mandatarit për formimin e qeverisë i takon ekskluzivisht fituesit të zgjedhjeve
30 Prill 2020, 17:51 -
Kosovë, 'Nisma Social Demokrate' i bashkohet koalicionit për qeverinë në Kosovë, merr dy ministri
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka njoftuar se kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje me LDK-në. Limaj tha se NISMA do të ketë një zëvendëskryeministër dhe dy ministri në Qeverinë Hoti
30 Prill 2020, 14:50 -
Kosovë-Behgjet Pacolli i përgjigjet Albin Kurtit: Jam në Shqipëri, kujdes, historia nuk fillon me ju!
Pacolli shkruan se në Kosovë është me mendje e me zemër, duke lënë të kuptojë se nuk ka hyrë fshehtas, ashtu siç është aluduar dje. Postimin e tij e ka shoqëruar me një fotografi në banesën e tij në Shqipëri
30 Prill 2020, 14:09