-
Gjiknuri takim me biznesin e ndërtimit: Projekti ekonomik për Vlorën është në vazhdim! (VIDEO)
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri shoqëruar nga Kryebashkiaku Dritan Leli, kreu i PS-së lokale Anduel Tahiraj dhe kryetari i Dhomës së Tregtisë së qytetit Arben Breshani zhvilluan një bashkëbisedim me sipërmarrësit e fushës së ndërtimit.
4 Mars 2021, 11:43 -
Inxhinieri Beqaj: KLSH merret me afatet e punimeve, por jo me cilësinë e rrugëve apo projekteve! Gërryerja e shtratit të lumenjve po shkatërron urat
Inxhinieri Gëzim Beqaj ka folur mbi problematikën e shembjes së rrugëve dhe urave për shkak të përmbytjeve të ditëve të fundit. Ai kritikoi KLSH-në duke thënë se në vend që të merret me cilësinë e ndërtimit, kapet me respektimin e afateve. Në lidhje me shembjen e urave ai tha se problemi kryesor vjen nga gërryerja e shtratit të lumenjve që ndryshon rrjedhën e ujit.
12 Janar 2021, 19:15 -
-
PD denoncon me pamje: Njësia Administrative në Baldushk mban ushqim për bagëtitë (VIDEO)
PD denoncon ndërtimin e njësisë administrative Baldushk. Kreu i FRPD Belind Këlliçi, 4 muaj pas inagurimit, ka shkuar në njësinë administrative, në ish-shtëpinë e kulturës së Baldushkut, duke sjellë pamje nga ambientet e jashtme dhe të brendshme që përdoren vetëm për të mbajtur ushqim për blegtorinë.
1 Nëntor 2020, 10:45 -
Studimi: Sektori i ndërtimit në vend pastroi 1.6 mld euro, 60% e kompanive nuk justifikonin burimin
1.6 miliardë euro janë pastruar në sektorin e ndërtimit nga viti 2017-2019. Sipas një studimi të bërë nga ‘Nisma Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar’, thuhet se 60% e firmave të ndërtimit që kanë marrë leje në këtë periudhë nuk justifikojnë burimet e tyre financiare.
28 Gusht 2020, 12:55 -
Paratë e pista në ndërtim, pr/ligj i ri për agjentët imobilarë: Raportoni rastet e dyshimta ose iu ikën licenca
Sektori imobilar apo i pasurove të patundshme janë një rrezik u lartë për pastrimin e parave dhe për këtë qeveria po harton një ligj për certifikimin e agjentëve të shitjes duke i detyruar ata të fundit të raportojnë rastet se po kryhen transaksione të dyshimta apo po bëhet pastrim parash.
19 Korrik 2020, 18:56 -
Veliaj: Industria e ndërtimit, punëdhënësja më e madhe pas tërmetit
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj e cilësoi industrinë e ndërtimit si punëdhënësen më të madhe dhe nxitësen e ekonomisë dhe se sulmet ndaj saj, sidomos pas tërmetit, nuk janë të drejta. Veliaj tha se në vitet e fundit industria e ndërtimit kontribuon 10 herë më shumë, ndërsa për herë të parë është sanksionuar me ligj që përveç taksës, 3% e ndërtimit ose e vlerës ekuivalente të tij shkon për banesa sociale.
20 Shkurt 2020, 15:53 -
