Sektori i ndërtimit do të jetë në fokus të punës së Inspektoratit të Përgjithshëm, në bashkërendim me inspektoratet rajonale të IKMT-së.
Kryeinspektori Dashnor Sula foli për abuzime të ndërtuesve, të cilët sipas tij, tjetër mostër të materialit të ndërtimit çojnë për analizim dhe tjetër përdorin në realitet.
Duke njoftuar edhe hapjen e një faqeje ku të denoncohen shkelje të tilla, Sula foli për zero tolerancë dhe u bëri thirrje inspektorëve të mos kthehen në gjobëvënës.
Komento
Komente











