-
Aksident në minierën e kromit në Martanesh, masivi mineral zë poshtë dy minatorë! Vdes 29-vjeçari, tjetri niset me urgjencë në Tiranë (EMRAT)
Armond Peshku, vetëm 29 vjeç humbi jetën mesditën e sotme në minierë në Thekën të Martaneshit. I riu punonte si vagonist me kolegun e tij, i cili po lufton me jetën.
21 Maj 2024, 13:45 -
-
Bulqizë, 24 nxënës bojkotojnë mësimin, Zyra Arsimore u hoqi transportin me furgon, prindërit: Fëmijët s’mund të ecin një orë në këmbë!
24 nxënës në fshatin Ostren të Bulqizës kanë bojkotuar mësimin, pasi Zyra Arsimore, bazuar në vendimin e Qeverisë u ka hequr transportin. Prindërit thanë se e kanë të pamundur të dërgojnë fëmijët në shkollë, pasi rruga është e largët, afro 5 kilometra në terren malor.
30 Prill 2024, 13:35 -
-
Bulqizë, theu masën e arrestit në shtëpi, vihet në pranga 31-vjeçari, ishte dënuar për shitje narkotikësh
Një 31-vjeçar është vënë në prangat e policisë në Bulqizë pasi kishte thyer masën e arrestit në shtëpi të vënë nga Gjykata për veprën penale të ‘Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve’.
6 Prill 2024, 10:44 -
Bulqizë, dhunoi nënën e tij duke i shkaktuar lëndime trupore, arrestohet 31-vjeçari
Një 31-vjeçar në Bulqizë ka rënë në prangat e policisë pasi dhunoi nënën e tij. H.M., u kap në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Bulqizës të cilat bën të mundur ndalimin e përshkallëzimit të konfliktit.
2 Prill 2024, 12:41 -
-
Thesar në nëntokën shqiptare? Profesori që punoi me ekipin francez: Si u zbulua hidrogjeni në Bulqizë dhe vlerat
Profesor Bardhyl Muçeku, i cili ka punuar me ekipin francez për artikullin e publikuar në Natiolal Geographic, për Report Tv tregon se zbulimi në këtë fazë ka më shumë vlera shkencore sesa ekonomike.
11 Mars 2024, 18:15 -
-
-
-
Burrel/ Përplasen me makinë 4 këmbësorë, ndërron jetë në spital njëri prej tyre! Shoferi 28-vjeçar u arratis, por u kap pas disa orësh
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Burrel ku mjeti me drejtues Ylber Xhepavida ka përplasur 4 këmbësorë në vendin e quajtur ‘Ish grumbullimi’. Njëri prej tyre, 74 vjeçari Veli Bunga nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.
19 Shkurt 2024, 13:30 -
Në 76-vjetorin e hapjes së minierës së Bulqizës, minatorët në protestë për ‘statusin e minatorit’: Premtim i pambajtur
Dhjetëra minatorë protestuan këtë të diel për statusin e tyre, premtim i pambajtur ndër vite nga qeveritë e të gjitha kaheve. Protesta u zhvillua në 76 vjetorin e hapjes së minierës së Bulqizës
18 Shkurt 2024, 20:17 -
-
-
Studim i gazetës shkencore: Depozita e madhe e hidrogjenit është zbuluar në thellësi të minierës së kromit në Bulqizë
Një artikull i ‘New Scientist’ konfirmon se në Shqipëri është zbuluar një depozitë e madhe hidrogjeni në thellësi të minierës së kromit në Bulqizë. Gazi natyror mund të përdoret si lëndë djegëse e pastër.
10 Shkurt 2024, 08:42 -
-
Burrel/ Metalurgët në protestë: Duam rritje pagash, përshkallëzim nëse s’na plotësohet kërkesa (VIDEO)
Punonjësit e uzinës së Ferrokromit në Mat dolën sot në një protestë për të kërkuar përmirësim të kushteve të punës dhe rritje të pagës. Ata kërkuan edhe largimin e drejtorit të Uzinës për shkak të një incidenti të ndodhur dy vite më parë ndërsa thonë se protesta do të vijojë me përshkallëzim nëse kërkesat nuk plotësohen.
8 Shkurt 2024, 08:26 -
Bulqizë/ Vdiq në punë, familjarët kërkojnë drejtësi për elektricistin 32-vjeçar: Të hetohet OSHEE për shkelje të rregullave
Një javë pas vdekjes së elektricistit Ylli Boba në Bulqizë, familjarët kërkojnë nga prokuroria e Dibrës të zbardhë ngjarjen dhe të hetojë OSHEE-në për shkelje të rregullave teknike në punë.
7 Shkurt 2024, 18:53 -
