-
Shpërthen një sasi gazi në minierën në Bulqizë, 3 minatorë pësojnë djegie! Evakuohen punëtorët
Tre minatorë kanë mbetur të plagosur në teksa po punonin në një minierë në Bulqizë për shkak të rrjedhjes së gazit. Tre minatorët kanë pësuar djegie dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
14 Gusht 2023, 12:30 -
‘Shqipëria turistike’/ Kulla shekullore dhe natyra në Bulqizë magjepsin të huajt! Turistët: Vend i mrekullueshëm
Bulqiza që dikur njihej vetëm për galeritë e kromit gjithnjë e më shumë po kthehet në atraksion turistik. Të huaj janë ata që preferojnë këtë vend malor për natyrën magjepse dhe mikpritjen e vendasve. Kulla 200-vjecare e familjes Hupi është ndër më të vizituarat në këtë sezon.
9 Gusht 2023, 16:13 -
Bulqizë, u konfliktua me dy persona dhe goditi policët që shkuan në vendngjarje, në pranga 26-vjeçari! I arrestuar në Vlorë për grabitje në banesë në 2016-n
Një 26-vjeçar në Bulqizë është vënë më prangat e policisë pasi ka dhunuar dy persona dhe më pas ka goditur edhe policët kur shkuan në vendin e ngjarjes. Bëhet fjalë për Ertigen Allën, 26-vjeç i cili ka qenë i arrestuar edhe në vitin 2016 për grabitje në Vlorë.
9 Gusht 2023, 11:39 -
Tentoi të hapte një rrugë pa lejen e organeve kompetente, vihet nën hetim administratori i një firme ndërtimi në Bulqizë
Një 51-vjeçar, administrator i një firme private ndërtimi është vënë nën hetim, pasi në vendin e quajtur "Mali Plakthi", ka hapur një rrugë pa lejen e organeve kompetente.
1 Gusht 2023, 14:26 -
VIDEO/ Prisnin dru në zonë të mbrojtur, arrestohen tre persona në Bulqizë! Në kërkim dy vëllezërit organizatorë
Tre perosna janë arrestuar në flagrancë, teksa prisnin dru në zonën e mbrojtur “Liqeni i Zi” në Bulqizë. Ndërsa dy vëllezër, oragnizatorë të kësaj paligjshmërie janë shpallur në kërkim.
1 Gusht 2023, 11:46 -
-
-
Ishte asfaltuar para 10 ditësh, mjetet e rënda të gurores shkatërrojnë rrugën në Bllacë të Bulqizës! Banorët në protestë: Mos transportoni materiale mbi tonazh
Banorët e Bllacës në Njësinë administrative Shupenzë në Bulqizë kanë dalë në protestë për guroren, pasi dhjetë ditë pas asfaltimit të rrugës ajo ka nisur të prishet nga qarkullimi I mjeteve të rënda. Banorët kërkojnë që institucionet shtetërore të ndërhyjnë menjëherë në zgjidhjen e këtij problemi në mënyrë që çështja të mos agravojë më tej në konflikte
22 Korrik 2023, 18:31 -
Rrihet brutalisht shefi i Policisë bashkiake të Bulqizës, në kërkim 3 autorët! Një prej tyre i dënuar për vrasje në 2013 (EMRAT)
Shefi i policisë Bashkiake në Bulqizë është dhunuar brutalisht nga 3 persona. Burime për Report Tv bën me dije ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, por policia nuk kishte bërë një reagim zyrtar. Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim 3 autorët, Fadil Tërnova 45 vjeç, Denis Tërnova 18 vjeç dhe Elidon Karaj 25 vjeç.
21 Korrik 2023, 11:58 -
Në burg për korrupsion, mjekët: Lefter Allës i rrezikohet jeta në qeli! GJKKO nuk bindet, cakton ekspertë të rinj për vlerësimin e shëndetit të tij
Gjykata e Posaçme ka caktuar një grup të ri ekspertësh mjekësorë për të vlerësuar gjendjen shëndetësore për ish kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla i cili mbahet në paraburgim nën akuzën për korrupsion.
29 Qershor 2023, 14:22 -
-
Punëtori në Bulqizë u rrëzua nga karroceria e kamionçinës dhe u plagos rëndë, nën hetim shoferi e pronari i firmës së ndërtimit
Dy persona janë vënë nën hetim nga policia e Bulqizës për ngjarjen e ndodhur në 23 qershor ku punëtori D.D mbeti i plagosur rëndë pasi u rrëzua nga karroceria e një kamionçine.
25 Qershor 2023, 10:25 -
Bulqizë/ Punëtori bie nga skela, dërgohet në gjendje të rëndë në spital
Një punëtor ka rënë nga një lartësi në qytetin e Bulqizës teksa ishte duke punuar. Mësohet se punëtori ka qenë pjesë e një kompanie që po zbaton një projekt të veshjes me sistem kapot të disa pallateve në qytetin e Bulqizës.
23 Qershor 2023, 20:35 -
Aksident në Bulqizë, mjeti del nga rruga dhe përplaset me dy makina të tjera! Plagoset çifti i bashkëshortëve, dërgohen te Truama
Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në Bulqizë. Një mjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me dy mjete të tjera, e për pasojë dy këmbësorë kanë mbetur të plagosur.
14 Qershor 2023, 18:54 -
Helmimet në Bulqizë, drejtori i Njësisë së Shëndetit Publik: Është ndërprerë furnizimi me ujë për Gjoricën deri në rezultatet e analizave
Drejtori i Njësisë së Shëndetit Publik të Bulqizës, Hasan Koleci ka njoftuar se pas helimimit të disa personave është marrë vendimi për ndërprerjen e furnizimit me ujë të Gjoricës deri në nxjerrjen e përfundimeve të analizave.Koleci tha se deri më tani rezultojnë
5 Qershor 2023, 20:24 -
Kërkoi masë më të butë sigurie, ekspertët dorëzojnë raportin mjeko-ligjor për Lefter Allën: Ka probleme me zemrën! Të hënën seanca në GJKKO
Dy ekspertë mjeko-ligjor paraqitën këtë të hënë pranë Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, rezultatet e raportit mjekësor ndaj ish-kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla. Sipas ekspertëve, Alla ka probleme shëndetësore me zemrën dhe se qëndrimi në qeli nuk është i përshtatshëm për gjendjen e tij.
5 Qershor 2023, 15:22 -
Helmimi i banorëve nga uji në Bulqizë, nën hetim Kadri Muça, pronar i një HEC-i privat! Montoi një tub te ujësjellësi, uji i pijshëm u përzi me ujërat e zeza
Pronari i një hidrocentrali në Bulqizë po hetohet në gjendje të lirë për helmimin masiv të 60 banorëve të Gjoricës. Ai dyshohet se ka çarë tubacionet dhe uji i pijshëm është përzier me ferkale. Rastet masive të helmimeve ishin të shtunën e të dielën, ndërsa sot në spital u paraqiten 3 banorë. Gjithë zona vijon të mbetet pa ujë deri në daljen e analizave nga ISHP-ja
5 Qershor 2023, 10:41 -
Bulqizë/ Helmimi nga uji i pijshëm, flasin banorët e Gjoricës: Ka ndodhur edhe një vit më parë, shteti të marrë masa
Banorët e fshatit Gjoricë kanë folur për helmimin nga uji i pijshëm. Ata tregojnë se ndër simptomat kryesore që i është shfaqur janë të vjellat. Ndërkohë, një banor tha për Report Tv se helmimi nga uji i pijshëm është një rast i përsëritur në Gjoric&e
4 Qershor 2023, 11:31 -
Mbi 50 banorë banorë të helmuar në Gjoricë të Bulqizës, shkak uji i ndotur! Ndërpritet furnizimi me ujë
Mbi 50 banorë të fshatit Gjoricë në Bulqizë janë paraqitur në qendrën shëndetësore me simptoma helmimi. Shkaku kryesor i helimit dyshohet të jetë bërë uji i pijshëm që furnizohet zona, ndërsa Report Tv ka mësuar se sipas analizave paraprake laboratorike, uji ka dalë i kontaminuar. Simptomat janë diarre e vjellje.
4 Qershor 2023, 10:37 -
Helmohen 30 banorë në Bulqizë, marrin ndihmë mjekësore në spital! Policia: Në bashkëpunim me AKU-në po hetojmë ngjarjen
30 persona janë helmuar në Bulqizë. Pasi kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore janë larguar për në banesat e tyre, ndërsa policia bën me dije se po hetohet për rastin.
3 Qershor 2023, 18:32
