-
Korçë, 25-vjeçari e kthen lokalin e fshatit në pikë bastesh...Me një celular plotëson loto në grup
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në lokalin në përdorim të tij në fshatin Barç, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon celular, i cili përdorej nga 25-vjeçari, për vendosjen e basteve sportive.
15 Janar 2020, 11:39 -
-
Nuk mbyllën llotot pas 1 janarit, policia procedon dy pronarë bastesh në Tiranë
Pronarë të dy salloneve të llotove sportive në Tiranë janë proceduar nga policia pasi kanë vijuar aktivitetin edhe pas datës 1 janar kur hyri në fuqi ligji që ndalon lojërat e fatit. Ushtrimi i aktivitetit në lokalet e tyre është konstatuar nga një kontroll i policisë së kryeqytetit.
3 Janar 2019, 16:05 -
'E pastë këmbën e mbarë deri në fund', Rama: Vit i Ri pa kumar e pa kapsolla s'ishte parë prej kohësh
Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto të një kompanie bastesh të mbyllur, e cila i ka nxjerrë ambjentet e saj me qera. Këtë vit të ri janë mbyllur me ligj të gjitha kompanitë e basteve sportive dhe hedhja e fishekzjarreve nga qytetarët për shkak të rrezikshmërisë së tyre.
2 Janar 2019, 09:16 -
-
'Nga ora 00:00 e 1 janarit 2019 bastet do trajtohen si kanabisi', Lleshaj porosi drejtuesve të policisë, asnjë fjalë për masakrën në Elbasan
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj paralajmëron masa të ashpra nëse aktiviteti i basteve sportive do tentohet të vijojë pas datës 1 janar 2019. Në një takim me drejtuesit e policisë, Lleshaj tha se lojërat sportive do trajtohen si fenomeni i kanabisit për nga norma e shkeljes ligjore. Një mesazh të fortë ai përcolli për drejtuesit vendorë të policisë të cilët do jenë autoriteti kyç për moslejimin e ushtrimit të kësaj veprimtarie antiligjore.
30 Dhjetor 2018, 11:09 -
'Bastet dhe aksionet kundër krimit për të tërhequr vëmendjen', Rama-opozitës: Të dalë mendsh nga mllefi!
Me jo pak doza ironie, kryeministri Edi Rama i quan kritikët e nismës për mbylljen e basteve dhe ata kundër aksioneve të policisë si bixhozçinj kronikë në pikat e basteve dhe shpifës kronikë nëpër ekrane.
23 Tetor 2018, 20:09 -
-
Mbyllja e basteve, Rama u përgjigjet kritikëve: Amanet 'dëshmitarin X', deri Vitin e Ri s'do kete më as monopol online
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të ironizojë zërat se mbyllja e pikave të basteve do sjellë lulëzimin e atyre online. Kritikave Rama iu përgjigjet që të kenë amanet "dëshmitarin X" pasi çështja e basteve është e mbyllur bashkë me monopol online.
14 Tetor 2018, 21:46