-
Kurti u bën thirrje për bashkëpunim komunave dhe ASK-së për regjistrimin e popullsisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje të premten kryetarëve të komunave të Kosovës dhe Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) të bashkëpunojnë për procesin e regjistrimit të popullsisë, i cili fillon sot dhe pritet të zgjasë deri më 17 maj.
5 Prill, 12:21 -
Lista Serbe reagon pas konfiskimit të pasurive të Radoiçiç: Synon largimin e serbëve nga Kosova
Lista Serbe, partia që gëzon mbështetjen e Beogradit, deklaroi se konfiskimi i pasurisë së Millan Radoiçit është i paligjshëm dhe i pabazuar dhe se synon “përshkallëzimin” dhe “largimin e serb&e
4 Prill, 22:20 -
Kosova dhe Serbia pa marrëveshje për dinarin në Bruksel! Bislimi: Dakord me propozimin e Lajçak! Emisari i BE-së: T’i vazhdojmë diskutimet
Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur të bien dakord për çështjen e dinarit serb, as pas takimit të tretë radhazi në Bruksel, tha kryenegociatori serb, Petar Petkoviç
4 Prill, 17:21 -
Vilë buzë liqenit, restorant dhe apartament, konfiskohen tri prona të Radoiçiçit në Kosovë
Më 4 prill, Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara ose të Konfiskuara konfiskoi dy prona të paluajtshme në Mitrovicën e Veriut dhe një në komunën e Zubin Potokut, të cilat janë të lidhura me sulmin e një grupi të armatosur serbësh ndaj policisë së Kosovës në Banjskë shtatorin e vitit të kaluar
4 Prill, 17:09 -
Vuçiç kërkon formimin e një ekipi për ta luftuar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë thirrje të enjten gjatë një takimi të jashtëzakonshme të Qeverisë serbe për formimin e një ekipi për ta kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
4 Prill, 12:55 -
Në Bruksel sot vazhdojnë përpjekjet për zgjidhjen e çështjes së dinarit në Kosovë
Kryenegociatorët nga Kosova dhe Serbia do të takohen sot në Bruksel përsëri, në përpjekje për ta gjetur një zgjidhje për pagesat me para të gatshme në Kosovë në valutën dinar, e cila u ndalua dy muaj më parë.
4 Prill, 09:46 -
Albin Kurti viziton komunat në veri të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i vizitoi të mërkurën komunat me shumicë serbe në veri të vendit – Mitrovicën e Veriut, Leposaviqin, Zveçanin dhe Zubin Potokun – për, siç tha, të biseduar me udhëheqësit vendës për përmirësimin e marrëdhënieve me qytetarët, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike, apo fetare.
3 Prill, 16:22 -
BE: Dështimi për themelimin e Asociacionit, rrezikon të ardhmen evropiane të Kosovës
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha të martën se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është një detyrim i kamotshëm i Kosovës të cilin ajo duhet ta përmbushë me urgjencë, ndryshe mund të rrezikojë të ardhmen e saj evropiane.
2 Prill, 20:08 -
400 ekstremistë serb po stërviten në kufi, gazetari nga Kosova për Report Tv: Është rritur vigjilenca, janë të njëjtët që bën sulmin në Banjskë
Për 'Sot Live në Shqipëri' në Report Tv foli gazetari nga Kosova, Venhar Isufi. Ai ndodhet në veri të Kosovës dhe në lidhje Skype tregoi për Nertil Agalliun situatën atje dhe vigjilencën në rritje të policisë së Kosovës.
2 Prill, 16:05 -
Pas telefonatës me Osmanin, sekretari amerikan i Shtetit: Kosova dhe Serbia të përmbushin zotimet e marra në bisedimet e ndërmjetësuara nga BE-ja
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë me dije ditën e sotme se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Jim O’Brien
1 Prill, 19:27 -
BE-ja ende pa pajtim rreth ndryshimeve të kornizës negociuese për Serbinë
Edhe pse kanë kaluar plot dy muaj prej kur Komisioni Evropian dhe Shërbimi i veprimit të jashtëm i BE-së (EEAS) kishin dorëzuar propozimin e tyre për ndryshimin e kushteve nga kapitulli 35 i kornizës negociuese në procesin e negociatave të anëtarësimit me Serbinë, në Këshillin e BE-së ende nuk është arritur konsensusi i nevojshëm për miratimin e këtyre ndryshimeve.
1 Prill, 13:07 -
Nën hetim për trukimin e ndeshjes së Conference League? Reagon Ballkani: Prishje imazhi, pushtuam mediet evropiane
Kampionët në fuqi të Kosovës në futboll, Ballkani ka reaguar pasi dje në medie qarkulloi lajmi se Prokuroria Themelore e Prishtinës po hetonte ekipin nga Theranda për "dyshim për kurdisje ose trukim".
31 Mars, 18:52 -
'Kurti kërkon të përdorë KiE për të paditur Serbinë', Vuçiç: Na presin ditë të vështira!
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se pret që Millosh Vuçeviç, të cilin e ka mandatuar për kryeministër, të marrë mbështetjen në Parlament për formimin e Qeverisë së re, e cila sipas tij, do të ketë para vetes detyra të mëdha e të vështira
31 Mars, 16:23 -
Gjermania e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, kosovari arrestohet teksa po hynte në Shqipëri
Një shtetas kosovar i shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane për pjesëmarrje në një organizatë kriminale në fushën e mashtrimit është arrestuar në pikën doganore të Qafë Prushit teksa po përpiqej të hynte në Shqipëri.
29 Mars, 14:39 -
Rusia dështon sërish në nismën për debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë
Rusia dështoi të enjte në përpjekjen për një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohej rreth fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe në vitin 1999, që i dhanë fund luftës në Kosovë.
28 Mars, 22:28 -
Rusia sërish kërkon debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë
Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohej rreth fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe në vitin 1999, që i dhanë fund luftës në Kosovë.
28 Mars, 15:22 -
Kosova hap drejt anëtarësimit në KiE, eksperti i sigurisë: Serbia mund të përshkallëzojë situatën, grupet kriminale po përgatiten për sulm në veri
Pasi Këshilli i Europës miratoi rekomandimin për anëtarësimin e Kosovës, eksperti i sigurisë Bedri Elezi thotë për Report Tv se situata mund të përshkallëzojë.
28 Mars, 12:33 -
Këshilli i Europës miratoi rekomandimin për anëtarësimin e Kosovës, Serbia: Skandaloze dhe e turpshme
Serbia ka reaguar pas Këshilli i Europës miratoi rekomandimin për anëtarësimin e Kosovës. Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç ka reaguar duke e konsideruar diçka të tillë si “skandaloze dhe të turpshme”.
28 Mars, 10:25 -
Mali i Zi, kritika ndaj votimit të deputetes Vukiçeviç kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Votimi kundër raportit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës nga përfaqësuesja e Malit të Zi në Komisionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit për politikën dhe demokracinë, shkaktoi reagime të ashpra tek opozita në Malin e Zi.
28 Mars, 07:25 -
Kosova drejt KiE-së, presidenti Begaj: Arritje e merituar, dëshmi e përkushtimit të palëkundur të politikës
Presidenti Bajram Begaj e ka quajtur një arritje të merituar miratimin e propozimit që Kosova të jetë pjesë e Këshillit të Europës. Begaj ka vlerësuar edhe përkushtimin e faktorit politik në Kosovë.<
27 Mars, 20:00